• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Basha: Shqipëria po ecën në drejtimin e gabuar

by
28/04/2015 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar kandidatët për kryetar Bashkie në Pogradec zotin Eduart Kapri, Devoll zotin Bledion Nallbani, Pustec zotin Mihallaq Apostollosfki dhe në Maliq zotin Xhevdet Belishta.
Zoti Basha e ka konsideruar ofenduese për shqiptarët deklaratën e kryeministrit, se shqiptarët janë të varfër sepse kanë “varfëri aspiratash”.
Fyerja e kryeministrit ndaj popullit të tij, theksoi zoti Basha është e njëjtë me deklaratat e ultranacionalistit serb Nikoliç. Problemi i shqiptarëve, tha Basha nuk janë aspiratat por qeveritarët e paaftë.
“Kryeministri i të keqes nga Tirana tha se fajin për varfërinë dhe për krizën ekonomike e kanë shqiptarët sepse ata janë një popull pa aspirata. Ti thuash shqiptarëve një popull pa aspirata do të thotë të jesh jo vetëm cinik, arrogant dhe i pashpirt por të fyesh një popull të tërë siç nuk e ka bërë askush dhe siç e ka bërë vetëm Nikoliç dhe paraardhësit e tij. Fajin për krizën ekonomike nuk e kanë shqiptarët, por e kanë ata që sollën papunësinë, që sollën taksat e larta, që mbyllën dyert e bizneseve, ky është thelbi i të keqes që ka kapur sot për fyti shqiptarët, që ka kapur për fyti ekonominë tonë dhe që po shtyn njerëzit drejt eksodit”.
Shqipëria reale, tha zoti Basha është larg Shqipërisë që jetojnë pushtetarët tanë. Qytetarët vuajnë për bukën e gojës ndërsa qeveritarët jetojnë në luks të shfrenuar si pasojë e korrupsionit galopant ku janë zhytur.
“Ju gënjen mendja se me fasada dhe truke propogandistike mund të pikturojnë një Shqipëri ndryshe nga kjo që prekni ditë për ditë, nga kjo që prekni ju ditë për ditë Shqipërinë e halleve, të mundimeve, të derteve, Shqipërine e papunësisë, të varfërisë që shtohet e thellohet dita -ditës. Nuk kanë si t’a kuptojnë realitetin sepse vetë jetojnë në një botë tjetër, janë zhytur në një luks të paparë”.
Zgjedhjet e 21 qershorit theksoi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha janë mundësia e qytetarëve për të ndëshkuar me votë të keqen që ka pushtuar vendin dhe ka shtyrë qytetarët drejt emigrimit.
“21 qershori është dita e ndarjes me votë plebishitare të gjithë qytetarëve të lirë nga regjimi i varfërisë dhe i mjerimit, nga regjimi i padrejtësisë dhe i fjalës së pambajtur, i besprerjes së qytetarëve nga regjimi i mashtrimeve dhe i dështimeve, i pashpirtësisë dhe i cinizmit pakufi”, tha Basha

Next Post

PD, Mima: Borxhi publik është rritur në 70

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregulla të ashpra kundër detyrave të shtëpisë me Inteligjencë Artificiale

Rregulla të ashpra kundër detyrave të shtëpisë me Inteligjencë Artificiale

August 8, 2026
Shqiptarët e Kosovës zgjedhin Shëngjinin, turistët u rritën me 5 për qind këtë vit

Shqiptarët e Kosovës zgjedhin Shëngjinin, turistët u rritën me 5 për qind këtë vit

August 8, 2026
A është madhësia e bashkisë kriteri vendimtar? Çfarë na mëson përvoja evropiane dhe çfarë tregojnë të dhënat shqiptare

A është madhësia e bashkisë kriteri vendimtar? Çfarë na mëson përvoja evropiane dhe çfarë tregojnë të dhënat shqiptare

August 8, 2026
“Trend Hunter”: Ndryshimi i jashtëzakonshëm i Piramidës së Tiranës

“City AM”: Tirana, mes trashëgimisë dhe modernitetit, drejt një epoke të re turistike

August 8, 2026
Zelensky në Beograd, takimi me Vuçiç vjen në mes të tensioneve me Rusinë

Zelensky në Beograd, takimi me Vuçiç vjen në mes të tensioneve me Rusinë

August 8, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Dyshohet se vunë eksploziv në derën e banesës së një 72-vjeçari, shpallen në kërkim tre vëllezër

August 8, 2026
Rusia sulm me raketa pranë Kievit, të paktën 3 të vrarë

Rusia sulm me raketa pranë Kievit, të paktën 3 të vrarë

August 8, 2026
Eksploziv në dyert e dyqanit dhe lokalit të Noizy-t? Policia nis hetimet!

Eksploziv në dyert e dyqanit dhe lokalit të Noizy-t? Policia nis hetimet!

August 8, 2026
Parandalohet vrasja në Spille. Arrestohet 31-vjeçari, tentoi t’i merrte jetën me kallashnikov 38-vjeçarin

Parandalohet vrasja në Spille. Arrestohet 31-vjeçari, tentoi t’i merrte jetën me kallashnikov 38-vjeçarin

August 8, 2026
U godit me vezë gjatë seancës, Kurti: Nëse ky është çmimi që opozita të ulet në tryezë, e paguaj!

U godit me vezë gjatë seancës, Kurti: Nëse ky është çmimi që opozita të ulet në tryezë, e paguaj!

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com