Irani po zhvillon raketa me rreze të gjatë?! Paralajmërimi i SHBA-ve para bisedimeve në Gjenevë

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka deklaruar se një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për të shmangur konfliktin është “brenda mundësive”, përpara bisedimeve të planifikuara mes dy vendeve në Gjenevë, Zvicër.

Araghchi tha se kjo është një “mundësi historike për të arritur një marrëveshje të paprecedentë”, që varet nga fakti nëse “diplomacia do të trajtohet si prioritet”, një shprehje që duket se i referohet kërcënimeve të vazhdueshme të presidentit amerikan Donald Trump për përdorimin e forcës ushtarake ndaj Iranit.

Bisedimet indirekte, të planifikuara për të enjten në Gjenevë, 26 shkurt, shënojnë raundin e tretë të diskutimeve mes Washingtonit dhe Teheranit, të ndërmjetësuara nga Omani, që shpreson në një “hap pozitiv drejt finalizimit të marrëveshjes”.

Abbas Araghchi

Gjatë fjalimit të tij para Kongresit, Trump mbajti një ton kërcënues ndaj Teheranit. Ai akuzoi Iranin se po përpiqet të rindërtojë programin e armëve bërthamore, duke thënë se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë kurrë që Teherani të ketë një armë bërthamore.

Sipas tij, Irani po zhvillon raketa me rreze të gjatë që mund të arrijnë SHBA-të.

“Preferoj ta zgjidh këtë problem përmes diplomacisë. Por një gjë është e sigurt: nuk do t’i lejoj kurrë sponsorit numër një të terrorizmit në botë, të ketë një armë bërthamore. Kjo nuk mund të ndodhë“, tha Trump.

Ai shtoi se pas sulmit amerikan mbi objektet bërthamore të Iranit në qershor 2025, “ata u paralajmëruan të mos tentonin të rindërtonin programin e tyre të armëve, veçanërisht armët bërthamore, megjithatë ata vazhdojnë”.

Trump ritheksoi se negociatat me Iranin vazhdojnë, por Shtetet e Bashkuara nuk kanë dëgjuar ende nga Teherani fjalët e qarta: Ne nuk do të kemi kurrë armë bërthamore!

“Po e fillojnë gjithçka nga e para. Ne e shkatërruam, dhe ata duan të fillojnë përsëri. Po ndjekin sërish ambiciet e tyre të këqija. Po negociojmë me ta”, tha presidenti amerikan.

“Kështjella e fortë”

Araghchi ka udhëhequr negociatat në emër të Iranit, ndërsa emisarët e Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff dhe dhëndri i Trump, Jared Kushner, kanë përfaqësuar SHBA-të.

Pas raundit të fundit të bisedimeve në Gjenevë, Trump tha se Teherani ka 10 deri në 15 ditë për të arritur një “marrëveshje me kuptim”, duke iu referuar përsëri mundësisë së ndërhyrjes ushtarake, përballë një përqendrimi të madh të forcave amerikane pranë Iranit.

Bisedimet këtë herë do të zhvillohen ndërsa USS Gerald R Ford, aeroplanmbajtësja më e madhe e marinës amerikane, është ankoruar në një bazë të NATO-s në ishullin grek të Kretës, në rrugën drejt Lindjes së Mesme, ku SHBA-të kanë rritur praninë ushtarake javët e fundit.

Forcat e Gardës Revolucionare Iraniane (IRGC) gjithashtu kanë kryer stërvitje ushtarake në jug të vendit, duke deklaruar se kanë ndërtuar “një kështjellë të fortë” në atë zonë.

Raportuesi i Al Jazeera, Tohid Asadi, nga Teherani thotë se “mendimi publik në Iran është i përzier, mes frikës nga lufta dhe shpresës për diplomaci”, duke iu referuar përqendrimit ushtarak amerikan në rajon.

Ai shton se bisedimet po zhvillohen paralelisht me “pakënaqësinë publike”, siç u dëshmua me “protestat masive” në gjithë Iranin në dhjetor, “fillimisht të nxitura nga vështirësitë ekonomike”.

“Aktualisht dëgjohen gjithashtu zëra pakënaqësie në sferat politike dhe sociale, së paku gjatë tre ditëve të fundit në disa universitete kryesore të kryeqytetit dhe në gjithë vendin”, raporton Asadi.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.