• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Inxhinieri: Absurde që për HEC-et e Valbonës të paguajë shteti e jo ata që dhanë koncesionet

by Aalison Pearse Stevens
07/10/2016 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

HEC-et e Dragobisё u dhanë me koncension nga Berisha, pse ai kërkon tani përgjegjësi nga Rama?!

Dr. Inxhinier Kristo Goga, anëtar i KKDM (Këshillit Kombëtar të Digave të Mëdha) në këtë intervistë për JAVAnews shpreh disa mendime për ndërtimin e HEC-eve të Dragobisë. Pse situata ka kohë që ka nisur dhe sqaron pse është kjo kakofoni zërash sikur nuk e dinë, që ato do të ndërtoheshin. Pse politikanët i hartojnë ligjet sipas interesave të tyre?!

Intervistoi Ben Andoni

HEC-et e Dragobisë, puna për ndërtimin e të cilave ka kohë që ka nisur, janë dhënë me koncension nga qeveria e Berishës, por pse tashmë e kërkon nga kryeministri Rama, përgjegjësinë për to, thotë inxhinieri veteran i Digave.

Në fakt, gishti i përgjegjësisë nuk fal asnjë nga politika shqiptare, madje edhe qeveritarët e sotëm. Si anëtar i KKDM (Këshillit Kombëtar të Digave të Mëdha) ai ka treguar sesi ai dhe kolegët e tij nё mbledhjet e instancës së tyre donin të procedohej sesi tё organizohet projektimi, ndёrtimi, shfrytёzimi dhe dhёnia me konçesion e hidrocentraleve gjatë kohëve të tranzicionit.

“Por kёrkuam rregull :Nё fillim tё bёhej studimi i plotё i tё gjitha rrjedhjeve ujore pёr tё pasur njё kadastёr teknike tё plotё tё shfrytёzimit tё rrjedhave ujore nё tё gjithё Shqipёrinё, ashtu siç ka vepruar bota ashtu të bënim edhe ne pёr ato qё janё ndёrtuar gjatё periudhёs 1945-1990. Por jo, ata nuk donin rregull dhe e bёnё ashtu siç ёshtё tani. Njё katraurё”.

Por rrënjët e korrupsionit, me të cilët është e lidhur e gjithë kjo amulli, nuk mbarojnë këtu sepse përfshijë edhe ambientalistët e shumtë, që japin aprovimin, pa respektuar fare licensën e tyre, por mbi të gjitha sensin e tyre të munguar qytetar dhe patriotik. Ndërkohë vërejtja shkon edhe për shumë nga protestuesit, që gjoja protestojnë për gjithçka. Ka kohë që punohet, thotë ai për këto HEC-e, çfarë kanë bërë deri më tani? Dhe, pse çuditërisht shumë syresh janë të pasur…Ndërkohë që vëmëndja i tërhiqet edhe kryeministrit Rama, që të mos vazhdojë udhën e paraardhësit të tij…

Megjithëse është bërë shumë përpjekje nga ana e komunitetit në veri që të mos ndërtoheshin HEC-et në Dragobi, me sa duket ato do të ndërtohen mbi Valbonë. Si është realisht situacioni atje dhe a mund të ndërtohet në brendësi të parqeve kombëtare për ndonjë arsye?

“Babёzia, çmenduria pёr tё ndёrtuar hidrocentrale tё vegjёl shfaqet me tё gjithё brutalitetin e jashtёzakonshёm ndaj pasurive  kombёtare. Politika shqiptare e ka bёrё qёllimisht Ligjin e konçesioneve pёr  hidroçentralet tё gabuar, se ashtu i vlen vetёm kastёs dhe jo popullit. Tek ne populli pёr politikanёt, ёshtё vetёm njё turmё amorfe. Unё kam marrё pjesё nё mbledhjet se si tё organizohet projektimi, ndёrtimi, shfrytёzimi dhe dhёnia me konçesion e hidroçentraleve. Por kёrkuam rregull :Nё fillim tё bёhet studimi i plotё i tё gjitha rrjedhjeve ujore pёr tё pasur njё kadastёr teknike tё plotё tё shfrytёzimit tё rrjedhave ujore nё tё gjithё Shqipёrinё, ashtu siç ka vepruar bota si dhe ne pёr ato qё janё ndёrtuar gjatё periudhёs 1945-1990. Por jo, ata nuk donin rregull dhe e bёnё ashtu siç ёshtё tani. Njё katraurё.

