• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Investimet në bujqësi dhe agroturizëm, dalin kriteret për secilën masë me 50% mbështetje nga qeveria

by A R
12/08/2025 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria shqiptare vazhdon të detajojë Skemën Kombëtare të Investimeve 2025, e cila ofron grante deri në 50 për qind për fermerët, agropërpunuesit dhe sipërmarrësit e sektorit të agroturizmit.

Disa shtesa të reja në udhëzimin për fondin e programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, të publikuara në Fletoren Zyrtare, qartësojnë me shifra konkrete kriteret e aplikimit, afatet dhe sasinë e përfituar për çdo masë mbështetëse.

  • Për ndërtimin e serrave diellore të reja për perime, luleshtrydhe dhe rrush tavoline, përfshirë edhe instalimin e sistemit të ujitjes, me sipërfaqe minimale 0.2 ha dhe sipërfaqe maksimale 2 ha.
    Masa e përfitimit do të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se:
    – 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë/ha për serrat e prodhimit të perimeve;
    – 8 000 000 (tetë milionë) lekë/ha për serrat e prodhimit të rrushit për tavolinë;
    – 4 000 000 (katër milionë) lekë/ha për serrat (tunelet plastike) të prodhimit të luleshtrydheve.
  • Për investime në mbjelljet e reja të pemëve frutore, ullinjve, agrumeve dhe vreshtave, financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0,5 ha dhe jo më shumë se 10 ha. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 800 000 (tetëqind mijë) lekë/ha.
    Përfitojnë pagesë shtesë fermerët që instalojnë sistemet e ujitjes me pika.
    Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha.
  • Rrjeta për mbrojtjen e prodhimit nga breshëri në blloqet ekzistuese me pemë frutore, agrume dhe vreshta. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë/ha. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha dhe jo më shumë se 5 (pesë) ha.
  • Për sistemet e ujitjes me pika në pemëtore, ullishte, agrume dhe vreshta ekzistues. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha dhe jo më shumë se 10 ha.
  • Për ndërtimin e ambienteve të reja për për mbarështimin e kafshëve dhe stabilimenteve për rritjen e shpendëve, përfshirë pajisjet/sistemet e nevojshme, me kapacitet jo më pak se 10 (dhjetë) lopë, jo më pak se 100 (njëqind) të imëta, jo më pak se 10 (dhjetë) dosa dhe jo më pak se 10 000 (dhjetë mijë) shpendë.
    Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15 000 000 lekë (pesëmbëdhjetë milionë) për subjekt.
  • Mbështetje për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në fermat bujqësore dhe blegtorale. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 5 000 000 (pesë milionë) lekë për subjekt.
  • Mbështetje për linja/makineri/pajisje për përpunimin, seleksionimin, paketimin dhe etiketimin e perimeve, frutave, rrushit dhe verës, ullirit dhe vajit të ullirit në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 7 500 000 (shtatë milionë e pesëqind mijë) lekë për subjekt.
  • Mbështetje për investime në agroturizëm me një masë përfitimi në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë 15,000,000 lekë (pesëmbëdhjetë milionë) për subjekt.
  • Mbështetje për akuakulturën detare për koshat e rritjes së peshkut (vetëm për koshat dhe rrjetat). Masa e përfitimit të jetë në 50% e vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15,000,000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë për subjekt.

Kritere të përgjithshme të përfitimit

Për masat mbështetëse më sipër, aplikanti:

  • nuk duhet të jetë debitor ndaj AZHBR-së dhe MBZHR-së;
  • nuk duhet jetë debitor ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, sipas legjislacionit në fuqi;
  • të ketë shlyer “sigurimet shoqërore” në rastin e fermerëve individualë;
  • të ketë tokën në pronësi dhe/ose me qira/huapërdorje për të paktën 5 vjet, duke filluar nga viti i aplikimit;
  • të ketë lejen përkatëse të ndërtimit sipas legjislacionit në fuqi, para lidhjes së kontratës.

