• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish deputeti i PD: Meta s’do ta përfundojë mandatin! Pasi kalon normën e alkoolit thotë ‘do më vrasin te Mali me Gropa’

by Java News
08/02/2022 22:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Brenda 30 ditëve Gjykata Kushtetuese pritet të shpallë vendimin nëse do të shkarkojë apo jo Ilir Metën nga posti i Presidentit, ndërsa ish-deputeti Halit Valteri thotë me bindje se ai nuk do ta përfundojë mandatin. Në studion e emisionit ‘Repolitix’ të gazetarit Denis Minga, Valteri tha se Meta ka shkelur Kushtetutën, ndërsa për deklaratat e tij ‘amerikanët do më vrasin te Mali me Gropa’, deputeti u shpreh se Presidenti i bëni pasi kalon normën e alkoolit.

“Meta ka shkelur Kushtetutën duke anuluar një palë zgjedhje dhe e dyta ka dalë nga roli i tij si President, që është mbi palët, duk u bërë pjesë aktive kundër maxhorancës në pushtet dhe duke u bërë palë me partinë e tij familjare dhe opozitën. Pasi kalon atë normën e alkoolit nga dreka del e thotë do më vrasin amerikanët te Mali me Gropa. Nuk ka diskutim që Meta ka shkelur Kushtetutën. Meta nuk është më presidenti i të gjithë shqiptarëve dhe nuk përfaqëson më institucionin për të cilin është votuar. Për mua do të shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese.

Në 30 vite po shkojmë drejt vdekjes politikisht dhe kemi po Sali Berishën e Ilir Metën që nuk di se çfarë i ka ngelur më pa i shtrydhur këtij vendi. Meta nuk do ta përfundojë mandatin, do dali prapë te partia e tij në fushatë e do mundohet të marrë një votë më shumë se Luli në çdo bashki. Do jetë i pari President në historinë e Shqipërisë që do shkarkohet”, u shpreh ai.

Në të njëjtin mendim me Valterin ishte edhe Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ibsen Elezi, i cili shtoi se me ndërhyrjen e tij, Meta i bëri më shumë keq sesa mirë opozitës.

“Meta e ka cenuar Kushtetutën për shkak të qëndrimeve të veta. Ka anuluar zgjedhjet e ka caktuar datë pa u konsultuar me partitë. Këto janë dy shkelje. Duke u bërë pjesë e opozitës, Meta e dëmtoi nuk e ndihmoi sepse opinioni publik reagoi kundër”, tha Elezi.

Nga ana tjetër, për anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD, Aulon Kalanë, shkarkimi i Metës do t’i sillte më shumë të këqija sesa të mira vendit. Edhe pse pranon se Meta duhet shkarkuar, sipas Kalasë kjo do të krijonte një precedent të rrezikshëm ‘që kur nuk na pëlqen Presidenti, e shkarkojmë’.

“Ka abuzuar me këtë ‘populli i  2 marsit’, ka abuzivitet nga Presidenti që po e përdor se populli nuk është në mëngën e Presidentit. Nëse ai thërret protestë pa kauzë unë nuk shkoj. Unë mendoj se Meta duhet të shkarkohet, por problemi është ai i intereson kjo Shqipërisë dhe precendeti që do krijohet. Metën na e solli Edi Rama. Ishte figurë e dashur në 2017 dhe kur nuk i dihet thotë hajde ta shkarkojmë. Vendosim precedent të rrezikshëm që kur nuk na pëlqen Presidenti, e shkarkojmë. Do na penalizonte më shumë një President i shkarkuar. A e ka kryer detyrën Presidenti? Kur dëgjova që kishte bërë negociata me Berishën për koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë; do të thotë se ai ka qenë dhe është kryetari i LSI dhe po sillet si President”, theksoi Kalaja.

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se Gjykata Kushtetuese është para një momenti historik dhe se nëpërmjet vendimit për shkarkimin apo jo të Metës, do të përcaktojë ligjin si duhet rregulluar veprimtaria e Presidentit.

