• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Investimi / Veliaj: Këtë vit i japim fund mësimit me dy turne

by A R
03/09/2016 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës nis ndërtimin e shkollës së re në zonën e Kombinatit. Shkolla 9-vjeçare, “Betim Muço” është godina e dytë që nis të ndërtohet në kuadër të projektit për ndërtimin e 20 shkollave në kryeqytet, të cilat do të zgjidhin përfundimisht problemin e mësimit me dy turne që vijon prej vitesh. Nisja e punimeve u inspektua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi rëndësinë e këtij projekti.

“Më vjen mirë që pas shkollës “Hoxha Tahsin”, shkolla 9-vjeçare “Betim Muço” në Kombinat është e dyta si pjesë e projektit për ndërtimin e 20 shkollave në Tiranë. Duke filluar me këto dy shkolla të para dhe për të pasuar me shkollën “Kosova”, do të vazhdojmë gjatë këtij viti me hedhjen e themeleve për shkolla të reja. Kjo është e vetmja mënyrë se si mund të eliminojmë klasat me dy turne”, tha Veliaj. Sipas kryebashkiakut, është e vështirë të pretendohen qytetarë të mirë nesër dhe një Tiranë dinjitoze, nëse fëmijët nuk kanë kushtet normale në institucionet ku duhet të marrin dije. Prandaj, sipas tij, është i rëndësishëm një ndryshim radikal dhe për këtë vjen në ndihmë partneriteti publik-privat.

“Ka ardhur koha për një ndryshim radikal, ndaj do të vazhdojmë partneritetin publik-privat me ndërtimin e 20 shkollave në Tiranë. Pasi firma të ketë mbaruar shkollën, do të fillojmë të paguajmë këstet. Kjo mënyrë ka funksionuar me sukses në shumë vende rreth nesh. Ka ardhur koha që të ecim përpara me këtë projekt”, theksoi Veliaj. Kryebashkiaku sqaroi se shkolla e re do të ketë të gjitha ambientet e nevojshme për mësimdhënie, si edhe disa ambiente sportive të cilat do të vihen në shërbim të komunitetit.

“Kjo shkollë do të ketë 27 klasa. Për herë të parë do të kemi ndoshta shkollën më të mirë të Tiranës në komunitetin e Kombinatit, sepse do të ruajmë standardin europian dhe të Ministrisë së Arsimit për të pasur jo më shumë se 25 nxënës për një klasë dhe 6 laboratorë. Për të gjithë ata qytetarë që ndoshta kërkonin të kishte më shumë terrene sportive, ky projekt i përqafon të dyja idetë; një shkollë të bollshme që eliminon dy turnet në Kombinat dhe 3 terrene sportive, si edhe 1 palestër, e cila pastaj kthehet në një qendër komunitare për gjithë zonën”, tha ai. Veliaj solli në vëmendje investimet e kryera për ambiente arsimore në zonën e Kombinatit, e cila do të jetë një nga 7 poliqendrat e Tiranës e parashikuara në Planin e Përgjithshëm Vendor “Tirana 2030”. Ai shtoi se investimet do të vijojnë edhe më tej me infrastrukturën e kësaj zone.

“Është hera e dytë brenda javës që kthehemi në Kombinat, por më vjen mirë që thuajse është i njëjti qëllim, fokusi te fëmijët, te nxënësit. Kemi rikonstruktuar çerdhet, kemi mbaruar kopshtet dhe tani, me shkollën e re Kombinati shpëton nga një makth i viteve pafund, ku prindërit ndjenin që fëmija i tyre, kishte shanse më të ulëta për sukses sesa fëmija i dikujt që e kishte shtëpinë në qendër të Tiranës”, u shpreh Veliaj. Më pas, shtoi kryebashkiaku, të gjithë qytetarët kanë detyrë që ta mirëmbajnë dhe të jenë bashkëpunues me bashkinë, teksa avancohet me projekte të tjera. “Duke filluar nga muaji tjetër do fillojmë investimin në zonën e Kombinatit nga mbikalimi deri në Sharrë, dhe pastaj rehabilitimin e gjithë varrezave të Sharrës”, deklaroi kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Shkolla 9-vjeçare “Betim Muço” në Kombinat do të ketë 27 klasa dhe 6 laboratorë, dhe do mbulojë nevojat e 1200 fëmijëve. Një tjetër ambient i nevojshëm, i cili do të vendoset në katin e dytë të ndërtesës, është biblioteka që do të ofrojë një ambient të qetë për çdo nxënës që do të studiojë. Shkolla do të ketë gjithashtu një palestër brenda standardeve, por edhe 3 terrene sportive të jashtme të cilat përveç shkollës do t’i shërbejnë gjithë zonës së Kombinatit. Projekti përfshin edhe ndërtimin e ambienteve të gjelbërta në oborrin e shkollës. /r.a

Next Post
Drogë me vlerë 1 milion euro, shqiptari e kishte fshehur në airbag

Drogë me vlerë 1 milion euro, shqiptari e kishte fshehur në airbag

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paradoksi i tubimit të sotëm, qytetari dhunohet nga protestuesit dhe nga militantët e PD-së… (VIDEO)

Paradoksi i tubimit të sotëm, qytetari dhunohet nga protestuesit dhe nga militantët e PD-së… (VIDEO)

November 7, 2026
SHBA ultimatum partnerëve: Ndërprisni tregtinë me Nikaraguan, Rubio: Diktaturë e egër -

Rubio forcon kontrollin mbi Departamentin e Shtetit: Sjellja joetike do të çojë në shkarkim

November 7, 2026
Policia boshatis bulevardin me operacion të befasishëm, protestuesit largohen me vrap! Aksion dhe për shoqërimet e para

Policia boshatis bulevardin me operacion të befasishëm, protestuesit largohen me vrap! Aksion dhe për shoqërimet e para

November 7, 2026
Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë mbetje të “Albchrome”, nën hetim depozitimi!

Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë mbetje të “Albchrome”, nën hetim depozitimi!

November 7, 2026
Rreth 2,9 milionë qytetarë pa akses në kursimet e tyre, shpërthen zemërimi në Paraguaj, politikani nxirret zvarrë nga turma

Rreth 2,9 milionë qytetarë pa akses në kursimet e tyre, shpërthen zemërimi në Paraguaj, politikani nxirret zvarrë nga turma

November 7, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Bankat do të përdorin kolateralin e qytetarëve për kredi

November 7, 2026
Dhuna në protestën e sotme, Policia boshatis me aksion bulevardin! Të maskuarit vijojnë sulmet nga distanca, shpërndahen me ujë e gaz

Dhuna në protestën e sotme, Policia boshatis me aksion bulevardin! Të maskuarit vijojnë sulmet nga distanca, shpërndahen me ujë e gaz

November 7, 2026
“Asgjë e re nga fronti i rrëmujës”- Dhuna gjatë protestës te Ministria e Arsimit, zv/kryeministrja Koçiu: Zero tolerancë nga ligji për zjarrvënësit!

“Asgjë e re nga fronti i rrëmujës”- Dhuna gjatë protestës te Ministria e Arsimit, zv/kryeministrja Koçiu: Zero tolerancë nga ligji për zjarrvënësit!

November 7, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Politika në fazën më populiste të saj

November 7, 2026
Shtimi i destinacioneve nga Rinasi, ministri Karakaçi: Zhvillimit i aviacionit falë reformave të ndërmarra nga Qeveria!

Shtimi i destinacioneve nga Rinasi, ministri Karakaçi: Zhvillimit i aviacionit falë reformave të ndërmarra nga Qeveria!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In