• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Irani dhe Turqia bëhen bashkë kundër referendumit të kurdëve në Irak

by Java News
17/08/2017 18:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Turqia dhe Irani kanë kundërshtuar rëndë një referendum e kurdëve për pavarësi, i cili është planifikuar të mbahet muajin e ardhshëm në Irak.

Këto deklarata janë bërë gjatë një vizite të shefit të stafit të ushtrisë së Teheranit, Mohammad Hossein Bagheri, në një vizitë të rrallë në Ankara. Media turke kanë thënë se kjo është vizita e parë e këtij lloji prej Revolucionit Islamik të Iranit më 1979. “Nuk ka pasur vizita të tillë për vite të tjera në mes të dy vendeve, mirëpo duke parë zhvillimet rajonale në çështjet e sigurisë, dhe luftën kundër terrorizmit, është parë nevoja e një vizite të tillë”, i ka thënë gjenerali iranian, Mohammad Hossein Bagheri, televizionit shtetëror turk, pak pasi arritur në Ankara.

Bagheri ka thënë se pas takimeve me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, janë pajtuar se mbajtja e referendimit për pavarësinë e kurdëve në Irak, mund të nxis trazira në gjithë rajonin.

Kurdët janë minoritet i konsiderueshëm në Iran, Irak, Siri dhe Turqi, dhe kanë disa fraksione të cilat kërkojnë autonomi, ndonjëherë edhe në mënyrë të dhunshme, në secilin prej këtyre vendeve.

“Të dyja palët janë pajtuar se nëse mbahet referendumi, do të shënojë fillimin e një serie të re të tensioneve dhe konflikteve brenda Irakut, efektet e të cilave do të ndikojnë edhe në vendet fqinje”, është cituar të ketë thënë Bagheri sipas agjencisë iraniane të lajmeve, IRNA.

“Mbajtja e referendumit do ta përfshijë Irakun, Iranin dhe Turqinë, andaj kjo është arsyeja që kanë theksuar autoritetet e të dy vendeve, se kjo gjë është e pamundur dhe nuk duhet të bëhet”, ka thënë tutje Bagheri. Erdogan e ka mirëpritur Bagherin në pallatin e tij presidencial, së bashku me ministrin e Mbrojtjes të Turqisë, ka thënë zyra e presidentit turk.

Gjatë bisedimeve është diskutuar edhe për përpjekjet e një zgjidhje paqësore në Siri, ku të dy palët mbështesin kahe të kundërta. Qeveritë e Turqisë, Iranit dhe Irakut, kanë shprehur kundërshtimin e rajonit autonom të kurdëve në Iran, për mbajtjen e një referendumi për pavarësi.

Sidoqoftë, liderët kurdë nuk e kanë anuluar referendumin e planifikuar për 25 shtator. Në këtë referendum pritet të votojnë rreth 5 milionë votues. Minoriteti i kurdëve në Irak, i cili ka një autonomi të konsiderueshme, ka jetuar në paqe me Qeverinë e Bagdadit, pavarësisht mosmarrëveshjeve rreth naftës dhe çështjeve tjera.

Mirëpo, në Turqi dhe Iran, përleshjet e përgjakshme në mes të forcave qeveritare dhe militantëve të grupeve kurde nuk janë të pazakonta. Erdogan, ka qenë i shqetësuar për rritjen e fuqisë politike të kurdëve në vendin e tij, pasi të njëjtit kanë fituar një fraksion të madh parlamentar, në zgjedhjet e fundit në Turqi. Presidenti turk është ankuar shpesh për separatistët e armatosur nga radhët e kurdëve, të cilat kanë kërkuar mbështetje në vendet fqinje, duke e shtyrë kështu Turqinë, për ndërtimin e një muri në kufi me Iranin, Irakun dhe Sirinë.

Erdogan ka kritikuar ashpër edhe përpjekjet e Shteteve të Bashkuara, për të organizuar kurdët në Siri, kundër militantëve të Shtetit Islamik, duke thënë se këto armë mund të kthehen kundër forcave turke.

 

Sipas agjencisë shtetërore turke të lajmeve, Anadolu, bisedimet ne mes të Erdoganit dhe Bagherit rreth referendumit të kurdëve, janë zhvilluar për rreth 50 minuta.