Për masat mbështetëse të investimeve, punimet e ndërtimit, pajisjet, makineritë dhe faturat/aktet e zhdoganimit duhet të jenë pas datës së lidhjes së kontratës. Të gjitha mallrat, makineritë dhe pajisjet duhet të jenë të reja dhe të papërdorura.

Kriteret konkurruese dhe dokumentacioni

Aplikimet për masat mbështetëse të investimeve kanë nisur në datën 30 korrik 2025 dhe do të vazhdojnë deri më 30 shtator 2025, brenda orarit zyrtar. Aplikues mund të jetë çdo fermer individual, subjekt me status fizik/juridik ose shoqëri të bashkëpunimit bujqësor (SHBB).

Kriteret konkurruese për masat mbështetëse më sipër parashikojnë një total prej 100 pikësh, të ndara sipas sipërfaqes së serrës, subjektit me status SHBB dhe moshës së aplikantit.

Duke marrë për ilustrim masën mbështetëse për ndërtimin e serrave diellore të reja me sipërfaqe jo më pak se 0.2 ha (dy dynym) dhe jo më shumë se 2 (dy) ha për subjekt, përfshirë edhe instalimin e sistemit të ujitjes, kriteret llogariten si më poshtë:

  • Për sipërfaqen (max 60 pikë)
    Vlerësimin maksimal për sipërfaqen e fiton aplikimi me sipërfaqen maksimale të lejueshme (2 ha), të tjerët vlerësohen në përpjesëtim të drejtë me këtë sipërfaqe.
    Aplikimet me sipërfaqe më të vogla se 2 (dy) ha llogariten në mënyrë proporcionale sipas formulës:
    X = Sipërfaqja për të cilën aplikon (në ha)*60/sipërfaqen maksimale 2 (dy) ha).
  • Subjekt me status SHBB (15 pikë)
    Marrin 15 pikë subjektet me status SHBB.
  • Mosha e aplikantit (25 pikë)
    Marrin 25 pikë aplikantët të cilët në datën e aplikimit janë nën 40 vjeç. Për personat juridikë pikëzimi do të bëhet duke llogaritur moshën e aksionarëve.

Dokumentacioni i dorëzuar në AZHBR

Bashkëngjitur me kërkesën për aplikim aplikanti duhet të dorëzojë dhe dokumentacionin e mëposhtëm:

  • a) Formulari i aplikimit sipas aneksit 10;
  • b) Dokumentin e regjistrimit në QKB, që vërteton statusin e aplikantit (subjekt me status fizik, juridik, SHBB), nëse nuk gjenerohet nga sistemi;
  • c) Plan-biznesi i printuar dhe në CD i detajuar për 5 vjet, sipas modelit standard, të përcaktuar në anekset 11 dhe 11.1, bashkëngjitur këtij udhëzimi;
  • d) Dëshminë e penalitetit për aplikantët (për personin në rastin e fermerit dhe personit fizik dhe për aksionarët për aplikantët me status juridik, SHBB). Ky dokument duhet të jetë lëshuar jo më parë se 30 ditë nga data e dorëzimit të aplikimit;
  • e) Dokumenti origjinal ose fotokopje e noterizuar e lejes së ndërtimit/miratimi i njoftimit të punimeve, sipas legjislacionit në fuqi. Ky dokument mund të dorëzohet deri para lidhjes së kontratës;
  • f) Projekti arkitektonik i serrës, plan-vendosja e serrës, preventivi për punimet civile nga personi i licencuar, si dhe i gjeneruar sipas “Hartim preventivi nga manuali i çmimeve në ndërtim” nga e-Albania (bashkëngjitur licenca e arkitektit dhe/ose inxhinierit);
  • g) 1 ofertë origjinale sipas aneksit 12 për serrat e prodhimit të perimeve;
    -1 ofertë origjinale sipas aneksit 12.1 për serrat e prodhimit të rrushit për tavolinë;
    -1 ofertë origjinale sipas aneksit 12.2 për serrat (tunelet plastike) të prodhimit të luleshtrydheve, shoqëruar me datë, firmë, deklaratën për jetëgjatësinë e plastmasës, vlefshmërinë e ofertës, e firmosur dhe vulosur të shoqëruar me formularin e regjistrimit në QKB (regjistrimi duhet të përfshijë aktivitetin për të cilin do të jepet oferta) të subjektit ofertues. Nëse projekti i propozuar do të realizohet nga subjekte të ndryshme për komponentë të ndryshëm të investimit, atëherë duhet të dorëzohet nga një ofertë sipas kritereve të këtij paragrafi, nga secili subjekt për komponentin që do të realizojë. Oferta për punimet civile duhet të jetë në përputhje me preventivin. Ofertuesi/t nuk duhet të jetë/jenë në konflikt interesi me njëri-tjetrin dhe me aplikantin;
  • h) Vërtetimin e lëshuar nga drejtoria e tatimeve, që vërteton se aplikanti ka përmbushur detyrimet. Për fermerët individualë vërtetim për shlyerjen e sigurimeve shoqërore nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Ky dokument duhet të jetë lëshuar jo më parë se 30 ditë nga data e dorëzimit të aplikimit.

