• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

“Investim i rrethuar nga dezinformimi dhe gjembat”/ Zhupa debat me Ballën, socialisti: Protestuesit thonë ‘Saliu është hajdut’

by E S
04/06/2026 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja demokrate, Ina Zhupa debatoi në seancën e sotme me kryetarin e grupit parlamentar, Taulant Balla për për protestat që po zhvillohen kundër projektit të Zvërnecit.

Sipas Zhupës kreu i grupit të PS ka bërë një poster në greqisht në llogarinë e tij në Facebook duke krijuar dezinformim dhe duke i vendosur sipas saj ngjyra nacionaliste një beteje që është vetëm e shqiptarëve.

“Shikoj një postim në Facebook të Taulant Ballës, i cili ka bërë vetë një poster në greqisht dhe e ka nxjerrë aty sikur është posteri i protestës. Keni prodhuar vetë që në fillim gjëra fake, duke bërë deziformim, për të ngjyrosur me ngjyra nacionaliste një betejë që është vetëm shqiptare dhe e drejtë. Nacionalizmi është streha e fundit e maskarenjve. Por në këtë rast ju jeni duke bërë dezinformim. Nxorët 2 deputetë nëpër studio që shpikën autobusa grekë me targa…. Shqiptarët e ngritur për dinjitet, duhet të kuptoni se Shqipëria u takon atyre. Ju takon atyre protestuesve që e duan zhvillimin shumë më shumë se një qeveri hajdute. Duhet të kuptoni se Shqipëria u takon atyre protestuesve që e duan zhvillimin shumë më shumë sesa një qeveri hajdute, që 4 miliardë euro i ka vetëm abuzime te AKSHI. Investimet e huaja janë shumë të rëndësishme, por kur janë në harmoni me standardet e BE-së. Sot nuk do protestohet vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë. Pse nuk nxirrni edhe mediat italiane, amerikane e gjermane që i kanë bërë jehonë protestës. Ajo që na paraqiti sot kryeministri, ishte një Zvërnec i ndotur. Një qeveri që e qeveris Vlorën 20 vite në pushtet lokal dhe 14 vite pushtet qëndror, thoshte ‘shiko sa të ndotura i kemi ne zonat e mbrojtura’. Por ky është turpi juaj, nuk është arsye që ta betonizosh pse është e pisët. S’kam dëgjuar që meqë nuk kanë bërë mirë punët e tyre kryetarët e bashkive dhe i kanë lënë zonat e mbrojtura si një thes i madh plehrash, hajde t’i ndërtojmë. Nuk ka investimi serioz tela me gjemba, banditë me uniformë dhe tërheqje zvarrë”, tha Ina Zhupa.

Pas deklaratës së Zhupës, Balla e quajti atë gënjeshtare dhe i tha se postimi që ai kishte publikuar në llogarinë e tij ishte e marrë nga një faqe greke.

Më tej ai tha se PD nuk duhet të ndërhyjë në protestën qytetare sepse sipas tij protestuesit thonë ‘Saliu është hajdut’ dhe se kur ata organizojnë protestë, mbledhin vetëm 40 vetë.

“Ti je një gënjeshtare, sepse the që këtë foto e kam publikuar unë. Sepse duhet të kërkosh falje që the e kam bërë unë këtë, ndërkohë unë ta publikova që është publikuar dje nga një faqe greqisht. Dole këtu dhe the që e kam prodhuar unë me IA dhe unë të them e kam marrë në këtë faqe dhe jam i gatshëm të përballet me ty edhe në Gjykatë. Ti je një gënjeshtare që s’të skuqet fytyra kur gënjen. Dëgjo këtu tani. Që ju e bëni piruetën në kuptimin e ndryshimit të qëndrimit, padyshim. Tani kam një pyetje, protestuesit thonë që ‘Sali Berisha është hajdut’, çfarë mendimi keni ju për të? Aaa këtu e paskan gabim. Që Sali Berisha është hajdut, kjo s’ka dyshim se ka edhe çështje penale për këtë punë. Lërini të protestojnë çunat e gocat, s’kanë nevojë për ju ata. Kur dilni ju në protestë, 40 vetë bashkë me rojet jeni”, tha kryetari i grupit parlamentar të PS.

Next Post
Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër me socialistët për 35-vjetorin e PS-së

Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër me socialistët për 35-vjetorin e PS-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In