Ambasadorët e disa vendeve po kthehen në Kiev, pas evakuimeve gjatë sulmeve ruse në Ukrainë.
Ndërsa lufta ende vazhdon ambasadorët kanë vendosur të rikthehen.
Ambasadori i Italisë bën me dije se do të kthehet dhe se ka në plan të rifillojë punën më 18 prill.
Franca gjithashtu njoftoi sot se ambasada e tyre është rihapur në Kiev, pas zhvendosjes përkohësisht në Lviv për shkak të pushtim rus të Vladimir Putin .