• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ish-Ambasadori shqiptar në Japoni nën hetim për fshehje pasurie

by
31/07/2015 21:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorë dhe ish-ambasadorë të pushtetit të kaluar po i nënshtrohen një hetimi të imtësishëm, për fshehje të pasurive, si dhe për konflikt interesi. Së fundi, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dorëzoi në Prokurori dosjen e ish-ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Japoni, Bujar Dida.

ILDKP ka bërë ndaj tij një kallëzim për fshehje të pasurisë, pas një hetimi të bërë në deklaratat e dorëzuara prej tij, gjatë viteve që ishte në krye të Ambasadës shqiptare në Japoni. Dosja e tij i është dërguar organit të akuzës më 23 korrik të këtij viti, e cila tashmë është në dorë të Adriatik Llallës, për të vijuar hetimet dhe vërtetuar pretendimet e ILDKP. E njëjta gjë do të ndodhë dhe për diplomatët e tjerë që konstatohen me shkelje.

Në qershor të vitit 2014 ministri Ditmir Bushati i dërgoi një shkresë Presidentit Bujar Nishani, ku i kërkonte lirimin nga detyra të ambasadorit. Por deri në fillim të vitit 2015, kreu i shtetit nuk dha asnjë përgjigje. Në shkurt Bushati i dërgoi një tjetër shkresë presidentit dhe vetëm në mars ai e largoi ambasadorin nga detyra. Gjatë kësaj kohe ILDKPKI ka dyshime se, ish-ambasadori ka fshehur pasurinë, duke mos bërë deklarime të vërteta të saj.

Ndërkohë, në shënjestrën e inspektorëve të institucionit të kontrollit të pasurive mësohet se janë disa kryediplomatë shqiptarë në Evropë dhe në botë, pasi po verifikohen deklaratat e tyre të pasurisë për ndonjë shkelje./Shekulli/

2160

Next Post

Sa rrezikohemi nga ajri i kondicionuar në zyrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com