• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish arbitri Arsen Hoxha flet për gjykimin e gjyqtarëve në ndeshjet e kampionatit, gafat dhe “moviolistët”

by Java News
16/12/2016 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga temat e nxehta të këtij sezoni ka qenë edhe arbitrimi. Bluzat e zeza shpeshherë janë bërë protagonistë më shumë se sa duhet dhe ka pasur shumë interpretime gati kontradiktore edhe mes moviolistëve që shfaqen në TV të ndryshme pas një jave kampionat.

Arsen Hoxha, ish-shefi i gjyqtarëve në FSHF, e cilëson shqetësuese situatën, madje është kritik i ashpër i moviolistëve këtë sezon. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, ish-“bilbili” i shquar thotë se moviolistët jo vetëm që janë të varur nga FSHF-ja dhe mbajnë gjithnjë anën e saj, por duke shtrembëruar shpeshherë të vërtetën, dëmtojnë edhe vetë arbitrat, pasi këta të fundit nuk mësojnë thuajse kurrë nëse kanë vepruar drejt apo gabim në rastet që diskutohen në TV.

Arsen Hoxha

Z.Hoxha, a e keni ndjekur kampionatin shqiptar këtë sezon dhe cili është vlerësimi juaj për të?

Kam ndjekur aq sa kam mundur. Sigurisht, mund të kishte pak më shumë dinamizëm në fushë, por nuk kanë munguar edhe ndeshjet e bukura dhe momente emocionuese.

Po niveli i gjykimit si ju është dukur?

Në fakt, ajo që më shqetëson mua këtë sezon është mënyra se si po sillen moviolistët. Ish-gjyqtarët, pra që sot bëjnë moviolë në televizionet shqiptare. Më duket alarmante situata dhe gati-gati e papranueshme.

Pse mendoni kështu?

Mendoj kështu sepse, aq të kontestueshëm sa arbitrat, po bëhen edhe moviolistët.

Dakord, por debatet midis specialistëve në studio dhe moviolistëve gjithmonë kanë qenë të ashpra…

Në fakt, kjo është një dukuri e hershme. Moviolistët tanë gjithmonë kanë qenë të kontestueshëm sepse janë palë jo vetëm me arbitrat, që në njëfarë mënyre janë instruktorët e tyre, por akoma dhe më shumë sepse përballë eprorëve, nuk janë të interesuar që të evidentojnë fakte që “cenojnë” imazhin e punës së tyre. Me keqardhje kam vënë re se polemikat me specialistët e ftuar janë shtuar.

Edhe nëse është kështu, çfarë ka të pazakontë në këtë mes?

A e keni parë sa qesharake është shndërruar situata, kur moviolisti ka qenë i detyruar të tërhiqet nga versioni i tij subjektiv?! Akoma më keq ka ndodhur që, në mungesë të argumenteve profesionale, thonë fjalën e fundit: “Ne jemi specialistë dhe ne i dimë këto punë…”, duke injoruar në këtë mënyrë specialistët dhe intelektualët e ftuar në studio.

Dakord, por edhe të ftuarit në studio jo gjithnjë janë specialistë gjykimi, shumica e tyre madje nuk i njohin rregulloret…

Është e vërtetë që të ftuarit në studio nuk janë njohës të përsosur të rregullave të lojës, por në përgjithësi ata i njohin mirë ato. Gjithsesi, detyra e moviolistit është që t’i bindë ata me argumente dhe jo të detyrohen të binden sepse përballë kanë një ish-gjyqtar ndërkombëtar. Ajo që të vjen keq është se këta moviolistë kanë krijuar në përgjithësi një emër shumë të mirë në punën e tyre si arbitra. Në njëfarë kuptimi, kanë krijuar imazhin e një specialisti të mirëfilltë të gjykimit.