i. Dokumenti i pronësisë së tokës ose qirasë, për të paktën 5 vjet, duke filluar nga viti i aplikimit:

  • Certifikata e pronësisë, harta treguese dhe kartela e rifreskuar e pasurisë së paluajtshme (kartela duhet të jetë lëshuar jo më herët se 3 muaj para aplikimit);
  • Vërtetimi i pronësisë shoqëruar me hartën treguese lëshuar nga ASHK-ja (në zonat ku azhurnimi nuk ka përfunduar ende ose është në proces);
  • Akti i marrjes së tokës në pronësi (AMTP), sipas legjislacionit për ndarjen e tokës bujqësore, që konfirmohet nga ASHK-ja, bashkëlidhur me fragmentin e hartës kadastrale.

Nëse AMTP-ja nuk konfirmohet nga ASHK-ja, AZHBR-ja kërkon konfirmim zyrtar të këtij dokumenti me sipërfaqen totale, sipërfaqen e parcelave, skicën/plan-vendosjen nga njësia administrative/bashkia përkatëse.

Në rastin e dorëzimit të AMTP-së duhet të dorëzohet certifikatë familjare e gjendjes më 1.8.1991 shoqëruar me formularin tip të dakordësisë së anëtarëve të familjes bujqësore, sipas aneksit 8.1. Marrëveshja duhet të jetë e firmosur nga të gjithë anëtarët sipas gjendjes aktuale. Nëse ka ndryshime midis gjendjes së certifikatës së datës 1.8.1991 me gjendjen e certifikatës aktuale, atëherë marrëveshja duhet të shoqërohet me dokumentacionin plotësues sipas rastit dhe sipas legjislacionit në fuqi. Marrëveshja duhet për një afat të paktën 5 vjet, duke filluar nga data e aplikimit.

Kur aplikanti merr tokë me qira/huapërdorje:

  • Fotokopje e kontratës së transferimit të të drejtave të përdorimit (kontratë qiraje, huapërdorje) me një kohëzgjatje minimale të paktën 5 vjet pas datës së aplikimit, me vërtetim noterial shoqëruar me dokumentacionin e pronësisë;
  • Fotokopje e kontratës së qirasë (kontratë/kontratë tip) të lidhur me strukturat publike me një kohëzgjatje minimale të paktën 5 vjet pas datës së aplikimit shoqëruar me dokumentacionin e pronësisë përkatës sipas kontratës.

Dokumentacioni dhe kërkesa për financim

Sipas llojit të investimit, aplikanti paraqet pranë AZHBR-së kërkesën për financim. Financimi do të realizohet sipas kushteve të përcaktuara në kontratë.

