Apple ka bërë më në fund debutimin e shumëpritur në tregun e telefonave të palosshëm, duke prezantuar zyrtarisht iPhone Duo gjatë eventit të zhvilluar në “Steve Jobs Theater”. Bëhet fjalë për një nga risitë më të mëdha të kompanisë ndër vite.
Në imazhet e publikuara, krijuesi i njohur i videove Andy To shihet duke e testuar nga afër pajisjen e re në Apple Park, duke demonstruar edhe performancën e kamerës me opsionet 1x dhe 0.5x Ultra Wide.
iPhone Duo pritet të pozicionohet si një produkt premium, me një çmim fillestar prej 1,999 dollarësh. Sipas të dhënave të bëra publike, telefoni pritet të dalë në shitje në fund të tetorit.