Të gjithë dashamirësve u vjen keq kur i shikojnë adhuruesit e tyre në këto pozita. Një specialist i mirëfilltë dhe veçanërisht kur bën një shërbim publik, duhet ta kuptojë se më e rëndësishme për personalitetin e tij është që të jetë bindës për sportdashësit, futbollistët dhe drejtuesit e tyre. Objektiviteti ka më shumë vlerë se sa servilizmi ndaj shefave apo justifikimi i dobësive të punës së tyre.

Hoxha Arsen

Ta sqarojmë pak këtë pjesë… Ju i kritikoni moviolistët sepse nuk janë të aftë apo sepse, sipas jush, janë të njëanshëm dhe i nënshtrohen ndonjë presioni?

E vërteta është se ata i kanë përjetuar të tria ndjenjat dhe në një periudhë të veçantë kur ju kërkua, apo e panë si të arsyeshme për të kënaqur sedrën e shefave të tyre, sulmuan barbarisht arbitrat. Por, në fakt, harruan gjënë më të rëndësishme, se me përgatitjen e arbitrave nuk merren disenjatorët, por instruktorët e tyre, të cilët për fat të keq kryejnë edhe rolin e moviolistëve. Ata duhet t’i rikthehen punës serioze për përgatitjen e arbitrave të nivelit të lartë.

Pse, sipas jush, puna e deritanishme nuk ka qenë serioze?

Për fat të keq, me punën e deritanishme nuk e kanë realizuar dot misionin për të përgatitur arbitra të nivelit të lartë. Për këtë arsye nuk kanë asnjë shans të justifikojnë më së pari gabimet e tyre.

Pse mendoni se nuk e bëjnë punën si duhet?

Sepse tani që pushteti ndaj arbitrave është rikthyer totalisht në duart e drejtuesve të FSHF-së, ata janë vënë fuqishëm në mbrojtje të federatës dhe të imazhit të saj. Të këqijat që i sjellin futbollit tonë kombëtar me këto qëndrime i kanë lënë mënjanë.

Cilat janë disa nga këto të këqija?

Së pari, duke interpretuar në mënyra të ndryshme dhe sipas interesit të momentit vendime të rëndësishme siç janë shkeljet e ndodhura brenda zonës së 11-metërshit, sabotojnë të konceptuarit unik si nga gjyqtarët, futbollistët, komentuesit dhe spektatorët, interpretimin e drejtë të ligjeve të lojës. Pra, në thelb, shkatërrojnë standardet në gjykim. Kjo, mbi të gjitha, krijon një konfuzion shumë të madh në formimin e arbitrave. Mendoj se ky është motivi kryesor që gradualisht gabimet e arbitrave tanë, sidomos në ndëshkimin e ngjarjeve brenda 16-metërshit të bëhen me të vërtetë shqetësuese.

Ky sezon, më shumë se çdo tjetër, po përjeton krizën e 11-metërshit. Sipas jush, pse ndodh kjo?

Dy janë arsyet kryesore:
1 – Mosnjohja e mirë e rregullave bazë në ndëshkimin me 11-metërsh;
2 – Faktori psikologjik, i cili është lëkundur shumë nga mënyra se si janë interpretuar nga moviolistët vendime analoge kontradiktore, nisur nga interesat e çastit.

Konkretisht ku është gabuar më shumë në interpretimet e moviolistëve?

Në ngjarjet e ndodhura brenda zonës së 11-metërshit, si dhe në ndëshkimin e lojës së rrezikshme apo gjesteve antisportive. Interpretime marramendëse u bëhen prekjeve të topit me dorë… Në mjaft raste, me shumë të drejtë, thonë:
– Distanca që ka kaluar topi deri në prekjen e dorës është e vogël;
– Lojtari, për shkak të distancës së vogël, nuk është në gjendje që ta shmangte prekjen e topit me dorën e tij;
– Dora apo krahu nuk është përdorur me dashje për të prekur topin dhe japin argumentet e tyre, ku shpesh bëhen edhe bindëse për një njohës jo të mirë të rregullave të lojës. Këta, jo pa qëllim lënë pa përmendur dy elementë të tjerë tepër të rëndësishëm…

Arsen Hoxha studiu

Cilët janë këta elementë?