Së bashku me kërkesën për financim, aplikanti paraqet edhe dokumentacionin e mëposhtëm:

  • a) Formularin e kërkesës për pagesë sipas aneksit 23;
  • b) Regjistrin e plotësuar/përditësuar të fermës;
  • c) Situacionin e punimeve, shoqëruar me librezën e masave (për punimet e ndërtimit);
  • d) Faturën/faturat tatimore, shoqëruar me specifikimet teknike të elementeve përkatës dhe vlerën e elementeve përbërës sipas kontratës;
  • e) Aktzhdoganimin për mallrat/pajisjet që vijnë nga jashtë vendit, shoqëruar me specifikimet teknike dhe vlerën e elementeve përbërëse;
  • f) Transaksionin bankar dhe/ose SWIFT-in (për pagesat ndërkombëtare) për të gjitha pagesat, që vërteton transferimin e fondeve nga aplikanti tek shitësi;
  • g) Certifikatën/dokumentin e garancisë së plastmasës me jetëgjatësi jo më pak se 3 vjet;
  • h) Vërtetimin e lëshuar nga drejtoria e tatimeve, që vërteton se aplikanti ka përmbushur detyrimet; për fermerët individualë vërtetim për shlyerjen e sigurimeve shoqërore nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore; ky dokument duhet të jetë lëshuar jo më parë se 30 ditë nga data e dorëzimit të kërkesës për pagesë.
  • i. Vërtetimin e bankës për numrin e llogarisë bankare, me firmë dhe me vulë të njomë.
Next Post
Ndërtimet e paligjshme, minimumi 500 mijë lekë gjobë kush nuk i prish vetë

Ndërtimet e paligjshme, minimumi 500 mijë lekë gjobë kush nuk i prish vetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pr.ligji për “Specialen” të votohet para 6 tetorit/PDK thirrje qeverisë të miratojë ndryshimet dhe ta kalojë në Kuvend

Pr.ligji për “Specialen” të votohet para 6 tetorit/PDK thirrje qeverisë të miratojë ndryshimet dhe ta kalojë në Kuvend

September 29, 2026
Rama: Nuk jam për një “Shqipëri të Madhe” pasi dua një Europë më të madhe

Rama: Nuk jam për një “Shqipëri të Madhe” pasi dua një Europë më të madhe

September 29, 2026
GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-drejtuesja e SHISH apelon masën

GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-drejtuesja e SHISH apelon masën

September 29, 2026
Po punohej me mjet prerës pranë karburantit, zbardhen detaje nga shpërthimi në Sarandë

Po punohej me mjet prerës pranë karburantit, zbardhen detaje nga shpërthimi në Sarandë

September 29, 2026
“Pse, ty nuk të pëlqej unë?”, Rama në Bruksel, batuta me gazetaren për Shqipërinë: Nuk ka rëndësi, por…

“Pse, ty nuk të pëlqej unë?”, Rama në Bruksel, batuta me gazetaren për Shqipërinë: Nuk ka rëndësi, por…

September 29, 2026
Rinasit i vjen treni, shpallet fituesi për ndërtimin e stacionit

Rinasit i vjen treni, shpallet fituesi për ndërtimin e stacionit

September 29, 2026
Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

“Do të kemi aeroport edhe për flamingot”, Rama: Në Zvërnec, investimi më i madh turistik në Evropë

September 29, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

September 29, 2026
Samiti i Turizmit, Rama: Shqipëria po i tregon botës se kush është, përtej stereotipeve

Samiti i Turizmit, Rama: Shqipëria po i tregon botës se kush është, përtej stereotipeve

September 29, 2026
Reforma territoriale, Balla: PD të vijojë konsultimin e draftit të saj me bashkitë

Reforma territoriale, Balla: PD të vijojë konsultimin e draftit të saj me bashkitë

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com