Sa i përket Sirisë, Bagheri ka thënë se dy fuqitë rajonale, janë duke kërkuar “koordinim për krijimin e paqes dhe sigurisë”, ka raportuar agjencia IRNA.

Këto janë parë si përpjekjet më të reja nga Teherani dhe Ankaraja, për të tejkaluar dallimet e tyre në Siri, pasi Irani është mbështes i fortë i presidentit sirian, Bashar al-Assad, në luftën gjashtëvjeçare të vendit të tij, derisa Turqia ka mbështetur grupet e armatosura sunite, në luftën kundër Assadit.

Mirëpo, Irani dhe Turqia kanë edhe një armik të përbashkët, Shtetin Islamik me prezencën e tij të madhe ne Irak dhe Siri nga viti 2014.

Shteti Islamik ka kryer sulme shkatërruese në këto dy vende, derisa kohën e fundit është bërë shumë aktive edhe në Iran, me anë të rekrutimeve.

Agjencia AFP ka raportuar, se një zyrtar i lartë i Gardës islamike Revolucionare të Iranit, i ka thënë Bagherit ta vizitojë Ankaranë, pas një prezence të “grupeve terroriste”, në pjesët e kufirit, pa specifikuar se për cilat grupe bëhet fjalë.

“Ne jemi duke kërkuar një marrëveshje të mirë me Turqinë për të krijuar siguri më të mirë për kufijtë turq dhe iranianë, në perëndim dhe veriperëndim”, është cituar të këtë thënë zëdhënësi i kësaj Garde, Ramezan Sharif, përgatiti ”REL”. (b.an)

Next Post
Pse është e varfër Shqipëria?

Pse është e varfër Shqipëria?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dash Sula dhe shumica e heshtur antiberishë në elektoratin shqiptar

February 13, 2026
Incidenti me Flamur Nokën në Vorë, Celibashi shkarkon të gjithë vëzhguesit

“Lini mënjanë ndasitë”, Celibashi thirrje partive politike: Avanconi me “Zgjedhoren”

February 13, 2026
Hungaria në udhëkryq, skandalet e njëpasnjëshme që po lëkundin “kështjellën” e Viktor Orbanit

Hungaria në udhëkryq, skandalet e njëpasnjëshme që po lëkundin “kështjellën” e Viktor Orbanit

February 13, 2026
Protesta, fermerët grekë ngujohen para Parlamentit me traktorët e tyre

Protesta, fermerët grekë ngujohen para Parlamentit me traktorët e tyre

February 13, 2026
Trump apo Biden? Shqipëria ka pasur marrëdhënie më të ngushta ekonomike me…

Sondazhet: Rënie e mbështetjes për Trump, amerikanët “mallëngjehen” për Biden

February 13, 2026
Incident në Hagë, Specialja ‘zhvesh’ Krasniqin! PDK: Baca shqiponjën e ka në zemër, po ku është Qeveria Kurti?!

Gjyqi për ish-krerët e UÇK | Manipulim me dëshmitë? Mbrojtja e Jakup Krasniqit ‘shpërthen’ ndaj Prokurorisë

February 13, 2026
Haradinaj përsërit thirrjen e tij: Taksa ndaj mallrave serbe të hiqet vetëm nëse njihet Kosova

Fillojnë negociatat, AAK e do Ramush Haradinajn President

February 13, 2026
Protesta e PD / Juristja: Berisha nxit përçarje dhe vëllavrasje, të miturit përdoren si “mish për top”

Protesta e PD / Juristja: Berisha nxit përçarje dhe vëllavrasje, të miturit përdoren si “mish për top”

February 13, 2026
Emrat/ Molotov e dhunë në protestën e Rithemelimit dhe PL para bashkisë së Tiranës, Blushi, Balliu dhe Noka nën hetim. 3 të arrestuar

Pse molotovi duket si një “kaos i kontrolluar” nga Berisha dhe Rama

February 13, 2026
Rregullat e reja pas 25 shkurtit që mund të bllokojnë britanikët me dy shtetësi në aeroporte

Rregullat e reja pas 25 shkurtit që mund të bllokojnë britanikët me dy shtetësi në aeroporte

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In