• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Investigimi/ Si falsifikohet çertifikata e cilësisë së naftës në Shqipëri e Kosovë

by A R
25/04/2017 20:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Investigimi i Fiks fare dhe RRokum Tv solli fakte për mënyrën e importit të naftës që vjen në Shqipëri dhe Kosovë me certifikatë cilësie të falsifikuar. Disa kompani private kanë lidhur kontratë për analiza cilësie të naftës nga shoqëria italiane “Intertek Italia”.

Nako SPIRO0

Gazetarët e Fiksit, në bashkëpunim me kolegët e televizionit “Rrokum TV” në Kosovë, verifikuan këto certifikata në Entin Italian të Akreditimit, ku rezultoi se “Intertek-u” nuk është e akredituar për analizat e cilësisë së naftës dhe gazit.

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) analizon naftën që shpërndahet në Shqipëri pa hyrë në doganë, ndërsa në Kosovë, nafta shkon me certifikatën e origjinës.

Gazetarët zbuluan një certifikatë të lëshuar nga trupa e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës, e cila plotësohet në hyrje të Doganës. Të dhënat kopjohen vetëm nga certifikata e origjinës së importuesit, që në këtë rast është e falsifikuar. “Unë kam verifikuar certifikatat e analizave të hidrokarbureve, të cilat janë të falsifikuara” tha një denoncues.

3 (1)

Po kush e kontrollon cilësinë e karburantit që shkon në Kosovë? I vetmi kontroll që i bëhet cilësisë së naftës vjen nga rafineritë dhe agjencitë që ato i angazhojnë për ti lëshuar certifikata analizash. Sipas denoncuesit, në Kosovë ka vetëm përshkrim analizash, jo laboratorike, por vetëm të origjinës.

“Fiks Fare” dhe “Rrokum TV” siguruan disa certifikata analizash të cilësisë për karburantin e importuar në Shqipëri dhe Kosovë, nëpërmjet porteve të Petroliferas në Vlorë dhe Porto Romanos në Durrës. Këto certifikata lëshohen nga shoqëria “Intertek Italia”. Gazetarët i dërguan një kërkesë zyrtare “Accredia-s”, Entit Italian të Akreditimit. Kjo është përgjigjja: “Laboratori ‘Intertek Italia’ spa, me numër akreditimi 0579, nuk është i akredituar nga Enti Italian i Akreditimit për analizat e cilësisë së karburantit dhe nënprodukteve të tij”.

2 (1)

Gazetarët e Fiksit udhëtuan drejt Vlorës, ku biseduan me drejtuesin e Petroliferas. “Petrolifera, sipas ligjit të koncesionit 9231, është thjesht magazinë, jemi në status të huaj. Këtu mund të vijë çdo lloj produkti, çdo lloj cilësie. Produktet që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, certifikohen nga Instituti Qendror Teknik, vijnë inspektorët, marrin analizat, bëjnë analizat, ja çojnë doganës, atëherë merr të drejtën e daljes të naftës në Republikën e Shqipërisë” thotë ai, ndërsa shton se “nëse produkti është në përputhje me standardet e shtetit shqiptar, ngrihet trau. Nëse s’është mbetet në zonë të huaj”.

Drejtuesi i Petroliferas shton se certifikatat e cilësisë në Shqipëri i bën kryesisht SGS-ja, Interteku ose ndonjë institucion tjetër i akredituar. “Ne Intertekun e njohim. Në Shqipëri janë dy, është SGS-ja dhe Interteku. Të dyja janë shumëkombëshe që bëjnë analiza” thotë ai. Në lidhje me naftën që shkon në Kosovë thotë se “kur e ngarkojmë autobotin e Kosovës ne, mbushen dy shishe me firëm. Një i’a japim shoferit të Kosovës, një e mbajmë tre muaj. Kosovari e ka marrë të pastër, 100 % të pastër. Ne nuk kemi lidhje fare se analizat e produkteve i bën pronari i mallit. Dhe paguan Intertekun për të bërë analizat e mallit”.

