• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Investimet 30 milionë euro do të ulin humbjet në rrjetin energjetik”

by A R
21/03/2019 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Marrëveshja e re me KfW për një kredi të butë me vlerë 30 milionë euro synon reduktimin e humbjeve në rrjet dhe rritjen e eficencës në furnizimin me energji të konsumatorëve”.

Kështu deklaroi sot ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë diskutimit në Kuvend të projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2016 për projektin “Programi i investimeve për shpërndarjen e energjisë elektrike I””.

Balluku tha se përmes kësaj marrëveshje, përveç kredisë së butë në masën 30 milionë euro, Shqipëria përfiton edhe një shumë financimi prej 2 milionë euro për masat e nevojshme për zbatimin e projektit.

Ky program, sipas Ballukut, është në kuadër të planit për rimëkëmbjen e sektorit energjetik dhe ka si synim kryesor uljen e humbjeve në rrjet në 16% deri në vitin 2022.

“Kjo kredi është një investim i mirëfilltë për përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë, në ndryshim nga e kaluara kur kreditë janë përdorur për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura”, tha Balluku.

Ajo theksoi po ashtu se, “programi synon ngritjen e kapacitetit të sistemit të shpërndarjes së energjisë në Shqipëri, reduktimin e emetimeve të CO2, përmirësimin e furnizimit me energji elektrike etj”.

Konkretisht, Balluku tha se “në nënstacionet që janë brenda fushës së veprimit të programit synohet reduktimi i humbjeve në të paktën 20%”.

“Arritja e objektivave të programit përkthehet në një shërbim më të mirë për qytetarët shqiptarë, rritjen e eficencës dhe konsolidimin e tregut. Programi do të zbatohet për 4 vjet, nga viti 2019 deri në vitin 2023 dhe realizimi i investimit do të jetë intensiv”, tha Balluku.

Ky investim, sipas saj, “jo vetëm ndikon pozitivisht në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike por edhe i kursen ekonomisë shqiptare miliona euro të munguara çdo vit”.

“Zbatimi i programit të investimeve për shpërndarjen e energjisë elektrike është në kuadër të angazhimeve në reformën e energjisë dhe synon reduktimin e humbjeve në rrjet, përmirësimin e rrjetit si dhe rritjen e eficencës të furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve shqiptarë”, tha Balluku.

/a.rada

Next Post
Murrizi: Komunistët herë ndërrojnë xhaketat, herë kalojnë ylberin 

Murrizi: Komunistët herë ndërrojnë xhaketat, herë kalojnë ylberin 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Opozita e pashpresë, që fle me ëndrrën e sherrit Rama–Balluku

Opozita e pashpresë, që fle me ëndrrën e sherrit Rama–Balluku

November 13, 2026
Shqiptari vret gruan me 3 plumba dhe 40 goditje me kaçavidë, besonte se ajo ishte shtrigë

Shqiptari vret gruan me 3 plumba dhe 40 goditje me kaçavidë, besonte se ajo ishte shtrigë

November 13, 2026
Përfundon takimi i Ramës me drejtuesit politikë te “Vila e Kuqe”! Zbulohet çfarë u diskutua, fokusi te “Besa”, “Prania Besnike” dhe…

Sikur Rama të merrej me kazanin?

November 13, 2026
Ligji për gjykatën speciale në Hagë drejt rivotimit, PDK kërkon kalimin e legjislacionit të pandryshuar, më pas amendimin e tij

Ligji për gjykatën speciale në Hagë drejt rivotimit, PDK kërkon kalimin e legjislacionit të pandryshuar, më pas amendimin e tij

November 13, 2026
VIDEO / Reshjet shkaktojnë përmbytje në Theth, uji vërshon drejt bizneseve, zona pa energji prej 24 orësh

VIDEO / Reshjet shkaktojnë përmbytje në Theth, uji vërshon drejt bizneseve, zona pa energji prej 24 orësh

November 13, 2026
Beqir Balluku, një tavolinë dhe pesëdhjetë vjet frikë

Beqir Balluku, një tavolinë dhe pesëdhjetë vjet frikë

November 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 14 Nëntor 2026

November 13, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Si e përballojnë jetesën familjet me 1 deri 750 euro në muaj?

November 13, 2026
Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajač, vendimtare për kreun e grupit

Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajač, vendimtare për kreun e grupit

November 13, 2026
U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

Kapet në Shkodër 52-vjeçari i kërkuar nga Mali i Zi, akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminal të narkotikëve, pritet ekstradimi!

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In