• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-deputeti i PD: Salianji po bën burg për shkak të fabrikimit të një “skandali politik”, tani këta thërrasin protestë

by A R
07/10/2024 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti demokrat Fatos Hoxha, ka komentuar thirrjen e protestës nga opozita, pas burgimit të Ervin Salianjit.

“Mendjet e opozitarëve shqiptarë janë turbulluar këto ditë nga burgimi i një deputeti të PD-së dhe askush nuk bën përpjekje për të larguar vështrimin nga fati personal i një figure publike, që personalisht e konsideroj model të shëmtuar politik për shoqërinë.

Deputeti po bën burg, për shkak se ishte i përfshirë në fabrikimin e një “skandali politik”, si një formë e të bërit politikë, me desinformim të opinionit, me përhapjen e fallsiteteve si fakte dhe të inskenimeve si prova.

Fabrikimi i “skandaleve” është formë e papranueshme e të bërit politikë në shoqëritë demokratike, është mashtrim i njerëzve, është në kundërshtim flagrant me moralin e shoqërise dhe është diskreditues për forcën politike që e praktikon atë.

Forca politike që fabrikoi të ashtuquajturin skandali “Babale”, ka fabrikuar në një peridhë të shkurtër edhe skandalin e kontejnerve me helme të importuar nga Italia, biles për ata që njohin të vërtetën, edhe skandalin me gazetën gjermane Bild, dhe “provat” për vjedhjen e votave në Peshkopi.

Në të gjitha këto raste njerëzit kanë nxituar pas “skandalit”, biles nuk janë ndarë e as distancuar, edhe pasi “skandali” ishte demaskuar si fabrikim. Askush nuk është ngritur t’i bëjë thirrje moralit, t’i tërheqi veshin lidershipit, t’u hapë sytë të gënjyerve.

Tek fallsifikimi, fabrikimi i “krizave” nuk ka kauzë, sepse fallsifikimi dhe fabrikimi nuk kanë moral. Ndaj ato nuk mund të jenë mjete të të bërit politikë, ndaj politikanët që bëhen bartës dhe promovues të tyre janë modele të shëmtuara e të papranueshme.

Thirrjet për protesta nuk ngjitin sa kohë që opozita nuk bën distancim të qartë nga taktikat e veta mashtruese, nga fabrikimi i skandaleve fallco dhe mbulimi i skandaleve reale, sipas interesit të momentit”, shkruan ai.

/a.r

Next Post
Berisha si Lenini

Berisha si Lenini

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

PS vijon me hartën territoriale, PD braktis diskutimet në Kuvend: Ankim në Kushtetuese

September 23, 2026
Berisha: Kushti i vetëm që Shqipëria të anëtarësohet në BE është largimi i Edi Ramës

Berisha mbledh deputetët, diskutohet reagimi pas masës ndaj Hysenit: SHISH në duart e krimit

September 23, 2026
Policia kap “skifterin” që i vodhi çantën shtetases gjermane te Liqeni Artificial

Policia kap “skifterin” që i vodhi çantën shtetases gjermane te Liqeni Artificial

September 23, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Zgjedhjet e Parakohshme, tashmë janë domosdoshmëri

September 23, 2026
A kërcënohet Shqipëria? Raporti i SHISH: Sulmet terroriste nga grupe të vogla janë potencialisht të mundshme

Shkarkimi i Vlora Hysenit, Rama komandon Elvis Lilën në krye të SHISH

September 23, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Nëse Vlora Hyseni del e zonja e vetes!?

September 23, 2026
Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit e rinj në Berat, Sarandë dhe Dibër

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit e rinj në Berat, Sarandë dhe Dibër

September 23, 2026
Aksident i rëndë në Bulqizë, humb jetën drejtuesi i automjetit

Aksident i rëndë në Bulqizë, humb jetën drejtuesi i automjetit

September 23, 2026
PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama ka vendosur në funksion të krimit kreun e SHISH

PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama ka vendosur në funksion të krimit kreun e SHISH

September 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shtron tapetin e kuq për Xi Jinping, përgatitje madhështore për vizitën historike

Shtëpia e Bardhë shtron tapetin e kuq për Xi Jinping, përgatitje madhështore për vizitën historike

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com