• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së: Lulzim Basha është mashtrues

by Ardit Rada
23/12/2020 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të përjashtuarit nga lista e kandidatëve për deputet të PD për zgjedhjet e 25 qershorit nuk i kanë kursyer kritikat ndaj Komisionit të Vlerësimit.

Nisur nga komenti i ish-deputetit Romeo Gurakuqi, i cili shpërtheu dje ndaj anëtarëve të këtij komisioni, ka ardhur edhe reagimi i fortë i ish-anëtarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edvin Kulluri.

Kulluri thotë se ky është një debat i kotë. Kjo sepse përgjegjësit e vërtetë të listave, sipas Kullurit nuk janë anëtarët e komisionit të vlerësimit, por vetë kryedemokrati Lulzim Basha.

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar e quan komisionin një artificë të krijuar dhe jo të vetëkomanduar. Ai thotë se kryedemokrati premtoi në 2017 se nuk do të vendoste më për listat e drejtueseve politikë në qarqe, por gënjeu shton ai, referuar emrave që u bën publik një ditë më parë.

Reagimi i plotë i Kullurit:

Askush nuk ka pse i kerkon llogari askujt!

Debati qe ka nisur prej 3 muajsh brenda PD per perzgjedhjen e kandidaturave nga Komisioni “Luli-Ruli” eshte nje debat i kote. Halim Kosova apo Romeo Gurakuqi te cilet kane leshuar akuza te renda per anetaret e ketij komisioni te pavlere ne vetvete kane ngaterruar objektiv.

Se pari sepse vete nuk legjitimohen per disa arsye. Keta dy ish deputete te Republikes se Re ishin pjese e humbjes se turpshme te 2017 dhe dorezimit pa kushte te bashkive ne 2019.

Dhe nuk folen asnje fjale as per listen e ores 12 pa 5 te nates te 2017 dhe as per faljen e pushtetit vendor ne tavoline! Mjaftonte “te ishin ne taven e Bashes”, pavaresisht se jane propozuar dy platforma per te shmangur degradimin demokratik te PD ne 2017 dhe nje statut per te demokratizuar partine ne Kuvendi e 2018! Heshten dhe kaq! Ndersa tani ankohen per vendimet subjektive te disa zgjatime artificiale te Bashes ne ate komision qe pastron me duart e veta listat qe i ben tjeterkush!

Se dyti, komisioni eshte nje artifice e krijuar dhe jo i vetekomanduar! Nese do ishin parimore duhet te flasin per arkitektin e komisionit dhe jo punetoret e krahut te tij! Ky instrument genjeshtar qe nuk dihet ende nese ben perzgjedhje formale apo politike, pra eshte vetem nje artific per te ti hapur rruge perseritjes se 2017. Ku ka paqartesi, mbizoteron subjektiviteti.

Mjafton te shihet vendosja e drejtuesve politike te fushates pa vendim te Kryesise apo Keshillit Kombetar pa paragjykuar emrat e tyre, per te kuptuar se premtimi i Bashes ne 2017 “se kjo eshte hera e fundit qe kryetari vendos per listen” eshte nje genjeshter e perseritur! Dhe as per kete fakt, “rebelet e rinj” nuk po thone asnje fjale.

I gjithe debati me pak fjale eshte nje debat per nje vend pune ne parlamentin e ardhshem! Ashtu si gjithe te tjeret qe presin ne heshtje se mos “u bie llotaria” ne liste fituese apo administrate nese fitohen zgjedhjet, c’ka e shnderron fazen finale te pritjes 4-vjecare ne nje gare per nje vend pune!

Por politika eshte mision dhe jo lufte berrylash per nje rroge! Ndaj mire eshte qe kushdo qe ne flet si i rrevoltuar per padrejtesi apo perzgjedhje okulte eshte me mire te heshte!

Duhet te presin pa dinjitet nese shumica e votuesve do u jape voten qe te marrin nje rroge pas 25 prillit, apo do bejne xhiro rreth kryeministrise duke kenduar kete here jo himnin e stonuar por “te ka Luli shpirt, te ka Luli xhan”!/a.p

 

Next Post
Hapet tregu i shpendëve në Baldushk, Veliaj: Ndihmoni ekonominë e zonës duke e blerë gjelin e detit këtu

Hapet tregu i shpendëve në Baldushk, Veliaj: Ndihmoni ekonominë e zonës duke e blerë gjelin e detit këtu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Presidenti Herzog i beson Gadi Eisenkotit mandatin për formimin e qeverisë së re të Izraelit

Presidenti Herzog i beson Gadi Eisenkotit mandatin për formimin e qeverisë së re të Izraelit

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In