• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish deputeti i PD: Ballkoni i fundit anti-amerikan. Rithemelimi nuk ka kauzë, i servilosen Berishës për të dalë deputet

by Java News
28/03/2024 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Azgan Haklaj ishte në ‘Studio Live’ në Report Tv dhe foli për zhvillimet e fundit nga kampi opozitar. Haklaj u ndal edhe tek letra e deputetit Agron Gjekmarkaj drejtuar Gjykatës së Apelit, për të cilën Haklaj thotë se është presion i hapur.

‘I ka bërë presion gjykatës sepse jemi ne shumica dhe na takon ne. Gjykata ka hedhur shortin dhe vlerëson një dosje dhe do japin shpjegime shteruese. Kemi gjykim të thelluar dhe tashmë PD është pranuar palë. I gjithi dokumentacion u vulos nga dega 3 e PD-së në Tiranë. Gjekmarkaj është keqpërdorur dhe tani zgjidhet tek Rithemelimi, që është zgjedhje nul. Përpiqen të imponohen se janë shumicë dhe i bëjnë presion. E provuan shumicën në Dibër. Ishin në një kohë edhe Rithemelimi edhe PD-ja. Ata ishin të ngujuar diku në një restorant dhe PD-ja ishte në pallatin e Kulturës. Gjekmarkaj, Tabaku e të tjerë shkuan në Amerika bënë nga një foto dhe mashtrojnë demokratët se jemi shumica. Edhe loja e Bardhit se sulmoi Olsi Ramën, është një lojë e ndërsjelltë.’

Sipas Haklaj, komisioni i dialogut në parlament mes PS dhe Rithemelimit është një marrëveshje për të kapur reformën zgjedhore dhe për të mos pranuar listat e hapura.

‘Komisioni i dialogut është një marrëveshje nuk është komision. PD ka depozituar në parlament draftin. PD ka kërkuar zbatimin e nenit të dytë të kushtetutës. PD kërkon zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, heqja e herësit, votimi i emigrantëve. Ky është problemi që kanë me Lulzim Bashën. Janë edhe 10 parti të tjera që këkrojnë ti bashkohen Harkut Euro-Atlantik të PD. Zoti Basha dje dha lajmin e madh të Kosovës por edhe për Ukrainën.’

Haklaj vijon më tej duke thënë se Rithemelimi nuk ka asnjë program, asnjë doktrinë ndryshe nga PD-ja zyrtare

‘Berisha duke shpresuar se do kthehet në pelegrinazh, dështoi pastaj shpresoi se do bënte miting madhështor dhe këtu dështoi. Rithemelimi nuk ka kauzë, program , projekt. Kemi doktrinë ekonomike, politike, doktrinë kombëtare. Kemi platformë të gjerë të konsultuar me ekspertët më të mirë. Ata thonë se jemi shumicë, janë 40 deputetë që vazhdojnë shpresojë se kryetari do zgjedh deputetin kush i serviloset më shumë Berishës. Duan lista të mbyllura, duan kryetarokracinë. Është besëlidhje e treb*thëkëndëshit. Janë gjithë këto drejtorë dhe zyrtarë nën akuzë nga SPAK. Berisha pati deklaruar se do ulet sërish me Ramën për ndryshimin e Kushtetutës. Janë dekriptuar skenarët e tyre. Melodramës i erdhi fundi. Kush i futi flakadanët në parlament, kush i futi bilbilat? Pasi ka pranuar, thuaji publikut se nuk ka asnjë argument.’

Sa i përket çështjes së non-gratas së Berishës, Haklaj thotë se gjyqi në Angli që ka hapur Berisha përdoret si argument dhe presion ndaj gjykatës këtu.

‘Gjyqi në Angli është argument. Për ti bërë presion Gjykatës së Apelit SPAK-ut. Ka prenotuar një nga kompanitë më të mëdha në Britani, një nga më të shtrenjtat. Halli është vula. Aleanca e Kullave, aleanca e çatisë. Është frymëmarrja për zotin Rama. Qëllimi i tyre ka qenë thjesht Komisioni i Reformës Zgjedhore. Sa është shumica?  A po i sheh takimet? Nuk janë shumicë 40 deputetë. Pse nuk bëjnë miting madhështor tek rrugica e Madalenës. Është ballkoni i fundit anti-amerikan. Është e pafalshme.’/m.j

Next Post
Balluku në Lushnje: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë për furrat e bukës, ulje çmimi për pastiçeritë

Balluku në Lushnje: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë për furrat e bukës, ulje çmimi për pastiçeritë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë pasi humbi ndjenjat në palestrën e shkollës

Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë pasi humbi ndjenjat në palestrën e shkollës

April 3, 2026
Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

April 3, 2026
Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

April 3, 2026
“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

April 3, 2026
PD: Komision Hetimor për AKSHI-n. Berisha thotë se Ergys Agasi është rrahur shumë keq, por mbrohet nga shteti

PD: Komision Hetimor për AKSHI-n. Berisha thotë se Ergys Agasi është rrahur shumë keq, por mbrohet nga shteti

April 3, 2026
Presidenca: Ols Dado nuk do të zgjidhej prokuror nëse do të aplikonte tani!

Presidenca: Ols Dado nuk do të zgjidhej prokuror nëse do të aplikonte tani!

April 3, 2026
Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

April 3, 2026
Rama-kryebashkiakëve: Angazhohuni seriozisht për sistemin e adresave! Kritika për legalizimet

Rama-kryebashkiakëve: Angazhohuni seriozisht për sistemin e adresave! Kritika për legalizimet

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In