• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ironia e Kurtit me Ramën dhe opozita, si lodhje për Kosovën

by Ben Andoni
13/06/2023 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Në ditët e fundit, shigjetat e kritikave janë drejtuar kah kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, lidhur me ngjarjet në Veri. Primati kosovar i ka pritur me sportivitet dhe ka gjetur të dalë nga situata me anë të leksikut të pasur politik, por mendimit jo rrallë tejet sipërfaqësor, e kuptohet: indiferencës. Nga ironia e tij nuk ka shpëtuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama (njësoj ironik me të), ku sipas Kurtit: “Nuk kam dyshim që Edi Rama beson se propozimi i tij i draft-statutit është i mirë dhe duke qenë kështu, çfarë unë propozoj është që kryeministri Rama këtë draft-statut për pakicat kombëtare të ia prezantojë presidentit të Serbisë më së largu në takimin e radhës të ‘Ballkanit të Hapur’ për shqiptarët në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc”. Dhe, për të treguar se nuk humbet kohë, në orët e fundit ka paraqitur edhe pesë pika për qetësimin e situatës në Veri. Por, impakti ka qenë i pakët, tashmë do të duhet shumë t’i besohet. Në takimin me përfaqësuesit e vendeve të Quint-it nuk kanë marrë pjesë të gjithë drejtuesit e mizioneve, e kuptohet se mungesa e përfaqësuesve të lartë të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, na ka dhënë shenjë që tregon rëndësinë apo seriozitetin sesi kanë filluar ta marrin Kurtin dhe faktorin kosovar.

Anipse më shqetësues është fakti se: opozita kosovare ka kritikuar me tone të ashpra, por me akte të paqena. Shpesh ka kritikuar përmes njerëzve vetë të përfolur me bashkëpunimin me individë që kontrollojnë krimin dhe kontrabandën në veri, ashtu si shumë personalitete, që Kosova i njeh problematikë, për të mos përmendur fakte të tjera. E më shumë akoma, kjo opozitë është mjaftuar në kor me qarjet e përbashkëta për mundësinë e humbjes së bashkëpunimit me SHBA-në, por pa marrë përsipër realisht peshën e duhur. Për fatin e keq, njësoj si në Shqipëri, opozita kosovare e humb kohën me debate shterpë, ndërkohë që të dy vendet tona mbartin problematika shumë e shumë të mëdha. Të tilla, që kërkojnë në rastin e Kosovës jo vetëm seriozitet por profesionalizëm  e kthjelltësi dhe mundësinë e bashkëpumimit me Kurtin për të përcaktuar vija të kuqe, që lidhen me qëndrimin ndaj SHBA-së. Kjo është e përbashkëta dhe në Tiranë, ku lufta më e madhe në krizën e opozitës së Tiranës është për treguar se cili ka qasjen më të madhe në marrëdhënien me SHBA-në. Askush nuk do t’ia uronte Kosovës një realitet jashtë ndihmës së SHBA-së, por opozita ka misionin e madh ta tregojë tashmë në këtë pozicion me vepra dhe ide, apo që fjalët në foltore t’i tregojë me aksione dhe ngjalljen e besimit ndër ta. E kaluara ka treguar se nuk ka lajme më të mira dhe për ta në marrëdhëniet lidhur me dialogun. Lëshimet që bënë me territorin në kufi me Malin e Zi dhe me Maqedoninë e Veriut nuk është se i favorizojnë shumë, ashtu si nga ana tjetër bashkëpunimi me çdo gjë që thuhet në Tiranë dhe sipas interesit është pro apo kundër Albin Kurtit.

Kosova është në një moment realisht të vështirë historik dhe të turbullt politik, por qasja e opozitës në vend është një nga trishtimet më të mëdha në këto kohë. Sa për rastin e Tiranës, atë të mos e përmendin shumë, sepse edhe në këtë rast duan të përfitojnë sa më shumë. Ironia e Kurtit me Ramën dhe anasjelltas nuk i duhen askujt, por e ardhmja e shqiptarëve, jashtë territorit të shtetit Amë, kujtdo. (Javanews)

 

 

 

Next Post
Sulmet kibernetike në sistemin e policisë, Rrumbullaku: Asgjë nuk është ekspozuar! Disponojmë 100% informacionin tonë

Ceremonia në Dhërmi/ BE dhuroi pajisje të reja për Policinë Kufitare, Rrumbullaku: Projekt me rëndësi për përballimin e emigracionit të paligjshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të drejtat dhe liritë do t’i mbrojmë”, Rama: Prokurorët paguhen sa frëngu pulën, jo që të ankohen nga unë! Kanë 500 sekretare e këshilltarë dhe…

“Të drejtat dhe liritë do t’i mbrojmë”, Rama: Prokurorët paguhen sa frëngu pulën, jo që të ankohen nga unë! Kanë 500 sekretare e këshilltarë dhe…

February 26, 2026
Shkelje e barazisë në tendera, Plarent Ndreca debate me prokuroren në GJKKO. Çfarë u vendos

Shkelje e barazisë në tendera, Plarent Ndreca debate me prokuroren në GJKKO. Çfarë u vendos

February 26, 2026
LIVE! Nis takimi në Pallatin e Brigadave, flet Kryeministri Rama: Sot është Qeveria që raporton para Grupit

LIVE! Nis takimi në Pallatin e Brigadave, flet Kryeministri Rama: Sot është Qeveria që raporton para Grupit

February 26, 2026
Rasit i çuditshëm: Hakerin e rrezikshëm e kërkojnë SHBA-të, por ai bën ofertën tunduese

Rasit i çuditshëm: Hakerin e rrezikshëm e kërkojnë SHBA-të, por ai bën ofertën tunduese

February 26, 2026
Përdorues i Sky Ecc dhe trafikant droge, SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes

Përdorues i Sky Ecc dhe trafikant droge, SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes

February 26, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Çfarë nuk u tha nga takimi me PPP në selinë e PD?

February 26, 2026
Ndodh edhe kjo/ Aeroplanmbajtësja 13 miliardëshe amerikane probleme me tualetet, ndalet në Kretë

Ndodh edhe kjo/ Aeroplanmbajtësja 13 miliardëshe amerikane probleme me tualetet, ndalet në Kretë

February 26, 2026
Shantazhonte grekët se do i publikonte bisedat intime, arrestohet korçari

Shantazhonte grekët se do i publikonte bisedat intime, arrestohet korçari

February 26, 2026
Djali i adoptuar i El Mencho-s?! Kush do të marrë ‘frenat’ e kartelit më të fuqishëm të Meksikës

Djali i adoptuar i El Mencho-s?! Kush do të marrë ‘frenat’ e kartelit më të fuqishëm të Meksikës

February 26, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Kjo, si nata kur helikopteri priste në stadium

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In