Still0425_00025

Pas pretendimit të Petroloferas, gazetarët shkojnë në Inspektoriatin Shtetëror Teknik dhe Industrial. Inspektori Nako Spiro thotë se “ISHTI organizon strukturat tija për marrjen e analizave nga anija. Kur shkohet në anije, pavarësisht nga certifikata e origjinës, merret mostra nga të gjitha dhomat e anijes, bëhet një mesatare dhe kjo bën kampionin përfaqësues, i cili sillet dhe analizohet në laboratorin e Inspektoriatit”.

Inspektori shton se analizat bëhen përpara se malli të zhdoganohet. “Dogana Shqiptare, pasi merr informacion nga Inspektoriati Shtetëror, atëherë procedon me shkarkimin e anijes. Malli aty është i lirë, mund të shkojë për tregun vendas. Njëkohësisht mund të shkojë për tregun e jashtëm. Në tregun e jashtëm mund të shkojë me analizat e inspektoriatit që njihen vetëm për tregun brenda. Në tregun e jashtëm mund të shkojë me certifikatën e origjinës” thotë ai, ndërsa gazetarët e pyesin nëse ka pasoja po të jetë e falsifikuar certifikata e origjinës. “Nëse kjo është e falsifikuar, nuk është ISHTI që merret me pasojat e kësaj. ISHTI njofton Doganat që ky mall nuk lejohet të shkarkohet. S’ka asnjë problem, ne njoftojmë doganën, nëse ky mall nuk përputhet me standardet” vijon Spiro. Ai saktëson se ligji e ngarkon ISHTI-n të bëjë analiza vetëm për produktin që hyn në Shqipëri, për tregun vendas. “Nëse laboratori nuk është i akredituar, duhet të bëhen të gjitha specifikimet e produktit në laborator” përfundon ai.

“Fiks Fare” i dërgoi një kërkesë zyrtare Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ku e pyeti në lidhje me importet e naftës nga kompania Intertek. Doganat kthyen përgjigje se “shoqëria ‘Intertek Italia’ nuk figuron eksportues tek importet tona. Tek ne, shoqëria ‘Intertek Italia’ në bashkëpunim me shoqërinë ‘RDA 11’ operon si verifikues matjesh (survejor)”. Pra, një kompani survejori, lëshon certifikata analizash për naftë, që është e destinuar për t’u tregtuar në Shqipëri dhe Kosovë. Pasojat dihen, automjete të shkatërruara dhe ndotje mjedisore!

Next Post
“Rambot” e Kavajës: Ja deputetët që do të pengojnë zgjedhjet më 7 Maj

Testi i Kavajës pas 2 javësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
Protestuesit drejtohen nga ish-Blloku, molotovët thyejnë xhamat e bizneseve buzë rrugës

Protestuesit drejtohen nga ish-Blloku, molotovët thyejnë xhamat e bizneseve buzë rrugës

March 22, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një flamur gjerman për molotovët e revolucionit

March 22, 2026
Protesta/ Akuzat për integrimin, Berisha zëvendëson flamujt e SHBA-së me ato të Gjermanisë dhe BE-së

Protesta/ Akuzat për integrimin, Berisha zëvendëson flamujt e SHBA-së me ato të Gjermanisë dhe BE-së

March 22, 2026
Taulant Balla reagon me ironi për protestën e PD-së: Berishën e braktisën edhe të vetët

Taulant Balla reagon me ironi për protestën e PD-së: Berishën e braktisën edhe të vetët

March 22, 2026
“Qeveri e krimit”, Berisha dhe protestuesit i drejtohen Drejtorisë së Policisë së Tiranës

“Qeveri e krimit”, Berisha dhe protestuesit i drejtohen Drejtorisë së Policisë së Tiranës

March 22, 2026
Molotovë dhe fishekzjarrë drejt Kryeministrisë, dy ministrive dhe selisë së PS, digjet automjeti i Policisë së Shtetit

Molotovë dhe fishekzjarrë drejt Kryeministrisë, dy ministrive dhe selisë së PS, digjet automjeti i Policisë së Shtetit

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In