1 – A është dora duke shkuar në drejtim të topit?
2- A janë duart në një pozicion natyral të lëvizjes fiziologjike, apo janë në një pozicion përfitues, larg trupit, për të rritur sipërfaqen penguese të lëvizjes së topit?
Kështu një futbollist mbrojtës, që ndodhet në një distancë të vogël ndaj lojtarit që gjuan topin, nuk mund të mbetet pa u ndëshkuar kur lëviz në drejtim të topit, apo qoftë edhe në pozicion statik, në një mënyrë përfituese me krahë të hapur dhe jo ngjitur me trupin. Kjo vlen pavarësisht nga distanca që ka nga gjuajtësi i topit.

Ndërkohë dëgjojmë shpesh të thuhet se “ka një prekje, shtytje apo pengim të vogël, por që nuk është në limitet e 11-metërshit…”. Mbas këtyre fjalëve shpesh janë përdorur shpjegime abuzive. Në të vërtetë, absolutisht nuk ka rëndësi nëse kontakti (futbolli në vetvete është lojë kontaktesh) është i madh apo i vogël. E rëndësishme është që të përcaktohet drejtë efekti negativ i kësaj ndërhyrjeje ndaj lojtarit sulmues dhe nëse parandalimi i kundërshtarit me anë të duarve, të krahëve apo të trupit përdoret për ta kaluar atë apo për ta penguar që ai të realizojë goditjen përfundimtare në drejtim të portës kundërshtare.

Imagjinoni për një moment një lojtar sulmues të ndodhur ballë për ballë me portën kundërshtare dhe, në momentin kur ai është duke e dërguar topin në rrjetë, një mbrojtës e rrëzon, e mban ose e godet me këmbë, shumë pak, por plotësisht mjaftueshëm për ta penguar apo spostuar lojtarin sulmues, për të kryer aktin final, pra atë të dërgimit të topit në portën kundërshtare. Këto raste pra duhen ndëshkuar patjetër me 11-metërsh e nuk ka justifikime se “kontakti ishte i vogël…”.

Ndërkohë kemi parë që të mbrohen arbitra që kanë ndëshkuar me 11-metërsh rastet kur një kontakt i rastit, jo i qëllimshëm apo nga pakujdesia, ka ndodhur midis këmbëve të lojtarëve, por që nuk u kanë mohuar sulmuesve një rast për gol, që për hir të pozicionit të tyre larg portës nuk kanë pasur mundësi për të shënuar vetë apo për t’ia pasuar topin një kolegu të tyre në pozicion të volitshëm për të shënuar gol.

Arsen Hoxha 2

Çfarë doni të thoni me këtë?

Dua të them se ngjarjet e vërteta nuk duan shumë fjalë për t’u shpjeguar… Një moviolist i mirë dhe që ka dëshirën të jetë i përgjegjshëm para atyre që e ndjekin në televizor, duhet t’i shpjegojë ngjarjet shumë shkurt: “Është 11-metërsh për këto arsye, ose e kundërta dhe jep shkurt argumentet e tij pa vënë asgjë në mëdyshje. Nëse ka të tilla, duhet të thotë se argumentet nuk janë bindës për të dhënë një 11-metërsh. Nëse moviolisti mban një qëndrim konstant, do të ndihmojë shumë arbitrat në arritjen e një gjykimi sa më të unifikuar; në të kundërt do kemi situata të padëshiruara që, për fat të keq, i shikojmë në çdo javë të kampionatit.

Shpeshherë gazetari Besnik Dizdari, por edhe disa specialistë të gjykimit e kanë konsideruar si të papranueshme që moviolistët të jenë nga radhët e të punësuarve në komisionet e FSHF-së dhe kanë kërkuar zëvendësimin e tyre, heqjen fare të përdorimit të moviolës si në shumë shtete të tjera. Cili është mendimi juaj?

