• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Investigimi/Bashkia Maliq i trajton me ndihmë punonjësit e saj!!

by Java News
04/02/2019 22:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fiksi investigoi ankesën që bënë disa anëtarë të këshillit bashkiak të bashkisë Maliq, të cilët kishin muaj që ankoheshin që në listat e ndihmës  ekonomike ishin edhe ato familje,  anëtarë të cilëve ndodhen në emigracion apo janë të punësuar.

Sipas tyre punonjës, të cilët marrin rrogë nga bashkia, marrin edhe ndihmë ekonomike. Duke qenë se nga bashkia nuk ju dha akses për të bërë verifikimet, disa prej anëtarëve  të këshillit bënë një kallëzim pranë prokurorisë. Kjo e fundit mbylli hetimet duke u marrë vetëm më mënyrën e kërkimit të informacionit dhe jo me vetë çështjen, nëse kishte apo jo abuzime.

Fiksi verifikoi mbi 10 raste, emrat e të cilëve u vunë në dispozicion nga anëtarët e këshillit.  Nga këto raste, rezultoi që shumica të cilët pretendohet që janë jashtë shtetit, nuk kanë firmosur pranë njësisë administrative një herë në tre muaj, ashtu siç e kërkon edhe ligji.  Për ta, nga firmat duket të ketë firmosur vetëm njëri familjar. Rasti me flagrant është ai i  rojës së gjimnazit në Pirg, i cili jo vetëm është i punësuar dhe merr rrogë nga bashkia, por nuk shkon as në punë, dhe e zëvendëson i ati. Ai  merr rrogë 320 mijë lekë por trajtohet edhe me ndihmë  ekonomike. Ndërsa një familje prej katër vetash që jetojnë në Veliternë,  asnjëri nuk është në  punë, por nuk trajtohet më ndihmë.  Zyra e Punës i  ka hedhur në sistem gabimisht të dhëna sikur është i punësuar. Familjari disponon dokument që nuk ka paguar kurrë asnjë lloj sigurimi, por kjo nuk i merret parasysh nga bashkia, pasi nuk e lejon sistemi.

Verifikimi i këtyre rasteve u bë nga  gazetarët e Fiksit në bashkëpunim me  përgjegjësin e Zyrës së Ndihmës  Ekonomike . Emrat e kryefamiljarëve u verifikuan një për një në sistem. Gjatë kontrollit përgjegjësi  Azem Nuhum, nuk arrinte të sqaronte dot arsyen se si një i punësuar i bashkisë merrte edhe  rrogë edhe ndihmë ekonomike. Ai tha që këtë kontroll duhet ta bëjnë sigurimet dhe drejtoria e Korçës.

Ndërsa për familjet, familjarët madhorë të cilëve nuk kanë vajtur për të firmosur, pasi dyshohen se janë jashtë, ai tha se është përgjegjësi e  njësive administrative  të cilat mbajnë formularët ku ata  paraqiten për të firmosur një herë në tre muaj, siç e kërkon ligji. Ndërsa për banorin e Veliternës, i cili nuk është i punësuar, madje ka edhe një vërtetim që nuk ka qenë kurrë i siguruar ai u shpreh “jemi në dijeni, po mundohemi që ta fusim me listat e këtij muaji ,por  fajin e ka sistemi”. Me zyrat e punës ata nuk kanë komunikuar zyrtarisht dhe  zyra e ndihmës ekonomike nuk e ka idenë pse  është hedhur në sistem sikur zotëria është i punësuar.

320 mijë lekë rrogë por edhe ndihmë ekonomike.

Rasti i rojës së gjimnazit Pirg, i cili është i punësuar sipas drejtorit të shkollës prej vitesh aty është sa flagrant, po aq i habitshëm. Pavarësisht se në sistem është hedhur se ai paguhet, ai sërish është parë e arsyeshme të trajtohet me ndihmë  ekonomike 40 mijë lekë të vjetra në muaj. Gjithashtu ai nuk paraqitet në punë, por në vend të tij shkon i ati. Fiksi intervistoi edhe drejtorin e gjimnazit Pirg, i cili  i zënë në siklet nga Fiksi, fillimisht nuk e pranon se babai punon në vend të  birit. Kur vendoset para faktit ai e pranon dhe thotë që e zëvendëson me raste. Por nga ana tjetër nuk është se paguhet nga shkolla sepse rojën e cakton bashkia.

