• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Investimet e huaja/Bien grekët, ngrihen bullgarët: Shitja e Telekom “përmbys” listën

by Java News
26/09/2019 21:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shitja e kompanisë Telekom Albania ka sjellë ndryshime të mëdha në strukturën e investimeve të huaja sipas shteteve në tremujorin e dytë të vitit.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se stoku i investimeve greke është përgjysmuar në 550 milionë euro, nga afro 1.1 miliardë euro që kishte qenë deri në tremujorin e parë.

Paralelisht, vlera e investimeve bullgare është rritur me pothuajse 20 herë dhe ka arritur në 571 milionë euro, nga vetëm 28 milionë euro që kishte qenë në fund të tremujorit të parë.

Konsorciumi bullgar Albania Telecom Invest bleu këtë vit aksionet e operatorit të dytë më të madh të komunikimeve të lëvizshme në Shqipëri nga grupi grek Cosmote, për 50 milionë euro.

Rrjedhimisht, sipas metodologjisë së përdorur nga Banka e Shqipërisë, stoku i investimeve të kryera nga Telekom Albania në vite, i është transferuar aksionarëve bullgarë. Pas këtij transaksioni, Bullgaria është bërë investitori i gjashtë më i madh në Shqipëri.

Lista e investitorëve të huaj  në mesin e këtij viti kryesohej nga Zvicra, për një total prej 1.44 miliardë eurosh.

Në pjesën dërrmuese, këto investime i takojnë konsorciumit shumëkombësh TAP, që vepron si shoqëri tregtare e regjistruar në Zvicër.

Investitori i dytë më i madh është Holanda, ndërsa i treti Kanadaja. Kompanitë e regjistruara në këtë vend e rritën më tej totalin e investimeve në mbi 1.1 miliardë euro dhe ato kanadeze me pak më shumë se 1 miliard euro.

Në fakt, shpërndarja e investimeve të huaja në statistikat zyrtare nuk përfaqëson realisht vendin e origjinës së kapitalit, por thjesht vendin ku është regjistruar kompania aksionare. Kjo vlen sidomos për pjesën më të madhe të investimeve nga Holanda.

Për shembull, Devoll Hydropower është realisht një investim i kompanisë norvegjeze Statkraft. Por, duke qenë se Statkraft e kontrollon kompaninë shqiptare përmes një filiali të regjistruar në Holandë, atëherë në statistika ky rezulton si investim holandez.

Teknikisht, edhe kompani të mëdha të rëndësishme si Vodafone Albania, Spitali Amerikan apo Abcom rezultojnë si investime holandeze, ndonëse tërthorazi kontrollohen nga aksionarë nga vende të tjera.

E njëjta gjë vlen për investimet kanadeze, që në pjesën dërrmuese i takojnë kompanisë Bankers Petroleum. Në vitin 2017, Bankers u ble nga grupi kinez Geo-Jade Petroelum.

Por, duke qenë se kinezët blenë direkt kompaninë mëmë të regjistruar në Kanada, atëherë investimet e Bankers në statistika vazhdojnë të rezultojnë si kanadeze.

Investitori i katërt më i madh i huaj në mesin e këtij viti ishte Italia, me 755 milionë euro, i ndjekur nga Turqia me 599 milionë euro.

Shtetet e tjera me një stok investimesh sipër kufirit të 500 milionë eurove janë Bullgaria, Austria dhe Greqia.(SCAN)

Next Post
Italia/Fituan 209 milionë euro në llotari, por shuma ende nuk tërhiqet

Italia/Fituan 209 milionë euro në llotari, por shuma ende nuk tërhiqet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu përcakton tre objektiva: Lufta do të përfundojë shumë më shpejt sesa mendojnë njerëzit!

March 20, 2026
Konfindustria reagon për çmimin e naftës: Kuvendi të ndërpresë pushimet, të zhbëhet Bordi

Nafta 214 lekë, Qeveria rikthen Bordin e Transparencës, akciza ulet me 20%

March 20, 2026
“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

“A do rikandidoni për Sekretar të Përgjithshëm?, Noka: Unë jam punëtor partie, kam një mision

March 20, 2026
SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

March 20, 2026
Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

March 20, 2026
Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

March 20, 2026
Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

March 20, 2026
Takimi i Ramës me ambasadoren në Athinë, mediat: Marrëveshje investimi greko-amerikan në Bilisht

Takimi i Ramës me ambasadoren në Athinë, mediat: Marrëveshje investimi greko-amerikan në Bilisht

March 20, 2026
Deri në 150 $ për fuçi nafte në Azi, a po vjen goditja në Europë?

Deri në 150 $ për fuçi nafte në Azi, a po vjen goditja në Europë?

March 20, 2026
Paraja nuk blen lumturinë, ‘surprizon’ Kosova në indeksin e fundit

Paraja nuk blen lumturinë, ‘surprizon’ Kosova në indeksin e fundit

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In