• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Irani do të ndërtojë fabrikë dronësh në Bjellorusi për të furnizuar Moskën

by A R
02/08/2023 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Herë mohuese dhe herë të dyshimta kanë qenë deklaratat e Iranit dhe Rusisë për bashkëpunimin e tyre në luftën në Ukrainë, nëpërmjet furnizimit me municione dhe dronë nga ana e Teheranit.

Por këtë herë bashkëpunimi duket se ka dalë zbuluar, pasi Irani ka bërë me dije se do të nisë ndërtimin e fabrikave të dronëve në Bjellorusi dhe Rusi.

Sipas Institutit për Studimin e Luftës në një takim të zhvilluar dje në Teheran me ministrin e mbrojtjes bjelloruse, shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura iraniane bëri thirrje për një bashkëpunim më të madh të industrisë së mbrojtjes midis dy vendeve.

Zyrtarët nga të dy vendet besohet se kanë diskutuar gjithashtu nisjen e punës për ndërtimin e fabrikave të dronëve kamikazë “Shahed” në Bjellorusi, si një formë për të mbështetur luftën ruse në takim.

Këto bisedime konfirmojnë pretendimet që Ukraina shprehur në maj, se inxhinierët iranianë po eksploronin se si t’i konvertonin fabrikat në qytetin bjellorus të Gomel në objekte të prodhimit të dronëve.

Një muaj më vonë, administrata Biden zbuloi se Irani po ndihmon Rusinë të ndërtojë një fabrikë të prodhimit të dronëve në qytetin Yelabuga.

Fabrika të tilla do t’i lejonin Rusisë të blejë dronët iranianë më lehtë pa pasur nevojë t’i transportojë ato përmes Lindjes së Mesme. Kjo do të jepte gjithashtu një nxitje për ekonominë iraniane, e cila po përjeton inflacion prej rreth 47% pas sanksioneve të vazhdueshme nga Perëndimi.

Irani sakaq ka nënshkruar disa marrëveshje strategjike afatgjata me Rusinë dhe Bjellorusinë.

/a.r

Next Post
Basha nis punën për “forcimin e PD-së”: Ta pastrojmë politikën…

Basha nis punën për “forcimin e PD-së”: Ta pastrojmë politikën...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com