• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Investigimi/ Basha ia mori vilën luksoze ish-drejtoreshës që kishte në Bashki

by Java News
05/11/2019 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha është kthyer në qendër të vemendjes mediatike pas zhvendosjes në kompleksin e vilave “Long Hill” në periferi të Tiranës.

Kryetari i PD nuk jeton më në apartamentin e tij në katin e 12-të të kullave afër stadiumit “Arena Kombëtare”, pasi sipas një njoftimi nga selia blu, shtëpia e Bashës është dëmtuar nga tërmeti, gjë që është mohuar nga Bashkia e Tiranës dhe institucionet shtetërore.

Kompleksi super luksoz, ku po jeton aktulisht Lulzim Basha, është ndërtuar nga biznesmeni Agron Papuli, që është akuzuar vazhdimisht nga PD-ja si oligark pranë Ramës.

Basha, me qira në vilën e ish-drejtoreshës së tij

Gazeta SHQIP ka investiguar më tej rreth këtij rasti dhe ka mësuar se vila lukzose ku po jeton Lulzim Basha është në pronësi të Migena Vrapit.

Migena Vrapi ka punuar si drejtoreshë në Bashkinë e Tiranës, në kohën kur ishte kryebashkiak Lulzim Basha.

Vilat “Long Hill” janë në një prej zonave më të lakmuara në Tiranë, ku jetojnë diplomatët, të pasurit dhe bankierët. Një shtëpi në këtë zonë kushton të paktën 410 mijë euro, ndërsa qiraja mujore mbi 2 mijë euro. Nuk dime nëse kryedemokrati paguan qira, apo është favorizuar nga ish-drejtoresha e tij, në këto kohë që ka mbetur pa shtëpi.

Bie kauza e luftës ndaj oligarkëve?

Në mënyrë të paprecedentë, Lulzim Basha prej vitesh ka nisur një luftë të ashpër ndaj biznesmenëve, të cilët i quan oligarkë të lidhur me Ramën dhe që i shërbejnë atij. Basha dhe PD kanë denoncuar me emra në Kuvend, disa prej tyre.

Njëri nga biznesmenët e denoncuar është edhe Agron Papuli, ‘oligarku’ që ndërtoi kompleksin ku Lulzim Basha është zhvendosur për të jetuar.  Papuli, u vu në shënjestër të akuzave nga Partia Demokratike dhe është akuzuar direkt nga Flamur Noka se mori 1.6 milionë euro për tënderin e dhënies me qira të makinave për policinë e Shtetit. Sipas PD, në vetëm dy vite Papuli kishte marrë 4.3 milionë euro nga OSHEE.

Por Lulzim Basha, që kërcënonte me burg dhe konfiskim pasurish “oligarkët”, sot fle në banesat e tyre. A është tërhequr kryedemokrati nga kauza kryesore e tij gjithë këto vite? “Ne nuk jemi të varfër, ne vidhemi nga oligarkët”, artikulonte vazhdimisht ai, poshtë zyrës së Ramës, gjatë protestave të verës.

g.kosovari

Next Post
VIDEO spektakolare, luftanija amerikane bën manovra në det

VIDEO spektakolare, luftanija amerikane bën manovra në det

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Valë sulmesh me dronë në Rusi, goditen uzina industriale, baza ajrore dhe objekte energjetike

Valë sulmesh me dronë në Rusi, goditen uzina industriale, baza ajrore dhe objekte energjetike

November 15, 2026
Donald Trump: Do të ndaloj financimin me 4 mld dollarë të Izraelit

Kaosi në aeroportet amerikane, Trump thyen heshtjen: Fajtor është Biden!

November 15, 2026
Shkrimtari që i dha humorit zërin kritik dhe satirës një mision shoqëror

Shkrimtari që i dha humorit zërin kritik dhe satirës një mision shoqëror

November 15, 2026
Tragjedi në Greqi, 50-vjeçarja përplaset për vdekje nga automjeti që drejtonte bashkëshorti

Tragjedi në Greqi, 50-vjeçarja përplaset për vdekje nga automjeti që drejtonte bashkëshorti

November 15, 2026
“I kërkoj falje Pirros dhe familjes”, flet nga burgu Odhise Dhima: Nuk i dhashë djalit anabolikë

“I kërkoj falje Pirros dhe familjes”, flet nga burgu Odhise Dhima: Nuk i dhashë djalit anabolikë

November 15, 2026
Tentativa për sabotim ndaj kompanisë së dronëve, Estonia mbyll kufirin me Rusinë

Tentativa për sabotim ndaj kompanisë së dronëve, Estonia mbyll kufirin me Rusinë

November 15, 2026
ChatGPT futet në politikën britanike, ndihmësi i kryeministrit përdor AI për fjalimin

ChatGPT futet në politikën britanike, ndihmësi i kryeministrit përdor AI për fjalimin

November 15, 2026
Shqipëria kërkon kreun e grupit ndaj Bjellorusisë, Maran zbulon formacionin titullar

Shqipëria kërkon kreun e grupit ndaj Bjellorusisë, Maran zbulon formacionin titullar

November 15, 2026
Informacionet që duhet të dini! 4000 kredi të buta për të rinjtë dhe familjet e reja! 100% kredi për shtëpi nëse s’ke kursime

Informacionet që duhet të dini! 4000 kredi të buta për të rinjtë dhe familjet e reja! 100% kredi për shtëpi nëse s’ke kursime

November 15, 2026
Franca pranon se BE-ja është vonuar me Ballkanin Perëndimor: Shtyrjet e mëtejshme rrezikojnë besueshmërinë e integrimit europian

Franca pranon se BE-ja është vonuar me Ballkanin Perëndimor: Shtyrjet e mëtejshme rrezikojnë besueshmërinë e integrimit europian

November 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In