“Një kryetar Shteti nuk e heq dot si të të dojë qejfi. Gjykata Kushtetuese është para një momenti historik, për herë të parë në 110 vite shtet shqiptar i shtrohet kjo pyetje. Nëpërmjet këtij vendimi do përcaktojë ligjin si duhet rregulluar veprimtaria e Presidentit të Republikës dhe çfarë i lejohet e nuk i lejohet të bëjë. Kjo Gjykatë nuk më bind se do të japë një vendim të tillë që çdo President, para se të pranojë detyrën, do lexojë mirë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Afatin maksimal që ta japë vendimin e arsyetuar është 30 ditë. Meta nuk ka të drejtë t’i drejtohet Strasburgut. Ai është kryetar i Shtetit dhe veprimtaria  e tij është përcaktuar nga Kushtetuta dhe nëse Gjykata Kushtetuese e shkarkon, aty mbyllet cikli”, deklaroi avokati./m.j

Next Post
Kërcënimi i Metës: Nëse preket vota, do e marr vetë sfurkun i pari. Basha bën lojën e Ramës

Kërcënimi i Metës: Nëse preket vota, do e marr vetë sfurkun i pari. Basha bën lojën e Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA do furnizojë Kosovën me 14 mln euro armatime, DASH i drejtohet Kongresit me një kërkesë për leje

SHBA do furnizojë Kosovën me 14 mln euro armatime, DASH i drejtohet Kongresit me një kërkesë për leje

May 14, 2026
Tërheqja e trupave nga Gjermania, SHBA anulon edhe vendosjen e 4 mijë ushtarëve në Poloni

Tërheqja e trupave nga Gjermania, SHBA anulon edhe vendosjen e 4 mijë ushtarëve në Poloni

May 14, 2026
VV e akuzoi për dhunë brutale ndaj Hysni Mehanit, reagon Lushtaku: U etiketova “Sami Serbia” dhe qytetarët reaguan

VV e akuzoi për dhunë brutale ndaj Hysni Mehanit, reagon Lushtaku: U etiketova “Sami Serbia” dhe qytetarët reaguan

May 14, 2026
‘Po u hap dosja jote, merr erë tërë Shqipëria!’, Manja këshillon Berishën: Çliroje mendjen dhe shpirtin!

‘Po u hap dosja jote, merr erë tërë Shqipëria!’, Manja këshillon Berishën: Çliroje mendjen dhe shpirtin!

May 14, 2026
Dhunohet zv.ministri dhe kreu i LVV-së në Skënderaj, Vetëvendosje publikon fotot dhe akuzat e forta

Dhunohet zv.ministri dhe kreu i LVV-së në Skënderaj, Vetëvendosje publikon fotot dhe akuzat e forta

May 14, 2026
16 orë nën tokë/ Defekti në Trepçë bllokon dhjetëra minatorë, 18 ende të ngujuar

16 orë nën tokë/ Defekti në Trepçë bllokon dhjetëra minatorë, 18 ende të ngujuar

May 14, 2026
Helmimi i 52 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon subjektin ‘SORI-AL’: Makaronat rezultuan me E. Coli dhe stafilokok

Helmimi i 52 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon subjektin ‘SORI-AL’: Makaronat rezultuan me E. Coli dhe stafilokok

May 14, 2026
Trump i kthen nderin Xi Jinping-t, e fton me bashkëshorten në Shtëpinë e Bardhë më 24 shtator

Trump i kthen nderin Xi Jinping-t, e fton me bashkëshorten në Shtëpinë e Bardhë më 24 shtator

May 14, 2026
Gati matësit inteligjentë të energjisë, OSSH tender 4.4 mln euro për zonat Tiranë e Durrës

Gati matësit inteligjentë të energjisë, OSSH tender 4.4 mln euro për zonat Tiranë e Durrës

May 14, 2026
Ristani inspekton investimet në Kodër-Kamëz: I japim fund përmbytjeve dhe mungesës së infrastrukturës

Ristani inspekton investimet në Kodër-Kamëz: I japim fund përmbytjeve dhe mungesës së infrastrukturës

May 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In