• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balluku në Lushnje: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë për furrat e bukës, ulje çmimi për pastiçeritë

by Java News
28/03/2024 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çmimi i energjisë për furrat e bukës do të vijojë të mbetet i pandryshuar, duke mos rritur kostot e këtyre subjekteve. Sistemi i ri i faturimit të energjisë elektrike për furrat e bukës, pas dakortësisë të arritur edhe me aktorët e sektorit, do të jetë i ndarë në tre grupe. Furrat e bukës, të cilat tregtojnë vetëm bukë, do të vijojnë të kenë çmimin e pandryshuar, 7.6 lekë për kilovatorë. Furrat e bukës, që krahas bukës tregtojnë edhe produkte pastiçeri, do të kenë një çmim prej 9.5 lekë për kilovatorë, ndërsa ato subjekte që krahas bukës tregtojnë edhe produkte pastiçeri si dhe funksionojnë edhe si bar- kafe do të kenë një çmim prej 14 lekësh për kilovatorë.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me administratorin e OSHEE, Enea Karakaçi, përfaqësues të Shoqatës së Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave ishin në Lushnje, të shoqëruar edhe nga kryebashkiakja Eriselda Sefa, ku vizituan një prej furrave të bukës, me një eksperiencë të gjatë, që ushtron aktivitetin në këtë qytet.

Balluku bëri të ditur se vendimi për të vendosur një sistem të ri të faturimit të energjisë elektrike për furrat e bukës erdhi pas shqetësimeve të ngritura nga vetë shoqata, por edhe duke ju përgjigjur zhvillimit që ka pasur ky sektor ku shumë prej furrave të bukës kanë zgjeruar aktivitetin e tyre duke tregtuar edhe produkte të tjera.

“Vendosëm që të marrim disa masa përsa i përket furrave të bukës, duke ju ruajtur çmimin me 7.6 lekë për kilovatorë, aq sa e keni pasur, sepse u tha u rrit, por faktikisht nuk është rritur. Ndërkohë që kemi kategorizuar pastaj të gjitha ato furra buke që me kalimin e kohës janë kthyer dhe në pastiçeri, ato madje kanë dhe një ulje çmimi sepse deri dje kanë paguar 14 lekë, ato do të trajtohen me 9.5 lekë, pra më lart se ato që nuk kanë pastiçeri dhe ato që kanë bërë dhe pastiçeri dhe bar-kafe me 12 lekë”, tha Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se janë 2600 furra në të gjithë vendin të cilat ndikohen nga kjo skemë e re. “Nuk ka sesi merr subvencionin prej 7.6 lekësh, që është një çmim totalisht i subvencionuar, një biznes i cili ka aktivitet tjetër, duke bërë edhe një proces pastiçerie apo bar-kafe dhe të kenë të njëjtat kushte konkurrence. Kështu që ne na është dashur që ta rregullojmë këtë, por siç thashë edhe për shkak të anës teknike që ka të bëjë me matësat dhe gjithçka tjetër. Ne jemi duke pritur që ERE të marrë vendimin”, nënvizoi Balluku.

Administratori i OSHEE bëri të ditur se tashmë për këtë skemë të re të faturimit për furrat e bukës është bërë aplikimi pranë ERE dhe pritet që shumë shpejt të merret edhe vendimi. Gëzim Peshkopia, nga Shoqata e Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave shprehu falënderime për mbështetjen e dhënë ndaj këtyre subjekteve dhe për marrjen në konsideratë, duke i dhënë edhe zgjidhje, një shqetësimi të ngritur nga ana e tyre./m.j

Next Post
“Shqipërisë i duhen më pak bashki”/ Rama: Duhet konsensus me pakicën dhe ky është një debat vetëm harxhim kohe

Rama shpërndan qëndrimin e PS për ngritjen e Komisionit të Dizinformimit: Shumë e rëndësishme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec është në tokë private, projekti respekton 100% natyrën

“Të mbrojmë identitetin si komb”- Balla pas vendimit të Gjykatës së Hagës: Kjo nuk është drejtësi, historia e UÇK-së nuk zhbëhet!

September 16, 2026
Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burg, reagon kryeministri Rama: Marre!

Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burg, reagon kryeministri Rama: Marre!

September 16, 2026
Shqiptari i lopës dhe mëzatit në Gjykatën e Hagës…

Shqiptarët në lot! Dënohen krerët e UÇK! 25 vite burg për Thaçin dhe Krasniqin, 18 për Veselin, 13 për Selimin

September 16, 2026
Marrëdhëniet BE-Kinë, Von der Leyen: bashkëpunimi tregtar është i paqëndrueshëm, deficiti arrin 1 miliard euro në ditë!

Marrëdhëniet BE-Kinë, Von der Leyen: bashkëpunimi tregtar është i paqëndrueshëm, deficiti arrin 1 miliard euro në ditë!

September 16, 2026
Dronët rusë i afrohen avionit të Zelenskyt në Moldavi, presidenti ukrainas: Mendoj se e dinin që isha atje…!

Dronët rusë i afrohen avionit të Zelenskyt në Moldavi, presidenti ukrainas: Mendoj se e dinin që isha atje…!

September 16, 2026
Gjykata e Hagës: Anëtarë të UÇK-së kryen veprime dhe mosveprime që rezultuan në vdekjen e të paktën 96 personave!

Gjykata e Hagës: Anëtarë të UÇK-së kryen veprime dhe mosveprime që rezultuan në vdekjen e të paktën 96 personave!

September 16, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Morali fallso…

September 16, 2026
Pas gati 6 vitesh paraburgimi, po mbahet në Gjykatën Speciale të Hagës seanca për vendimin ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së! Kosova pret lirimin

Pas gati 6 vitesh paraburgimi, po mbahet në Gjykatën Speciale të Hagës seanca për vendimin ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së! Kosova pret lirimin

September 16, 2026
Rama në Korçë për Reformën Territoriale, të moshuarit kërkojnë të takohen kryeministrin dhe t’i qajnë hallet: Marrim vetëm 10 mijë lekë pension!

Rama në Korçë për Reformën Territoriale, të moshuarit kërkojnë të takohen kryeministrin dhe t’i qajnë hallet: Marrim vetëm 10 mijë lekë pension!

September 16, 2026
Nuk do luajë më me Shqipërinë, sulmuesi i talentuar grumbullohet nga Jurgen Klopp për Gjermaninë!

Nuk do luajë më me Shqipërinë, sulmuesi i talentuar grumbullohet nga Jurgen Klopp për Gjermaninë!

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com