Forcat speciale amerikane të dislokuara në Irak, kanë kapur një anëtar të rangut të lartë të xhihadistëve të Shtetit Islamik, kanë bërë të ditur gjatë të martës në Pentagon.
Një zyrtar anonim i Departamentit amerikan të Mbrojtjes, ka konfirmuar lajmin për CNN, duke deklaruar se bëhet fjalë “për një përfaqësues të rëndësishëm” të Shtetit Islamik, transmeton Telegrafi.
Njësia e forcave speciale amerikane që ishte dërguar në Irak disa javë më parë, kishin mbledhur të dhëna nga shumë xhihadistë të arrestuar, me qëllim që të pengojnë hierarkinë e organizatës terroriste Shteti Islamik”, ka deklaruar zyrtari amerikan, duke shtuar se ky informacion është përdorur më vonë për sulmet ajrore kundër ISIS në Irak dhe Sirinë fqinje.
Sipas Pentagonit, anëtari i kapur i Shteti Islamik aktualisht është duke u marrë në pyetje.
Telegrafi