Z. Besnik Dizdari, me guximin dhe objektivitetin e tij të lartë për disa dekada, ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme në përmirësimin e vazhdueshëm të futbollit kombëtar. Vërejtja e tij dhe specialistëve të tjerë është shumë e drejtë. Ndërkohë unë mendoj se, në kushtet ku në vendin tonë, qytetet janë populluar me shumë qytetarë të ardhur nga zona të thella, të cilët përbëjnë pjesën kryesore të sportdashësve dhe për pasojë kanë një njohje të kufizuar jo vetëm të rregullave të lojës, por edhe të etikës qytetare që ata janë të detyruar të zbatojnë në shkallet e stadiumit, funksionimi i moviolës do të ishte i nevojshëm, por me një kusht të detyrueshëm: – “Moviolistet duhet të jenë pasqyrë e së vërtetës dhe shpjegimit me objektivitet të lartë profesional të atyre momenteve delikate që ndodhin në fushë, pra duhet të jenë në shërbim të futbollit e sportdashësve dhe jo në shërbim të interesave të tyre meskine”. Mendimi im është që moviolistët më të besuar dhe më të çliruar nga ndjenjat e ndryshme gjenden në radhët e atyre që nuk kanë konflikte interesi me FSHF-në…

Next Post
Rama: Krijojmë Këshillin Kombëtar të Diasporës, do të kemi një “atlas” të shqiptarëve kudo në botë

VIDEO/ Rama: Shëndetësia vitin tjetër me buxhetin më të lartë në 25 vite! Ka ende punë për të bërë, por pagat do të rriten!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump po bën që bota të bjerë në dashuri me Kinën

Trump po bën që bota të bjerë në dashuri me Kinën

January 19, 2026
INSTAT nxjerr shifrat: Punësimi i të rinjve u rrit me 2,3%

Nga kartoni i diplomës tek zanatet që “s’të lënë pa bukë”, si po ndryshon tregu i punësimit në Shqipëri

January 19, 2026
Shtoi sanksionet ndaj Rusisë, Trump: Ishte koha, bisedimet me Putinin nuk po shkojnë askund!

E konfirmon Kremlini: Putin është ftuar nga Trump që të bëhet pjesë e Këshillit për Paqen në Gaza

January 19, 2026
11 të plagosur në dy aksidente / Makinat përplasen në Fushë-Milot, “Audi” përplaset me barrierat e rrugës në Gjorm

11 të plagosur në dy aksidente / Makinat përplasen në Fushë-Milot, “Audi” përplaset me barrierat e rrugës në Gjorm

January 19, 2026
Ftesa për Bordin e Paqes, Spiropali: U pasua nga një lumë marrëzish! Nuk i kundërvihet OKB-së, por rrjedh prej saj

Ftesa për Bordin e Paqes, Spiropali: U pasua nga një lumë marrëzish! Nuk i kundërvihet OKB-së, por rrjedh prej saj

January 19, 2026
Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

E rëndë në Sarandë! Çifti i të moshuarve plagos me thikë një fëmijë…

January 19, 2026

Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë për arrestin shtëpiak, Berisha: Ai vendim ka pasoja edhe sot

January 19, 2026
Flet për prindërit, Linda Rama: Kur ndihem e lënduar nga padrejtësitë, imazhi i parë që më vjen është ai i nënës, mbrojtjen e gjej te babai

Flet për prindërit, Linda Rama: Kur ndihem e lënduar nga padrejtësitë, imazhi i parë që më vjen është ai i nënës, mbrojtjen e gjej te babai

January 19, 2026
Përshkallëzohet presioni nga Trump për Groenlandën: Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen

Përshkallëzohet presioni nga Trump për Groenlandën: Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen

January 19, 2026
Fitoi Shqipëria nga ftesa e Trump?

Fitoi Shqipëria nga ftesa e Trump?

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In