• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

INTERVISTË / Klosi: Interesante te Berisha është që akuzat i huazon nga bëmat që i ka kryer vetë

by
28/04/2015 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish shefi i SHIK-ut, Fatos Klosi, i përgjigjet në këtë intervistë për ‘DITA’-n sulmit të ish-kryeministrit Berisha. “Sa për emërimin tim, ai e ka kundërshtuar një propozim të prillit 1997 dhe gjer në korrik, që iku nga Presidenca, e kishte të gjithë kohën e nevojshme për ta marrë atë  “dosje” sa herë të donte dhe ka patur plot raste për ta treguar. Berisha di vetëm të shpifë, për të politika është vetëm shpifje pa fund. Interesante është se zakonisht akuzat, janë huazuar nga bëma që i ka kryer vetë – thotë ish kreu i SHISH.

– Zoti Klosi, ditët e fundit jeni akuzuar nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, si dhe nga ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berishase i keni shërbyer Serbisë’ për çështjen e Kosovës. Si do t’u përgjigjeshit akuzave të tyre?

– Këto akuza më kujtojnë situatën kur hajduti thotë: kapeni hajdutin. Me këtë që them nuk dua t’ ua kthej me të njëjtën monedhë, nuk kam ndërmend t’i quaj “spiunë”, sepse për mua kjo fjalë nuk ka kuptimin e një etiketimi, është thjesht një sharje e pastër. Por një gjë dua t’ua këshilloj të dyve, për luftën çlirimtare të popullit të Kosovës, që të dy nuk kanë gojë të flasin, gjatë gjithë asaj periudhe kanë qenë në bisht të situatës, bile dhe më keq. Duke u përpjekur për të ndihmuar luftën që shkëputi përfundimisht Kosovën nga Serbia, nuk më duket se i kam shërbyer Serbisë. Nëse atyre iu vjen keq për këtë shkëputje që ka ndodhur, është puna e tyre.

– Berisha shkruante dje se “Emërimi i tij (pra i juaji) pas vitit 1997 në krye të Shërbimit Informativ Kombëtar, është bërë në kundërshtim flagrant dhe pasi është zhdukur dosja e tij disa vjeçare”. E thotë një ish-President dhe një ish-Kryeministër…

–  Sa për emërimin tim, ai e ka kundërshtuar një propozim të prillit 1997 dhe gjer në korrik, që iku nga Presidenca, e kishte të gjithë kohën e nevojshme për ta marrë atë  “dosje” sa herë të donte dhe ka patur plot raste për ta treguar. Berisha di vetëm të shpifë, për të politika është vetëm shpifje pa fund. Interesante është se zakonisht akuzat, janë huazuar nga bëma që i ka kryer vetë. Në komisionin hetimor parlamentar të vitit 2002, më akuzoi për të gjitha krimet e kësaj bote. Pasi ndenji 8 vjet në pushtet, tani i kërkon kosovarëve që të hapin një hetim për mua. A nuk është për të ardhur keq që e kemi patur President dhe Kryeministër një karagjoz të tillë?

– Shpesh është folur për një dosje të Berishës ndaj shërbimeve të huaja. A ekziston një dosje e tillë?   

– Dosja më e rëndë për të janë të bëmat e tij, janë të gjitha ato probleme që ai ka krijuar në Shqipëri sa herë Serbia kishte probleme në Kosovë; është një dosje e hapur që në hapat e para të Presidencës së tij. Historia do t’i japë me siguri vendin që meriton.

 

Marrë nga Dita

Next Post

Basha: Shqipëria po ecën në drejtimin e gabuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, Berisha: Nuk marrim pjesë në përzgjedhjen e emrit

70 ditë tubim, Berisha: Do të shkoja çdo natë po të mos ishin qytetare

August 8, 2026
Cana rrëfehet për FSHF: Anglia më refuzoi vizën për tek Arsenali

Cana rrëfehet për FSHF: Anglia më refuzoi vizën për tek Arsenali

August 8, 2026
Pas disa ditësh betejë me flakët, fiken zjarret në Mallakastër, por vijojnë në Roskovec

Pas disa ditësh betejë me flakët, fiken zjarret në Mallakastër, por vijojnë në Roskovec

August 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 9 Gusht 2026

August 8, 2026
Tre të burgosurit të përfshirë në konflikt ishin shokë, detaje nga sherri në burgun e Fierit

Tre të burgosurit të përfshirë në konflikt ishin shokë, detaje nga sherri në burgun e Fierit

August 8, 2026
Sherr në burgun e Fierit, dy të burgosur përfundojnë në spital

Sherr në burgun e Fierit, dy të burgosur përfundojnë në spital

August 8, 2026
VIDEO / Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend, dalin pamjet

VIDEO / Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend, dalin pamjet

August 8, 2026
Analiza / Pacolli ka financuar vetëm 5.7 mln euro për ndërtimin e Aeroportit nga paratë e veta, edhe ato si hua

Analiza / Pacolli ka financuar vetëm 5.7 mln euro për ndërtimin e Aeroportit nga paratë e veta, edhe ato si hua

August 8, 2026
Korrupsioni te “Rrugorja”, gjykata lë në burg oficerin Edison Tabaku

Shpejtësi deri në 230 km/h, Policia vendos 1,100 gjoba në një javë, Hita: Siguria rrugore, përparësi

August 8, 2026
Plan për të vrarë Ronaldon e Messin! Zbulohen kërcënimet terroriste në Botëror

Plan për të vrarë Ronaldon e Messin! Zbulohen kërcënimet terroriste në Botëror

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com