• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë duhet të bëni për të lehtësuar dhimbjen e kockave në kohë me shi

by Java News
23/09/2022 22:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë sezonit të shirave, nivelet e lagështirës rriten, që bashkë me trysninë në ajër dhe ndryshimin e papritur të temperaturave shkaktojnë dhimbje të nyjeve, ngurtësim të muskujve si dhe dhimbje të lëndimeve më të hershme tek shumica e njerëzve.

Kockat tuaja dhëmbin më tepër gjatë shirave, gjë që e vështirëson kryerjen e aktiviteteve të zakonshme.

Gjithashtu ekspertët mjekësorë shpjegojnë se nivelet e shtuara të lagështirës në ajër mund të trashin gjakun, të rrisin tensionin në enët e gjakut si dhe ta bëjnë më të vështirë për trupin të pompojë gjak.

Në vazhdim, ditët e lagështa mund të shkaktojnë dehidratimin, gjë që prodhon më pak akumulim lëngjesh rreth e rrotull nyjeve, që gjithashtu mund të shtojë dhimbjen. Këto faktorë, ndikojnë edhe në përkeqësimin e artritit.

Një pjesë e madhe e njerëzve, sidomos ata mbi 60 vjeç ankohen për dhimbje ose bllokim muskujsh.

Këto janë mënyrat më të mira për t’ju ndihmuar të lehtësoni dhimbjen e muskujve dhe nyjeve tuaja.

  • Masazhimi i zonave të prekura me vaj të ngrohtë ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut
  • Njerëzit që vuajnë nga probleme me nyjet apo kockat këshillohen mos të përdorin kondicioner pasi kjo mund ta përkeqësojë dhimbjen
  • Aktiviteti fizik është provuar të sjellë mirësi nga më të ndryshmet për shëndetin e njeriut në përgjithësi, por sidomos për dhimbjet dhe bllokimet e lidhura me kockat dhe muskujt
  • Mos harroni të bëni ecje në mëngjes, shtriqni muskujt – një praktikë e njohur si stretching – mund të praktikoni joga me fokus ushtrimet e frymëmarrjes dhe diafragmës për të ripozicinuar qëndrimin tuaj dhe të shtyllës suaj kurrizore, ushtroni këmbët tuaja ose praktikoni xhiro me biçikletë në mënyrë që t’i mbani nyjet, kyçet, kockat e muskujt tuaj në formë
  • Vitamina E mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve. Njihet si anti-oksidant që e mbron trupin.
  • Vitamina E gjithashtu ju ndihmon të ulni inflamacionin. Arrat, frutat e thata, zarzavatet jeshile, farat dhe peshku janë një burim i mirë i vitaminës E.
  • Mos harroni të hani drithëra të plota, bajame, arra dhe fruta. Shmangni sheqerin, ëmbëlsirat, ushqimet me përbërës artificial apo përdorimin e shpeshtë të turshive.
  • Coca Cola, pije me gaz, ushqime me shumë vaj, të procesuara apo të konservuara mund ta përkeqësojnë dhimbjen. Supa e nxehtë mund t’ju ndihmojë për të ulur inflamacionin në trup.
  • Pini sa më shumë ujë për të qenë të hidratuar dhe për të përmirësuar elasticitetin e nyjeve tuaja.
  • Ulni konsumimin e sodium-it për të kontrolluar akumulimin e ujit dhe inflamacionin në trup.
  • Një dietë e pasur në kalcium dhe proteina mund të ketë një efekt të jashtëzakonshëm në shëndetin tuaj
  • Mungesa e vitaminës D dhe B12 mund të shkaktojë ndjesinë e mpirjes, dhimbjes apo edhe dridhjen e nyjeve tuaja.
  • Burime të vitaminës D janë peshku më yndyrë si salmoni, mishi i kuq, mëlçia, e verdha e vezës etj., ndërsa burime të vitaminës B12 janë mishi, peshku, vezët, bulmeti.
Next Post
“Scholz më tha: Shqipëria do futet në BE gjatë mandatit tim”, Rama: Ambasadës ruse do t’ia ndryshojmë sërish emrin e rrugës

“Scholz më tha: Shqipëria do futet në BE gjatë mandatit tim”, Rama: Ambasadës ruse do t'ia ndryshojmë sërish emrin e rrugës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

August 1, 2026
Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

August 1, 2026
Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

August 1, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Financimi për fushën e mbrojtjes, Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen e huasë me SHBA

August 1, 2026
“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

August 1, 2026
Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

August 1, 2026
Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

August 1, 2026
Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

August 1, 2026
63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

August 1, 2026
“Mjekët konspiracionistë përhapën ide që vendosën në rrezik miliona jetë”/ Doktor Edvin Prifti përplaset me Erion Dashon

“Mjekët konspiracionistë përhapën ide që vendosën në rrezik miliona jetë”/ Doktor Edvin Prifti përplaset me Erion Dashon

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com