• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

INVESTIGIMI/ Ja sa duhet të paguash nën dorë për kolaudimin e makinës

by A R
04/10/2016 08:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

4900 lekë në taketuken e makinës dhe 2 mijë lekë bakshish për rojën sekser, e kalon kontrollin teknik edhe po ke defekte. Kjo është mënyra sesi e kalojnë automjetet kontrollin teknik në Qendrën e Kontrollit Teknik të automjeteve në Lushnje. Radhët e gjata të automjeteve për kolaudim, por edhe korrupsioni i punonjësve kanë detyruar një grup shoferësh të Lushnjës që t’i drejtohen emisionit “Fiks Fare”.

Kamera e “Fiks Fare” dokumentoi me zë dhe figurë një tjetër rast korrupsioni, ku disa punonjës marrin para për të kaluar një makinë në kolaudim. Mbrëmjen e së hënës, emisioni transmetoi investigimin në Qendrat Rajonale të Kolaudimit në Durrës dhe Lushnje.

Gazetarët e Fiks fare me 7 mijë lekë të reja, kaluan një mjet pa u kontrolluar imtësisht. Pronari i automjetit kishte tentuar ta kalonte këtë mjet në Tiranë, por nuk ia kishte arritur.

Gazetarët marrin mjetin problematik dhe udhëtojnë fillimisht drejt qytetit të Durrësit. Në kolaudimin e Durrësit, gazetarët takojnë rojën. Ai është personi që ndërmjetëson dërgimin e automjetit të gazetarëve në qendrën e kontrollit teknik në Lushnje. Ai kërkon lekë për t’i adresuar dhe garantuar kalimin në kolaudimin e Lushnjës. U kërkon 1 mijë lekë të reja bakshish , madje u jep letrën rekomanduese për në Lushnje.

“Ti je duke ikur në Lushnje dhe atje e kalon me 30 mijë lekë (të vjetra). Të jap një emër, t’i thuash të fala nga filani dhe të shkosh e ta bësh”, është “rekomandimi” i rojës për gazetarët. Më pas shpjegon të gjitha procedurat që duhet të ndiqen. “Fillimisht do të futesh brenda me makinë, do të lësh letrat dhe do t’u thuash punëtorëve se më ka dërguar A.V. Lekët do ja lësh tek kroskoti”, vijonte roja në Durrës, ndërsa i mësoi gazetarët se duhet t’i afroheshin rojës dhe t’i thoshin në vesh “të jap 30 mijë lekë(të vjetra)”.

Pas këtij “rekomandimi”, gazetarët kanë shkuar pranë Drejtorisë Rajonale të Kolaudimit në Lushnje. Punonjësit u thonë se duhet të paguash kolaudimin prej 2 mijë lekësh, që të hyjë makina në kontroll. Gazetari i thotë punonjësit se i ka paguar të gjitha taksat, ndërsa punonjësi i përgjigjet se “taksat i hëngri Rama ore. Është privat kjo, do paguash 20 mijë lekë”. Gazetarët presin taksën e kolaudimit dhe vendosin makinën në parkim, para pikës së kolaudimit.

Në vendin që quhet “taketuke e duhanit” lënë 2900 lekë (të reja).
Më pas, siç duket edhe nga pamjet, inxhinieri merr makinën dhe gjatë rrugës për tek kolaudimi, hap “taketuken e duhanit” dhe merr lekët, të cilat i fut në xhep. Pasi hyn në kolaudim, sërish fut dorën në xhep dhe nxjerr lekët dhe i numëron. Pasi nxjerr makinën nga pika e kontrollit, inxhinieri dërgon rojën.

“Më dërgoi inxhinieri. Më tha ik me makinën dhe hajde nga ora 15:30 se kanë ardhur kontroll nga Tirana”, u thotë roja gazetarëve. Në orën 15:30, gazetarët paraqiten sërish te pika e kontrollit. Në këtë orë, inxhinieri iu komunikon se “jam duke e futur brenda për një kontroll formal more burri i dheut”. Ai u thotë gazetarëve se t’i lënë ku të duan lekët se nuk ka asnjë problem.

Gazetarët lënë 2 mijë lekë të tjera sipër taketukes, pranë levës së marshit dhe më pas inxhinieri futet në makinë. Ai e merr makinën dhe e fut formalisht në pikën e kontrollit. Gjatë rrugës, merr 2 mijë lekëshin dhe i fut në xhep. Pasi e nxjerr makinën nga pika e kontrollit, vjen roja që u thotë gazetarëve që të marrin letrën.

Në fund, inxhinieri merr faturën e pagesës së kolaudimit dhe më pas përshëndetet përzemërsisht me gazetarët, të cilët dokumentuan të gjithë skemën sesi një automjet me probleme kaloi në pikën e kolaudimit.

Next Post
VIDEO/ Kamikazi hedh veten në erë në dasmën e komandantit rebel sirian, vriten 22 persona

VIDEO/ Kamikazi hedh veten në erë në dasmën e komandantit rebel sirian, vriten 22 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohen protestat! Irani në ‘blackout’, dhjetëra të vrarë dhe mijëra të arrestuar

Përshkallëzohen protestat! Irani në ‘blackout’, dhjetëra të vrarë dhe mijëra të arrestuar

January 9, 2026
“Daily Express”: Tirana, kryeqyteti europian që të gjithë duhet ta zbulojnë në 2026

“Daily Express”: Tirana, kryeqyteti europian që të gjithë duhet ta zbulojnë në 2026

January 9, 2026
Moti i keq, Rama porosi deputetëve: Shkoni pranë njerëzve edhe pasi momenti i vështirë të jetë kapërcyer

Moti i keq, Rama porosi deputetëve: Shkoni pranë njerëzve edhe pasi momenti i vështirë të jetë kapërcyer

January 9, 2026
VIDEO / Zjarri që dogji tregun e rrobave të përdorura, momenti kur nisën flakët

VIDEO / Zjarri që dogji tregun e rrobave të përdorura, momenti kur nisën flakët

January 9, 2026
Përmbytjet/ “Prurjet janë të menaxhueshme”, Balluku: Aeroporti i Rinasit dhe Porti i Durrësit…

Përmbytjet/ “Prurjet janë të menaxhueshme”, Balluku: Aeroporti i Rinasit dhe Porti i Durrësit…

January 9, 2026
Përmbytjet, Rama: Ndryshimi i klimës realitet! Po hodhëm plehrat në rrugë, pasojat rëndohen edhe më shumë

Përmbytjet, Rama: Ndryshimi i klimës realitet! Po hodhëm plehrat në rrugë, pasojat rëndohen edhe më shumë

January 9, 2026
“Për çfarë i duhet vula Berishës?”, Bejko: Apeli nuk ktheu përgjigje se cili nga dy kuvendet ishte i ligjshëm

Bejko: 8 Janari, njollë turpi për Berishën! E ka kthyer PD-në në strehë për të mbrojtur familjen e tij

January 9, 2026
Arben Ahmetaj: Një grup kriminal planifikoi rrëmbimin dhe eliminimin tim fizik

Arben Ahmetaj: Një grup kriminal planifikoi rrëmbimin dhe eliminimin tim fizik

January 9, 2026
Rama mbledh “Emergjencat”: Lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta! Aleatët e shiut na lanë një mal me borxhe

Rama mbledh “Emergjencat”: Lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta! Aleatët e shiut na lanë një mal me borxhe

January 9, 2026
Dita e sotme parashikohet me reshje shiu dhe dëbore në lartësi, ulen temperaturat

Dita e sotme parashikohet me reshje shiu dhe dëbore në lartësi, ulen temperaturat

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In