 

Sistemi e nxjerrë të punësuar, qytetari s’ka qenë kurrë në punë

Babai i dy fëmijëve nga fshati Veliternë i Maliqit ka mbi një vit pa punë pasi sipas tij nga zyra e punës është bërë një gabim në sistem, është shënuar sikur është i punësuar. Për këtë arsye kërkesa e tij për t’u trajtuar me ndihmë është refuzuar tre herë. Ai thotë se pavarësisht se ka dërguar edhe vërtetim të marrë pranë Institutit të Sigurimeve që nuk ka qenë i siguruar, nga bashkia nuk i është marrë parasysh. Gjendja e tij familjare nuk është e mirë. Ka dy fëmijë të vegjël dhe  jetojnë në një dhomë të vogël katër veta.

 

Qytetarë “Analfabetë” dhe firma të njëjta

Punonjëset e njësive nuk e mbajnë mend kush i ka hedhur firmat që janë njësoj. Fiksi bëri verifikime edhe nëpër njësitë ku duhet të firmosin personat madhorë  të familjeve që trajtohen me ndihmë. Në njësitë Pirg dhe Vreshtas të Maliqit. Punonjëset ngrenë supet edhe thonë që ndoshta nuk janë firmat e tyre, pasi nuk i mbajnë mend, ose nuk e dinë nëse i kanë firmosur ata. Ndërsa njëra prej tyre thotë që firmat mund të ngjajnë me njëra tjetrën, pasi qytetarët që trajtohen me ndihmë ekonomike janë kryesisht analfabetë. Top Channel

Next Post
Agron Duka tregon se mund të ndahet me Lulzim Bashën

Agron Duka tregon se mund të ndahet me Lulzim Bashën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E dua Ilirin, atij dhe fëmijëve u kërkoj falje”, Monika Kryemadhi flet për jetën e saj, familjen dhe politikën

“E dua Ilirin, atij dhe fëmijëve u kërkoj falje”, Monika Kryemadhi flet për jetën e saj, familjen dhe politikën

May 6, 2026
“Dëmi është bërë”, Krasniqi: Kosova ka humbur aleatët dhe prestigjin ndërkombëtar. Nuk ofrohet më zgjidhje

“Dëmi është bërë”, Krasniqi: Kosova ka humbur aleatët dhe prestigjin ndërkombëtar. Nuk ofrohet më zgjidhje

May 6, 2026
Edhe Europa në alarm nga hantavirusi/ Avioni me një pasagjer të infektuar zbarkon në Amsterdam, dërgohet menjëherë në spital

Edhe Europa në alarm nga hantavirusi/ Avioni me një pasagjer të infektuar zbarkon në Amsterdam, dërgohet menjëherë në spital

May 6, 2026
Zgjedhjet pa garë në PD/ Juristi: Berisha ka humbur mbështetjen te demokratët, i trembet përballjes

Zgjedhjet pa garë në PD/ Juristi: Berisha ka humbur mbështetjen te demokratët, i trembet përballjes

May 6, 2026
Me armë dhe mijëra euro, arrestohet në Rinas pjesëtari i grupit të Marklen Hakës

Me armë dhe mijëra euro, arrestohet në Rinas pjesëtari i grupit të Marklen Hakës

May 6, 2026
Partia e re e Salianjit? Zgjedhjet vendore, lakmusi i opozitës së re!

Partia e re e Salianjit? Zgjedhjet vendore, lakmusi i opozitës së re!

May 6, 2026
“Kjo punë lahet me gjak”, pasi dhunoi fëmijët, mësuesja kërcënon nënën denoncuese!

“Kjo punë lahet me gjak”, pasi dhunoi fëmijët, mësuesja kërcënon nënën denoncuese!

May 6, 2026
Sanitarja tregoi se fëmijët keqtrajtohen, nisin hetimet për dhunimin e fëmijës në Shtëpinë e Foshnjes

Sanitarja tregoi se fëmijët keqtrajtohen, nisin hetimet për dhunimin e fëmijës në Shtëpinë e Foshnjes

May 6, 2026
Ndryshimet në qeveri/ Emërohet zv/ministrja e Bujqësisë dhe largohet zv/ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit

Shtëpitë në ish-ndërmarrjet shtetërore, qeveria hap rrugën e privatizimit për banesat “pa letra”

May 6, 2026
Eksperti: Izraeli nuk bën kompromise, mund të sulmojë për vetëmbrojtje edhe në rast armëpushimi

Eksperti: Izraeli nuk bën kompromise, mund të sulmojë për vetëmbrojtje edhe në rast armëpushimi

May 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In