• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Isa Mustafa: Ju them Kombëtare, por jemi vëllezër

by Java News
13/11/2015 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësuesja e Kosovës dhe Kombëtarja shqiptare kanë darkuar bashkë në hotel ‘Emerald’, një ditë para miqësores mes këtyre dy skuadrave shqiptare.

Mysafirë në darkën e përbashkët ishte edheKryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar edhe nga Ministri i Sportit, Kujtim Shala, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri dhe zyrtar nga UEFA e FIFA.

I pari i FFK-së, Fadil Vokrri pasi i përshëndeti mysafirët, dy përfaqësueset e futbollit, urojë Kombëtaren shqiptare për kualifikim në Evropianin ‘Francë 2016’. Ndërsa për miqësoren e nesërme Vokrri shpreson se do të jetë një lojë e bukur që do të kënaq tifozët që do të jenë në stadium.

Ndërkaq, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në fjalën e tij tha se këta futbollistë janë krenari jonë. Ai beson se sukseset e Kombëtares nuk do të mungojnë as në vitin e ardhshëm, sepse sipas tij, këta futbollistë kanë vlera të mëdha.

“Jeni krenaria jonë, keni qenë dhe jeni veçmas me fitoren dhe kualifikimin tuaj. Unë u uroj shumë suksese dhe nuk dyshojë se nuk do të arrini sukses në vitin e ardhshëm, do ta verifikoni edhe një herë veten si lojtarë të mrekullueshëm, jeninjë ekipe e shkëlqyeshme. Uroj që nesër të shohim një lojë ashtu siç e dëshirojmë. Unë s’po di si i them kësaj Kombëtare se jemi një komb, po thonë vëllazërore, prapë jemi vëllezër, por ajo që është më rëndësi është se ne të qesim në pah cilësitë tona, vlerat tona të cilat janë shumë të mëdha, ato që i keni treguar i keni vërtetuar dhe ju uroj për lojën nesërme dhe për Kampionatin e ardhshëm, i cili do të jetë shumë i rëndësishëm për ne këtu në Kosovë dhe Shqipëri”, ka thënëkryeministri Mustafa.

Kurse, presidenti i Federatës Shqiptar të Futbollit (FSHF), Armando Duka tha se Kombëtarja ndodhet në Prishtinë për të festuar kualifikimin në EURO 2016. Ai theksoi se ky është sukses i gjithë futbollit shqiptar.

“Është e vështirë se si duhet ta them, madje e kemi pasur vështirë se a duhet të luajmë apo s’duhet te luajmë në Kosovë. Por, faktikisht kjo ide ka lindur në avion kur ne po ktheheshim sa po ishim kualifikuar, jo vetëm ata çuna që janë lindur në trojet kosovare, por edhe këta që janë drejtues të stafit nga Italia than se ne duhet të zbresim në Prishtinë dhe të festojmë dhe ne pikërisht për ketë jemi sot këtu për të festuar fitoren e përbashkët, frytin e punës për gjithë futbollin shqiptar në gjithë trevat e tij”, ka theksuar Duka.

Miqësorja mes Kosovës dhe Shqipërisë luhet nesër prej orës 14:00.

Next Post

Gazi azer mbërrin në Europë më 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
“Ishte një magjepsje!”, Salianji flet për takimin me demokratët në Korçë: PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin

“Ishte një magjepsje!”, Salianji flet për takimin me demokratët në Korçë: PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin

January 11, 2026
Pritet rivlerësimi i banesave, ekspertët: Shitësit janë tërhequr nga marrëveshjet, synojnë të fitojnë më shumë në 2026

Trefishohen vlerat e apartamenteve në Shqipëri në 20 vite, në BE çmimi i banesave u rrit me 63.6% në dekadën e fundit

January 11, 2026
Analiza nga CNN/ Venezuela nuk ka vetëm naftë, por edhe minerale strategjike që i duhen SHBA-së

Analiza nga CNN/ Venezuela nuk ka vetëm naftë, por edhe minerale strategjike që i duhen SHBA-së

January 11, 2026
Pse politika shqiptare nuk e kontrollon dot fatin e saj

Pse politika shqiptare nuk e kontrollon dot fatin e saj

January 11, 2026
Punimet për hapjen e rrugës Matogjin-Bashaj, Vengu: Banorët të mos rrezikojnë jetën duke tentuar të zhbllokojnë akset

Punimet për hapjen e rrugës Matogjin-Bashaj, Vengu: Banorët të mos rrezikojnë jetën duke tentuar të zhbllokojnë akset

January 11, 2026
Protestat në Iran dhe sulmet në Siri, Papa Leone bën thirrje për dialog dhe paqe në Lindjen e Mesme

Protestat në Iran dhe sulmet në Siri, Papa Leone bën thirrje për dialog dhe paqe në Lindjen e Mesme

January 11, 2026
25 kilometra trafik/ Pamje me dron nga qarkullimi i bllokuar në rrugët e Dajtit të zbardhur nga dëbora

25 kilometra trafik/ Pamje me dron nga qarkullimi i bllokuar në rrugët e Dajtit të zbardhur nga dëbora

January 11, 2026
Ngricat krijojnë kaos në Rrugën e Arbrit, paralizohet për gati dy orë qarkullimi i makinave

Ngricat krijojnë kaos në Rrugën e Arbrit, paralizohet për gati dy orë qarkullimi i makinave

January 11, 2026
Shqipëria nën pushtetin e ujit/ Rama ndan pamjet nga Darëzeza: Hidrovorët kanë qenë në punë pa ndërprerje

Shqipëria nën pushtetin e ujit/ Rama ndan pamjet nga Darëzeza: Hidrovorët kanë qenë në punë pa ndërprerje

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In