• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Investimi i OSHEE-së në segmentin Elbasan-Cërrik, Balluku: Përmirësojmë cilësinë e furnizimit me energji elektrike

by Java News
07/03/2019 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një investim i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, për rikonstruksionin e rrjetit të tensionit të ulët përgjatë segmentit rrugor Elbasan-Cërrik, do të ofrojë një cilësi më të mirë të furnizimit me energji elektrike për afro 9 mijë banorë të kësaj zone.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi nga afër ecurinë e punimeve të cilat pritet të përfundojnë brenda muajit prill, tre muaj para afatit të parashikuar.

Investimi me vlerë 130 milionë lekë përfshinë ndërhyrjen në 26 kabina dhe do të ndikojë jo vetëm në reduktimin e humbjeve në rrjet por do t’ju vijë në ndihmë edhe bizneseve që veprojnë në këtë zonë.

“Është një investim rreth 130 milionë lekë që përfshinë gjithë segmentin e rrugës nga Elbasani në qytetin e Cërrikut. Nga ky investim përfitojnë rreth 2500 abonentë ose 9 mijë banorë dhe ndihmon jo thjeshtë në reduktimin e humbjeve por është një investim që do rrisë cilësinë e energjisë në këtë zonë.  Gjithashtu ndihmon dhe për agro-turizimin që kap gjithë këtë zonë dhe përfshinë 26 kabina elektrike”, tha drejtori i OSHEE Elbasan, Bukurosh Maçi.

Ministrja Balluku e vuri theksin tek përfundimi i këtij investimi para nisjes së sezonit turistik për të qenë gati për të përballuar fluksin. Balluku nënvizoi gjithashtu rëndësinë e investimit në fjalë dhe impaktin e tij në zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit në këtë zonë.

“Përveç faktit se ka një impakt shumë të ndjeshëm tek banorët e zonës, 9 mijë banorë të zonës ose 2500 abonentë, nga ana tjetër do ketë impakt edhe në zhvillimin e sektorit bujqësor si dhe impakt në zhvillimin e turizmit, kështu që ju duhet ta mbaroni sa më shpejtë, nëse mbarohet në prill do jetë akoma më mirë për t’i dhënë kohë edhe sezonit turistik, atëherë kur emigrantët kthehen apo dhe kur vizitorë nga vende të ndryshme vijnë edhe në zonën tuaj për të qenë gati dhe për të përballuar fluksin”, u shpreh Balluku.

Në të gjithë qarkun e Elbasanit kanë përfunduar investimet me kabull me vetëpërmbajte ABC dhe në kabina në të gjithë qytetet dhe po punohet në zonat rurale. Për përfundimin e këtij investimi janë angazhuar afro 80 punonjës, të ndarë në disa grupe, ndërsa kanë përfunduar rreth 50% e punimeve.

/a.meta

 

Next Post
Basha ‘mallkon’ Brukselin: Turp për Evropën nëse pranon integrimin në këto kushte

Basha 'mallkon' Brukselin: Turp për Evropën nëse pranon integrimin në këto kushte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In