• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Investime në Kashar, Veliaj: Morëm një lagje të falimentuar, sot do të jetë një nga zonat më tërheqëse

by A R
17/08/2020 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e Kasharit, ku mbizotërojnë pallatet e reja të ndërtuara pas viteve 2000, do të kenë një rrugë me infrastrukturë të re, që do t’iu mundësojë lidhjen me Unazën e Madhe. Me nisjen e punës nga Bashkia e Tiranës për rehabilitimin e rrugës “Tom Plezha”, i jepet zgjidhje përfundimtare problematikave të trashëguara në këtë zonë.

I pranishëm në inspektimin e punimeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga deputetja e PS, Blerina Gjylameti, tha se muaji gusht është koha ideale që Bashkia e Tiranës të hapë kantieret e punës, sidomos ato ku kërkohen punë voluminoze dhe mjete të rënda. “Një prej këtyre kantierëve të shumëpritur nga qytetarët, sidomos të zonës së Astirit, është rruga “Tom Plezha”, e cila ndodhet mbi zonën e Astirit dhe “Casa Italias”. Ka qenë një kalim me pengesa, një nga ato punët e shëmtuara të ish komunës në vitet e kaluara, ku vetëm është dhënë leje ndërtimi pa infrastrukturë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku sqaroi se paralelisht me investimin në infrastrukturën rrugore, po punohet me kanalizimet e ujësjellësit, çka sjell një përfitim të dyfishtë për banorët e zonës. “Me të njëjtin investim po bëjmë edhe linjën e transmetimit të Ujësjellësit, që nga e gjithë zona e Astirit deri në Yzberisht të kemi një linjë të furnizimit me ujë, për të kaluar edhe këtu në 24 orë ujë. Por, që të mos i hyjmë punëve nga dy-tre herë – pra një herë Ujësjellësi, pastaj OSHEE-ja, interneti, telefoni, pastaj asfalti apo ujërat e bardha – aksi po bëhet njëherë e mirë. Kështu shpëtojmë nga zig-zaget e rrugës “Tom Plezha””, deklaroi Veliaj.

Rruga “Tom Plezha” do të ketë dy korsi në secilën anë dhe një korsi shtesë për parkingun. Kryebashkiaku tha se do të ruhet parkingu dhe shtohen hapësirat e gjelbra në këtë segment. “Do të ruajmë parkingun, shtojmë trotuarin, shtojmë gjelbërimin dhe pastaj lëmë një rrugë ‘ekspres’, si për autobusin që të mos bëjë ato zig-zaget, tani që kemi futur edhe linjën e Kasharit, ashtu edhe për të ruajtur një sens të komunikimit, sidomos tani që e kemi një devijim nga Unaza”, sqaroi Veliaj.

Zona e Astirit njihet si një nga hapësirat urbane me rritjen më të madhe demografike në 30 vitet e fundit. “Morëm një lagje të falimentuar, siç ka qenë zona e Astirit, sot do të jetë një nga lagjet më tërheqëse. Do të ketë Unazën, nga e cila do të hyhet dhe dilet shumë herë më shpejt se më parë. E gjithë ajo zhurmë me djegie gomash dhe dhunë, me shashka dhe zjarrfikëse, ishte një vonesë e paimagjinueshme 3-vjeçare. Sot do e kishim mbaruar të gjithë Unazën, megjithatë siç thotë populli: Më mirë vonë se kurrë”, tha Veliaj.

Paraelisht me ndërhyrjet në infrastrukturë rrugore, Bashkia e Tiranës po ndërhyn në këtë zonë edhe për gondinat arsimore, duke shtuar shkollat e reja. Veliaj solli në vëmendje ndërtimin e shkollës së re “Andrea Stefani”, që ndodhet në zonën ku takohet Astiri me Doganën dhe sheshin Shqiponja. “Do të fillojmë te ura e Lanës shkollën tjetër dhe besoj se me këto dy shkolla të reja kemi adresuar çështjen e shkollave 9-vjeçare në zonë. Unë e di që vitin tjetër do të kemi debate politike, por besoj se më shumë se çdo fjali e debat, flet puna”, përfundoi Veliaj.

