• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-ambasadori zbulon ‘të fshehtën’ e takimit emergjent Rama-Kurti: I ka përcjellë mesazhin e…

by Java News
23/09/2022 22:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ambasadori shqiptar në Kosovë, Arben Çejku thotë se kryeministri Edi Rama në takimin me homologun e Kosovës, Albin Kurti, i ka përcjellë mesazhin e ndërkombëtarëve për kompromis në lidhje me paketën e përgatitur nga ekspertët ndërkombëtarë. Sipas Çejkut, kjo paketë rrezikohet pasi Kurti nuk e pranon kompromisin, megjithëse presioni vazhdon.

“Zgjidhja ka qenë afër. Besoj që edhe në takimin me Ramën, Kurti është njohur me formulën e faktorit ndërkombëtar. Mendoj që Rama i ka përcjellë një mesazh të ndërkombëtarëve për ta përgatitur për një mundësi kompromisi. Di që Kurti nuk e pranon kompromisin dhe kjo paketë rrezikohet për t’u prezantuar publikisht si një marrëveshje e mundshme. Shanset që kjo të bëhej në margjinat e Asamblenë së OKB duken të pamjaftueshme, megjithëse presioni vazhdon dhe përfaqësuesit e Gjermanisë, Francës, Lajçak, Escobar e dhe tjerë po përpiqen t’i japin një zgjidhje se nuk ka kohë”, shprehet ai.

Përkundër Kurtit, Çejku gjatë një interviste për A2 shprehet se presidenti serb është i gatshëm të pranojë ndërmjetësit ndërkombëtarë pavarësisht retorikës.

“Ndryshe nga disa presidentë të tjerë, Vuçiç ka dhënë shenja të dialogut dhe bashkëpunimit. Është ulur në një tryezë me liderë të Kosovës në formatin e procesit të Berlinit dhe në takime të formateve ballkanike dhe ka nxitur dialogun në serbi ëpr pranimin e shtetësisë së Kosovës është ballafaquar me kërcënime ruse. Është një mundësi që mund të shfrytëzohet. Vuçiçi pavarësisht retorikës është i gatshëm të pranojë ndërmjetësit ndërkombëtarë, të bisedojë për një kompromis”.

Dhe nëse arrihet kompromisi mes Kosovës dhe Serbisë, edhe vendet e tjera të BE-së do ta njohin Kosovën, thotë Çejku.

“5 vendet e BE do ta njihnin Kosovën nëse miratohet plani. Kur mes Kosovës dhe Serbisë të pranohet një marrëveshje e përbashkët do të bëjnë hapin e duhur. Konsolidimi i shtetësisë së Kosovës nuk ka diskutim më. I vetmi justifikim i deritanishëm është ngërçi mes dy shteteve dhe nuk e dimë ç’ndodh nesër. Nëse Kosova dhe Serbia njohin reciprocikisht njëra tjetrën dhe nuk është çështje atëherë shtetet e BE dhe të tjera do ta njohin në mënyrë absolute. Beteja është sa do të japë nga integriteti dhe sovraniteti i munguar që i mungon në raport ndërkombëtar. Sa i përket çështjeve të brendshme i zgjidh çdo shtet”, tha Çejku.

/f.s

Next Post
Çfarë duhet të bëni për të lehtësuar dhimbjen e kockave në kohë me shi

Çfarë duhet të bëni për të lehtësuar dhimbjen e kockave në kohë me shi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

August 12, 2026
Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

August 12, 2026
Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

August 12, 2026
Karoline Leavitt largohet nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump konfirmon vendimin

Karoline Leavitt largohet nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump konfirmon vendimin

August 12, 2026
Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

August 12, 2026
Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

August 12, 2026
Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin!  Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin! Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

August 12, 2026
Kemi arritur të mallkojmë dasmat e fëmijëve…

Shqipëria nuk është vend për të gjithë…

August 12, 2026
Sulmi kibernetik trondit Poloninë, ekspozohen të dhënat e 19 milionë qytetarëve

Sulmi kibernetik trondit Poloninë, ekspozohen të dhënat e 19 milionë qytetarëve

August 12, 2026
Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: Zjarret vijojnë të jenë aktive në 10 vatra, mbi 500 forca dhe 7 mjete ajrore në terren

Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: Zjarret vijojnë të jenë aktive në 10 vatra, mbi 500 forca dhe 7 mjete ajrore në terren

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com