• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Investimi 8 milionë euro, shpallet fituesi për aeroportin e Kukësit

by Java News
11/01/2019 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka përmbyllur fazën e vlerësimit të ofertave dhe ka shpallur fituesin për garën e dhënies me koncesion/PPP të Aeroportit të Kukësit.

Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Global Technical Mechanichs” sh.p.k. dhe “Bami” sh.p.k. me vlere investimi prej 7,999,393 Euro (pa TVSH) është identifikuar nga komisioni si oferta e suksesshme.

“Një nga kriteret kualifikuese të kësaj procedure ishte pjesëmarrja e një shoqerie/ekspertesh me përvojë në fushën e operimit dhe manaxhimit të aeroporteve e pajisur me licencat përkatëse lëshuar nga autoritetet ndërkombëtare të aviacionit, nëpërmjet një marrëveshje/kontrate me operatorin ekonomik. Në dokumentet e dorëzuara nga konsorciumi që ka paraqitur ofertë në këtë procedurë gare është përfshirë dhe marrëveshja mes konsorciumit dhe kompanisë hollandeze NACO me eksperiencë në fushën e menaxhimit dhe administrimit të aeroporteve” thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ky bashkim operatorësh ekonomik në bashkëpunim me kompaninë hollandeze NACO me eksperiencë në fushën e menaxhimit dhe administrimit të aeroporteve do të kryejë investimin në vlerën e lartpërmendur me synim rikonstruksionin, operimin dhe transferimin e aeroportit të Kukësit tek shteti pas periudhës 35 vjeçare të koncesionit.

Të dhëna mbi llojin e investimeve që do kryhen:

Investimi parashikon rehabilitimin dhe operimin e Aeroportit të Kukësit, duke bërë zgjerimin e pistës së aeroportit, zgjerimin e terminalit të pasagjerëve, zgjerimin e zonës së parkingut etj. Aeroporti do të ketë qëllim të funksionojë si aeroport për transportuesit me kosto të ulët duke qenë se për nga infrastruktura, thjeshtësia dhe teknologjia e tij, ai i përshtatet modelit të biznesit të linjave ajrore me kosto të ulët.

Pista për avionët në flotën e linjave ajrore me kosto të ulët, do të zgjerohet deri në një gjatësi prej 2.200 metra, dhe do të ketë kodin me numrin 4.Me rritjen e kodit do të rritet edhe gjerësia e pistës në 45 metra. Me qëllim të zgjerimit  dhe zonave të sigurisë do të bëhet një shtesë prej 66.000 m2 të zonës së aeroportit. Zgjerimi i propozuar i terminalit të udhëtarëve do të jetë nga aktualisht 600 m 2 deri 3.800 m 2 ose me fjalë të tjera do të bëhet zgjerimi i terminalit maksimumi deri në stacionin e zjarrfikës.

Zgjerimi i terminalit të udhëtarëve është zgjerimi i dhomave të pritjes për të siguruar kapacitet të mjaftueshëm për ngjitje paralele në bordin e 3-4 avionëve. Përveç zgjerimit të terminalit, do të bëhet edhe zgjerimi i platformës dhe gjithashtu do të ndërtohet edhe sistemi i dytë i rrugës së manovrimit në pistë që do të lidhë platformën dhe pistën. Për shkak të statusit të aeroportit me kosto të ulët, do të përdoret ngjitja në bord e udhëtarëve duke ecur nga terminali në avion.

Aktualisht ndodhen dy parkingje para terminalit të udhëtarëve të Aeroportit të Kukësit. Një parking është për udhëtarët VIP me kapacitet prej 20 makinash dhe një tjetër është parking i rregullt me kapacitet për 26 makinash. Për shkak të faktit se në Aeroportin e Kukësit do të operojnë avionë me kapacitet 180 – 189 vende, është i detyrueshëm zgjerimi i parkimit.

Informacion mbi historikun e aeroportit të Kukësit

Aeroporti i Kukësit ndodhet 3,5 km në jug të qytetit të Kukësit. Gjatë krizës në vitin 1999, Emiratet e Bashkuara Arabe organizuan në Kukës një kamp modern për të ndihmuar refugjatët e luftës në Kosovë. Së pari, ata zhvilluan një pistë ajrore për furnizimet e ndihmave hyrëse në Kukës. Në atë kohë, përfaqësuesit e Emirateve të Bashkuara Arabe paraqitën idenë për zhvillimin e aeroportit civil si një dhuratë për këtë zonë, e cila u përball me fluksin më të madh të qytetarëve të Kosovës.

Pas pranimit të kësaj ideje, projekti i Aeroportit të Kukësit u zhvillua më tej me studime të përbashkëta të Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil (AAC) dhe arabëve. Bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave të 15 shkurtit 2001, u miratua Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe për ndërtimin e Aeroportit të Kukësit. Aeroporti i Kukësit u ndërtua nga kompania Al-kharafi që kishte përfaqësuesin e saj në Shqipëri.

Fillimi i ndërtimit të aeroportit filloi më 10 maj 2003 dhe përfundoi më 31 tetor 2005.  Pas përfundimit të ndërtimit, në 2016 u instaluan pajisjet e navigimit. Shuma totale e investimeve ishte afërsisht 20 milionë dollarë, duke përjashtuar pajisjet e navigacionit, të cilat ishin në marrëveshjen fillestare, por u financuan gjithashtu nga qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe. Më datë 7 Qershor 2006, Aeroporti i Kukësit u transferua nën administrimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil (DPAC).

a.cupaj

Next Post
Veliaj te Njësia 7: E nisëm vitin e ri me marshin e pestë…

Veliaj te Njësia 7: E nisëm vitin e ri me marshin e pestë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Epidemia e Ebolës në Kongo kalon 10,000 raste, vijojnë trajtimet e të infektuarve

Epidemia e Ebolës në Kongo kalon 10,000 raste, vijojnë trajtimet e të infektuarve

October 27, 2026
Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

October 27, 2026
Raporti i ECA-s: Tre në katër pilotë evropianë fjejnë në kabinë nga lodhja e tepërt

Raporti i ECA-s: Tre në katër pilotë evropianë fjejnë në kabinë nga lodhja e tepërt

October 27, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Përvjetor lufte, ne shqiptarët “agresorë” dhe engjëjt grekë

October 27, 2026
Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

Protestat e dhunshme në Tiranë: Gjykata liron 12 të arrestuar të tjerë!

October 27, 2026
U rrëzua në humnerë/ Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti me biçikletë

Aksident tragjik në Berat-Dimal, humb jetën 63-vjeçari me biçikletë, plagoset një këmbësore

October 27, 2026
Ministri polak: Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar mbështesin aleancën e fortë transatlantike

Ministri polak: Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar mbështesin aleancën e fortë transatlantike

October 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 28 Tetor 2026

October 27, 2026
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, takohet me shefin e sigurisë

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, takohet me shefin e sigurisë

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1981

Zgjedhjet në Izrael, pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1981

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In