• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Investimet në zonën e pazarit në Gjirokastër, shtohen kapacitetet akomoduese në qytet

by Java News
15/01/2023 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë se 200 mijë turistë e zgjodhën Gjirokastrën gjatë vitit 2022. Nuk ishin vetëm vizitorë vendas, por edhe të ardhur nga Italia, Çekia, Polonia dhe vende të tjera të Europës. Ecuria e mirë e turizmit në vitin e kaluar ka bërë që të rritet kërkesa për të hapur biznese të reja në qytet. Investimet më të shumta janë përqendruar në pjesën e pazarit karakteristik.

Bizneset janë të sektorëve të ndryshëm. Ata që i kanë hapur rishtazi kanë synim që t’iu shërbejnë sa më mirë turistëve për t’i mikpritur.

“Ne vendosëm të hapnim biznes në Pazar se pamë që kishte lëvizje, qyteti filloi të gjallërohej, qyteti filloi të kishte një ngritje shumë të madhe dhe vendosëm të hapnim një biznes të ri këtu. Bëmë një investim familjar dhe deri më tani kemi ecur mirë”, u shpreh Kujtim Shehu, administrator biznesi.

“2022 ka qenë viti i bizneseve. Edhe lokali që unë menaxhoj është hapur gjatë vitit 2022”, tha Marsel Zani, menaxher lokali.

Investime ka edhe në fushën e hotelerisë. Operatorët turistikë, duke parë rritjen e numrit të turistëve, këtë vit kanë shtuar kapacitetet akomoduese për të pritur vizitorët.

“Kemi parë që  ky fluks, Gjirokastrës i mungonin aftësitë akomoduese, ne menduam të zhvilloheshim dhe në vitin 2022 hapëm dhe këtë hotel që është nga mbrapa. Shikojmë që ka kërkesë, kërkesa është në rritje. Qyteti është në zhvillim dhe jemi të kënaqur deri diku”, u shpreh Qazim Tuqi, operator turistik.

Ajo që i tërheq turistët janë edhe punimet me dorë. Artizanë në qytet, të cilët bëjnë punime të tilla thonë se interes ka veçanërisht për veshjet e zonës. Edhe artizanët kanë zgjeruar biznesin e tyre.

“Duke parë se kërkesat janë më të larta dhe për të zgjeruar biznesin kemi krijuar edhe një atelie për kostumet popullore, ku turistët vijnë dhe vishen dhe bëjnë foto në Gjirokastër. Iu pëlqejnë kostumet tona. Kemi krijuar një ambient me produkte antike që turistët i pëlqejnë shumë. Kemi krijuar një dhomë të vogël që turistët të rrinë, të shikojnë pazarin”, tha Vjollca Mezini, artizane.

Në këtë zhvillim të turizmit kanë ndikuar edhe aktivitetet e ndryshme të organizuara nga pushteti lokal.

“Gjatë vitit 2022, por edhe në këto ditë të para të vitit 2023, konstatohet një interes në rritje i subjekteve dhe i administratorëve të bizneseve në pazarin tradicional të Gjirokastrës për të zgjeruar veprimtarinë e tyre. Ndërkohë kjo rritje e interesimit vërehet jo vetëm në zonën historike, por edhe në pjesë të tjera të qytetit të Gjirokastrës”, u shpreh Blerim Kore, drejtor i turizmit në Bashkinë e Gjirokastrës.

Hapja e bizneseve të reja dhe zgjerimi i atyre ekzistues, ka bërë që të ketë më shumë vende pune. Numri i të punësuarve pritet të rritet edhe më shumë gjatë këtij viti.

“Gjatë verës 2022 bizneset, kryesisht baret, restorantet, njësitë e akomodimit krijuan vende të reja pune duke sjellë mundësinë e punësimit të të rinjve. Shpresojmë që edhe gjatë verës 2023 ky zhvillim i turizmit të qëndrueshëm të krijojë çeljen e vendeve të reja të punës kryesisht për të rinjtë”, tha më tej Kore.

Për t’i dhënë më shumë hov turizmit, edhe bashkia e qytetit po përgatit kalendarin e aktiviteteve  që do të jenë të larmishme edhe këtë vit.

 

 

Next Post
1.4 milionë kopje në ditën e parë të shitjes, libri i Princit Harry “Spare” hyn në librin e rekordeve Guinness

1.4 milionë kopje në ditën e parë të shitjes, libri i Princit Harry “Spare” hyn në librin e rekordeve Guinness

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

March 24, 2026
“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

March 24, 2026
Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

March 24, 2026
Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

March 24, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Fier/ Krim në familje, burri vret gruan dhe më pas veten

March 24, 2026
Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

March 24, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Mbahet seanca ndaj Veliajt! Kryebashkiaku ndryshon avokat, merr mbrojtës ligjor ish-deputetin socialist

March 24, 2026
27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

March 24, 2026
Mbreti i Panairit

Jam Enver

March 24, 2026
Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In