Valbona ёshtё e studiuar me kohё dhe shteti socialist ndёrtoi dy hidrocentrale tё vegjёl: Njё nё Valbonё e njё nё Dragobi si dhe disa kanale ujitёs.

Babёzia e pas vitit 1990, bëri qё nё lumin e Valbonёs tё projektohen disa hidrocentrale, pёrfshirё dhe fuqizimin e hidrocentraleve tё shtetit socialist. Projekte nё Valbonё ka bёrё edhe njё Akademik i Akademisё sё sotme tё Shkencave tё Shqipёrisё. Kuptohet vetvetiu se ku ka arritur grykёsia pёr Valbonёn e mrekullueshme.

Tё gjitha projektet janё hartuar dhe janё dhёnё me konçesion nga qeveria e ish kryeministrit tё Shqipёrisё Z.Sali Berisha. Po pse nuk e ruajti vendin e vet? Po tani  pse thotё qё t’i anullojё qeveria e Edi Ramёs? Apo ёshtё pasim topi?

Dhe, diçka tjetër: Tё gjithё hidrocentralet qё janё dhёnё me konçesion kanё studimin e ndikimit nё mjedis. Po kёto studime i bёjnё ambientalistё me liçensё. Kuptohet edhe kёta qё gjoja u dhimbset pasuria e Valbonёs janё të korruptuar.

Pasuria e Valbonёs duhet tё ruhet, por me sa duket ajo nuk do tё ruhet. Anulimi i konçesioneve ёshtё me pasoja pёr shtetin, por jo pёr ata pushtetarë qё i kanё dhёnё kёto konçesione.Dhe kёtu ёshtё e keqja se pushtetarёt mund tё bёjnё gabime e faje, por nuk ndёshkohen kurrё qё kёtё pasuri tё shkatёrruar t’ia kthejnё shtetit nga pasuria e tyre”.

Pse ndodh që nuk informohen njerëzit edhe pse Shqipëria ka detyrim me Konventën e Ahrusit që ta bëjë këtë…

“Pёrgjigjja ёshtё shumё e thjeshtё: Do tё merret vesh atёherë, siç thotё populli, kur e ka marrё ferra uratёn”.

Çfarë përfitimi kemi me ndërtimin e tyre? Ku shkelet kryesisht me ndërtimin e tyre edhe pse kanë lejet dhe gjithë dokumentacionin e nevojshëm?

“Dua të jem më i qartë sepse i sqarova edhe nё pikёn e parё. Aty pёrfitohet njё energji elektrike pothuajse konstante gjatё gjithё vitit sepse rrjedhja ujore formohet nga burime tё fuqishme dhe me diapazon tё vogёl midis prurjeve brenda vitit. Ndёrtime mund tё bёhen por duke i analizuar tё gjitha efektet qofshin kёto negative ashtu edhe ato pozitive. Analiza ekonomike e plotё pёr kёto hidrocentrale tё dhёna me konçesion ёshtё e gabuar sepse kanё marrё vetёm efektin e prodhimit tё energjisё elektrike. Po  efektet e tjera?

Shohim se dalin nё protesta tani kundёr ndёrtimit tё hidrocentraleve nё Valbonё shumë personazhe. Ndёrtimi ka kohё qё ka filluar. Ku ishin mё parё kёta protestues? Pse u kujtuan tani? Mendoj se kёtu ka doza jo tё vogla politike. Edhe protestuesit shpesh janё tё varur nga partitё. Me se jetojnё kёta ambientalistë? Jo pak nga ata janё  disi edhe tё pasur. Si ёshtё vёnё pasuria e kёtyre? Mendoj se gjёrat janё tё lidhura me korrupsionin si nё çdo degё tё veprimtarisё ekonomike e shoqёrore”. (Javanews)

Next Post
Tepelenë, një person gjendet i mbytur në lumin Vjosë

Tepelenë, një person gjendet i mbytur në lumin Vjosë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

June 27, 2026
“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

June 27, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

June 27, 2026
AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

June 27, 2026
Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

June 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Jam shkarkuar padrejtësisht”, Spaho: Kam qenë kundër protestës që ditën e parë

June 27, 2026
“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

June 27, 2026
Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

June 27, 2026
Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

June 27, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Tension tregtar SHBA–BE, Trump kërcënon me tarifa 100% për shërbimet dixhitale

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In