• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ironia e De Biazit: Te Shqipëria mund të bëj edhe drejtorin teknik, por ua kam lënë radhën të rinjve si… Edi Reja

by Java News
17/02/2022 22:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Xhani de Biazi, ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, që shkroi historinë me fanellën kuqezi, ka dhënë së fundmi një intervistë speciale për “Tuttomercatoweb”, ku ka analizuar ecurinë e skuadrave të Serisë A deri tani.

65-vjeçari gjithashtu ka dhënë një koment edhe për Shqipërinë e Edi Rejës, duke u ndalur te njeriu i momentit, Armando Broja, si dhe te Marash Kumbulla. Ai me batutë perifrazoi edhe kthimin e mundshëm te kuqezinjtë, por për momentin ia ka lënë të riut… Reja.

SHQIPËRIA DHE BROJA- “Pa dyshim e them me sinqeritet, Shqipëria ka një bazë të mirë me të cilën të mund të punojë, ku ka mbërritur Edi dhe po bën një punë të mirë. Në të njëjtën kohë i kanë shpërthyer disa lojtarë si edhe vetë Kumbulla, i cili është një lojtar i ri dhe me perspektivë.

Broja është një lojtar i cili me siguri ka cilësi, dhe pak ditë më parë i shënoi Totenhemit të Kontes. Ai është një futbollist i cili e sheh portën. Po luan pak me Kombëtaren shqiptare në krahasim me atë që pret ai. Por, njëkohësisht mendoj se ka kohën e duhur për të ndërthurur lojën dhe për t’i dhënë peshën dhe vlerësimin e duhur”, u shpreh fillimisht ish-trajneri i Kombëtares.

BATUTA ME EDI REJËN

I ngacmuar nga gazetarët e “tuttomercatoweb” për faktin që Broja nuk po luan rregullisht me Kombëtaren, ata i thanë se kjo punë zgjidhet kur pas 3-4 vitesh De Biazi të rikthehet sërish trajner i Shqipërisë… “Fundja ti je mik me Armand Dukën dhe kjo gjë mund të ndodhë”, ishte batuta e gazetarëve. Ndërkaq, De Biazi u përgjigj me humor: “Unë mund të bëj edhe drejtorin teknik, por për momentin ua kam lënë radhën të rinjve si Edi Reja…(qesh)”.

SERIA A “Është pa dyshim një kampionat emocionues. Për mua Interi është skuadra më e fortë deri tani, edhe pse më pëlqejnë shumë Milani dhe Napoli dhe në të njëjtën kohë shoh një Juventus të rifutur në garë. Megjithatë, jo për të fituar titullin. Me Atalantën, megjithatë, i pashë mirë, ata morën një djalë përpara që ka forcë dhe sasi, di të shënojë shumë gola dhe merr përgjegjësi nga Morata dhe Dibala”.

ITALIA “Fatkeqësisht, e paguam shtrenjtë mungesën e fitores kundër Zvicrës. Mançini ka bërë një punë të madhe me një kombëtare që nuk është më e mira për sa i përket teknikës, por që mund të jetë një grup i fortë. Pengesat do të jenë të vështira, të dyja. Nuk është e garantuar që mund ta mposhtim Maqedoninë, duhet të përgatitet mirë pa menduar se tashmë kemi kaluar në raundin tjetër”, vijoi De Biazi.

AZERBAJXHANI

“Unë absolutisht duhet të jem këtu (në Baku) sepse lojtarët e ekipit kombëtar janë pothuajse të gjithë në kampionatin vendës. Unë ndjek disa seanca stërvitore dhe të gjitha ndeshjet me stafin tim. Në mars do të kemi shansin të kemi dy miqësore para Ligës së Kombeve në qershor”, përfundoi Xhani de Biazi./m.j

Next Post
Ngjela flet me bindje: Presidenti ka hyrë në listën e zezë të ndërkombëtarëve

Ngjela kujton takimin e parë me Metën: Kishte veshur kostum turk e sandale, sot ka prona si sheikët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“U ktheve me premtimin për fundin e kryetarokracisë, por…”, i riu i FRPD “thumbon” Berishën nga Lezha

“U ktheve me premtimin për fundin e kryetarokracisë, por…”, i riu i FRPD “thumbon” Berishën nga Lezha

January 18, 2026
“Pas 13 vitesh opozitë të lodhshme…”/ Berisha në Kombinat, Salianji në Lezhë: Jemi në rrugën e duhur!

“Pas 13 vitesh opozitë të lodhshme…”/ Berisha në Kombinat, Salianji në Lezhë: Jemi në rrugën e duhur!

January 18, 2026
“Hiq dorë nga plani për të zotëruar Groenlandën!”, zbardhet kërkesa e ministrit të Jashtëm danez për Trump

“Hiq dorë nga plani për të zotëruar Groenlandën!”, zbardhet kërkesa e ministrit të Jashtëm danez për Trump

January 18, 2026
Nis nesër “sesioni i reformave”/ Kuvendi i rikthehet punimeve mes protestave të opozitës dhe “vijës së kuqe” të Ramës

Nis nesër “sesioni i reformave”/ Kuvendi i rikthehet punimeve mes protestave të opozitës dhe “vijës së kuqe” të Ramës

January 18, 2026
Shqipëria vendos rekord të ri në turizëm/ 1.2 milionë italianë pushuan në vendin tonë gjatë vitit 2025

Shqipëria vendos rekord të ri në turizëm/ 1.2 milionë italianë pushuan në vendin tonë gjatë vitit 2025

January 18, 2026
Samit për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, deputetja Mila takim me kryetaren e komunës së Preshevës

Samit për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, deputetja Mila takim me kryetaren e komunës së Preshevës

January 18, 2026
Ushtria siriane merr nën kontroll fushën më të madhe të naftës nga forcat kurde

Ushtria siriane merr nën kontroll fushën më të madhe të naftës nga forcat kurde

January 18, 2026
Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

January 18, 2026
Forcat e Armatosura rikthejnë ushtarakët në rezervë, Ciroku: Synohet forcimi i kapaciteteve dhe afrimi i profesionistëve

Forcat e Armatosura rikthejnë ushtarakët në rezervë, Ciroku: Synohet forcimi i kapaciteteve dhe afrimi i profesionistëve

January 18, 2026
“Pashë nga afër lodhjen në trupat dhe shpirtrat e njerëzve”, ministrja Spiropali rrëfehet pas vizitës në Kiev

“Pashë nga afër lodhjen në trupat dhe shpirtrat e njerëzve”, ministrja Spiropali rrëfehet pas vizitës në Kiev

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In