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti, kërkoi nga të gjithë banorët që të regjistrohen në Njësinë Administrative nr. 14 ose Njësinë Kashar, në mënyrë që institucionet ta kenë më të lehtë përllogaritjen e nevojave për investime. “Duam investime nga Bashkia, duam investime nga institucionet qendrore, por harrojmë një gjë kryesore, duhet të regjistrohemi në Njësinë e re 14 apo Njësinë Kashar, se vërtetë banojmë këtu, por nëse me letra nuk jemi të regjistruar, investimet e dimë që funksionojnë duke patur në vëmendje numrin e banorëve”, tha Gjylameti.

Rruga “Tom Plezha” ndodhet në Njësinë Administrative Kashar dhe Njësinë Administrative Nr.14, në pjesën përëndimore të qytetit të Tiranës. Kjo rrugë do të shërbejë per përmirësimin e jetës së komunitetit që banon në këtë zonë, duke iu mundësuar ndërlidhjen e tyre me rrugën kryesore “Teordor Keko” në Unazën e Madhe.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e “Sel Çamit”, policia bastis banesën e “Ben Qimes” në Fier

Kronologjia/ Tri dekada hasmëri me Ben Qimen, nga vrasja e Enver Isufajt te ekzekutimi i Selami Hasanit! Gazetari: E ruajtën derisa…

November 24, 2026
“Kanë botën e tyre”- Këngëtarja e njohur shqiptare mesazh prekës për dy fëmijët e saj me autizëm: Mos e merrni si fatkeqësi…

“Kanë botën e tyre”- Këngëtarja e njohur shqiptare mesazh prekës për dy fëmijët e saj me autizëm: Mos e merrni si fatkeqësi…

November 24, 2026
Bilanci i Rrugores së Vlorës: 26 shoferë të arrestuar gjatë gushtit! 110 gjoba për drejtim mjeti në efektin e alkoolit

Mbi 5000 gjoba brenda një jave, Policia Rrugore aksion në rrugët e Tiranës, bllokohen mjete luksoze

November 24, 2026
PS voton përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga Grupi Parlamentar! Çuçi dhe Braçe abstenuan

PS voton përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga Grupi Parlamentar! Çuçi dhe Braçe abstenuan

November 24, 2026
Kryebashkiaku Veliaj përballet me seancën e radhës në GJKKO, mbërrin në Gjykatën e Posaçme avokati i tij!

Kryebashkiaku Veliaj përballet me seancën e radhës në GJKKO, mbërrin në Gjykatën e Posaçme avokati i tij!

November 24, 2026
Po shkëlqen në Greqi dhe në Champions, AEK-u “blindon” shqiptarin Stavro Pilo! Ja lëvizja e fundit në merkato

Po shkëlqen në Greqi dhe në Champions, AEK-u “blindon” shqiptarin Stavro Pilo! Ja lëvizja e fundit në merkato

November 24, 2026
Takimi në Nju Jork, Zelensky dhe von der Leyen flasin mbi stabilitetin financiar të Ukrainës -

BE-ja përgatit paketën e 22-të të sanksioneve kundër Rusisë, në shënjestër bankat dhe kriptomonedhat

November 24, 2026
Tentoi të vrasë kushëririn e tij, arrestohet pas një viti në kërkim 32-vjeçari

I prenë rrugën dhe tentuan ta rrëmbenin pas konfliktit, arrestohen xhaxha dhe nip në Kukës, ishin në kërkim!

November 24, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike

November 24, 2026
E vranë në oborrin e banesës, Policia reagon për atentatin në familjen Hasani, gjendet e djegur makina e autorëve

DETAJET/ Atentati me dy të vrarë në Fier, autorët përdorën uniforma policie dhe dron për të vëzhguar “Sel Çamin”! Ekzekutimi u bë me pistoleta me silenciator

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In