• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sa rrezikohemi nga ajri i kondicionuar në zyrë

by
31/07/2015 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sa rrezikohemi nga ajri i kondicionuar në zyrë

Ajri i freskët nëpër zyra konsiderohet si një formë e seksizmit. Arsyeja? Temperatura e trupit e femrave është më e ulët se sa ajo e meshkujve dhe për këtë fakt ato ndiejnë këmbët dhe duart të ftohta gjatë gjithë ditës së punës.

Në zyrë ndodh shpesh që, me temperaturat shumë të larta të ditëve të fundit, të përdoret kondicioneri për ta bërë punën më pak të lodhshme. Por ndonjëherë, ambienti i punës bëhet aq i ftohtë, sa është e nevojshme të përdoret një shall veror ose një xhaketë e hollë për të shmangur ftohjen.

Ato që e kanë më shumë problem një situatë të tillë janë femrat, të cilat i ndiejnë shumë të ftohta këmbët dhe duart gjatë orarit të punës, ndërsa për meshkujt, një temperaturë që për to është e ftohtë për ta është optimale duke qenë se vishen më shumë (çorapet, këpucët, këmisha).

Mund të thuhet se përdorimi i ajrit të kondicionuar nëpër zyra, është një formë seksizmi.

Askush nuk shqetësohet në fakt për problemet që ajri i ftohtë mund t’u shkaktojë femrave, të cilat duhet të marrin nga shtëpia një xhaketë, shall apo ndonjë triko të hollë.

E vetmja gjë që ka rëndësi është se meshkujt arrijnë të punojnë me një temperaturë si në ëndërr.

Janë me miliona femrat të cilat “luftojnë” çdo ditë përdorimin e ajrit të kondicionuar nëpër zyra me foto të shumta të postuara në Tëitter nëpërmjet të cilave tregojnë mënyrën se si duhet të vishen për të shmangur qafën e ngrirë, lëkurën e thatë apo sëmundje të tjera të bezdisshme.

Problemi është provuar edhe shkencërisht

Në vitin 1998, një studim i kryer në Universitetin Utah zbuloi se femrat kanë një temperaturë trupi më të ulët se sa ajo e meshkujve. Këta të fundit arrijnë në fakt ta përballojnë më mirë nxehtësinë.

Janë disa femra që kanë një strukturë trupi të ngjashme me atë të meshkujve, ndaj dhe ndihen të plotësuara kur jashtë temperatura është deri në 40 dhe në punë shumë më pak.

Në çdo rast, temperatura është një faktor që ndikon rezultatet e punës së arritur, ndaj ajo duhet të mbahet nën kontroll nga personat profesionistë, të cilët merren me menaxhimin e sistemit të kondicionimit të zyrave.

Por çfarë është seksizmi?

Seksizmi konsiderohet si një mënyrë diskriminimi midis qenieve njerëzore. Seksizmi mund të manifestohet në disa bindje diskriminuese, të cilat mund të jenë maskiliste ose feministe. Disa raste të tilla mund të jenë:

-superioriteti i një seksi ndaj tjetrit

-vlera më e madhe e një seksi ndaj tjetrit

-urrejtja ndaj seksit femër

-urrejtja ndaj seksit mashkull

-paragjykimi i disa veprimeve në bazë të seksit

Shembuj të tjerë të seksizmit në punë me të cilin përballet ende gjinia femërore janë:

1.    Shpesh femrave në punë i caktojnë të bëjnë lajmërimet e ndryshme në telefon, u ngarkohet të caktojnë mbledhjet, dhe të merren me shkresa. Pra në punë atyre u jepet roli i “nënës” (pa marrë parasysh pozitën) dhe në këtë mënyrë u bie barrë të kryejnë punë të ndryshme administrative.

2.    Prej femrave, pritet të mbajnë shënime në mbledhje. Përveçse u merret koha e vlefshme, marrja e shënimeve gjatë mbledhjeve mund t’u shkaktojë grave edhe humbjen e disa mundësive.

3.    Femrave u kërkohet ende që të shërbejnë kafetë ose pijet e ndryshme, pra atyre në punë u jepen shpeshherë edhe punë personale. Kjo është një situatë shumë delikate.

4.    Prej femrave pritet që t’i mbikëqyrin njerëzit e rinj për t’iu asistuar kolegëve. Dhe nëse ato nuk e bëjnë, dënohen.

5.    Prej femrave pritet që të sjellin ëmbëlsira për ditëlindjen e ndonjë kolegu, të porositin ushqim për zyrë dhe të organizojnë festa.

Next Post

Kush i ndërtoi piramidat? E zgjidh ky robot!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

IA në shëndetësi, Sala në Milano: Po krijojmë një model në rang kombëtar

IA në shëndetësi, Sala në Milano: Po krijojmë një model në rang kombëtar

May 8, 2026
Veliaj sfidon prokurorin Dado në gjykatë, shqyrtohet sot padia

Veliaj sfidon prokurorin Dado në gjykatë, shqyrtohet sot padia

May 8, 2026
Antikorrupsioni/ Nga zgjidhja e problemit të pronave te digjitalizimi i procesit ligjbërës, Gogu shpjegon analizën e ekspertëve

Integrimi në BE, Gogu: Shqipëria si model! Kjo s’do spektakël, por bashkëpunim institucional

May 8, 2026
“Nuk ka bllokim negociatash”, ambasadorja franceze: Protestat e PD? Imazhe që i bëjnë keq Shqipërisë

“Nuk ka bllokim negociatash”, ambasadorja franceze: Protestat e PD? Imazhe që i bëjnë keq Shqipërisë

May 8, 2026
Putini rikthehet te “arma” e vjetër, pse po puth sërish fëmijë para kamerave?

Putini rikthehet te “arma” e vjetër, pse po puth sërish fëmijë para kamerave?

May 8, 2026
Vetëvendosje, koalicion me tre parti të tjera në zgjedhjet e qershorit

Vetëvendosje, koalicion me tre parti të tjera në zgjedhjet e qershorit

May 8, 2026
“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

Këshilli i Integrimit, Balla: Shqipëria në fazën finale, jemi në përputhje 100% me politikën e jashtme të BE

May 8, 2026
Gjykata amerikane rrëzon tarifat doganore 10% të vendosura nga Donald Trump

Gjykata amerikane rrëzon tarifat doganore 10% të vendosura nga Donald Trump

May 8, 2026
Mot i përkeqësuar në Vlorë, ndalohet dalja në det për mjetet e vogla dhe peshkarexhat deri në orën 22:00

Mot i përkeqësuar në Vlorë, ndalohet dalja në det për mjetet e vogla dhe peshkarexhat deri në orën 22:00

May 8, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

“Vendime të rëndësishme dhe emocione të forta për disa shenja”, horoskopi nga Jorgo Pulla

May 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In