Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në mbledhjen e Qeverisë ka folur për vendimin e Serbisë për dënimin e tetë ushtarëve të UÇK. Ai tha se për të bërë këtë s’ka kompetenca asnjë gjykatë. Mustafa tha se asnjë gjykatë më Serbi s’ka të drejtë të dënoj ushtarët e Kosovës.
Mustafa tha se si Qeveri do të kërkojnë nga ndërkombëtarët që të ushtrojnë trysni ndaj Serbisë. “Asnjë vendim i Serbisë ndaj eprorëve ushtarë s’do të ketë ndikim dhe s’do të zbatohet. Kosova është shtet i pavarur dhe për Serbinë qytetarët e Kosovës janë qytetarë të huaj”, tha Mustafa.