• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PD, Mima: Borxhi publik është rritur në 70

by
28/04/2015 17:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka reaguar selia blu me anë të deputetit Florion Mima menjëherë pas mbylljes së takimit :Kantieret e Rilindjes Urbane” që zhillohej nga qeveria.

Sipas Mina-s, ato  që thotë Edi Rama nuk e mbulojnë dot dështimin e qeverisë. Sipas PD,  është rritur mbi 25 përqind çmimin e energjisë elektrike.

“Sot, Rama u tregoi qytetarëve të vendit se është një producent i dobët shfaqjesh televizive, por nuk ka degë palme që mbulon dështimin e tij monumental si një kryeministër që ka rritur me 7 përqind papunësinë, që ka çuar varfërinë dhe dëshpërimin në kufijtë historikë.
Milionat që ai po shpenzon për fushatë elektorale, me fasada qytetesh, nuk kanë ndihmuar askënd, përpos klientelës që po pasurohet me këto tendera. Fasadat, sidomos ato që lyhen vetëm nga faqet e shesheve, nuk sjellin zhvillim. Në të kundërt, përse 16 mijë qytetarë të vendit, sipas raportimeve të mediave serioze, kanë lënë vendin vetëm në 3 muaj, në një eksod të dëshpëruar pa fund e pa krye, vetëm për t’i ikur skamjes?
 
Cilin shqiptar kanë ndihmuar milionat e bëra rrush e kumbulla për trille dekorative e pasurim klanesh? Mos kanë ndihmuar dhjetra mijë bashkëqytetarët tanë që kanë përfunduar në burg për shkak se nuk paguajnë dot energjinë elektrike, se nuk kanë me se, se janë pa punë e pa të ardhura?
 
20 mijë familje ka hequr qeveria nga skema e ndihmës ekonomike. I ka dëbuar, i ka përjashtuar nga mbështetja e shoqërisë, i ka hedhur në rrugë të madhe. Dhe për ata që përfitojnë, kjo ndihmë është ulur, dhe është sot sa gjysma e parave që i duhet një familjeje për të paguar gjobën e përmuajshme të OSHEE-së.
 
Ç’do t’u thotë Rama rreth 80 përqind të familjeve shqiptare, për të cilat rriti me mbi 25 përqind çmimin e energjisë elektrike? Do t’u thotë rrini në errësirë, rrini në errësirë – se tani kemi palma.
 
Me Edi Ramën në këto dy vite është pesëfishuar numri i familjeve që jetojnë në kushte ekstremisht të varfra. Ky është realiteti i hidhur që preket me dorë e ndjehet në çdo rrugë, dhe shfaqja në salla me dokumentarë të sajuar është një akt cinik talljeje që thellon edhe më shumë dhimbjen e shqiptarëve.
Si mund të kesh guximin t’u shesësh qytetarëve një Shqipëri që nuk ekziston, kur në vend ka mbërthyer kriza e urisë? 
Borxhi publik është rritur në 70 përqind, investitorët po ikin, taksat e rritura po i marrin shpirtin ekonomisë, nuk ka një investim të vetëm, s’ka një kilometër rrugë të re, çmimi i naftës është më i larti në rajon, pagat dhe pensionet nuk rriten prej dy vitesh, ka rënë besimi dhe fuqia blerëse e konsumatorëve.
Llogariten rreth 8 mijë ndërtime të ligjshme të hedhura në tokë nga Edi Rama. Mijëra jetë të rrënuara, duke bërë hi mundin e djersën, kursimet e 20 viteve. Eksportet janë më të ulta se vjet dhe poashtu të ardhurat tatimore e doganore kane rënë frikshëm.  
Shfaqja e sotme me siguri do të marrë çmimin si provokimi më i madh i bërë në këto 25 vite. Ndërsa vetë producenti, Edi Rama, do ta marrë më 21 qershor vlerësimin e publikut, të qytetarëve, të popullit që po e shtyp dhe e sundon me arrogancë e arbitraritet prej 2 vitesh.”, mbyllet deklarata e deputetit demokrat nga selia blu.

Next Post

Ambasada ruse në Tiranë: Deformim deklarate nga MPJ shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferi dëshmon para policisë: Isha i dehur, nuk meritoj të jetoj!

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferi dëshmon para policisë: Isha i dehur, nuk meritoj të jetoj!

May 3, 2026
Kreditë e buta në Tiranë, ekspertja tregon kriteret që ju skualifikojnë nga programi

Kreditë e buta në Tiranë, ekspertja tregon kriteret që ju skualifikojnë nga programi

May 3, 2026
Aksidenti tragjik në Durrës, reagon sërish Rama: I gjithë vendi është në pikëllim, publikimi i pamjeve shton dhimbjen

Aksidenti tragjik në Durrës, reagon sërish Rama: I gjithë vendi është në pikëllim, publikimi i pamjeve shton dhimbjen

May 3, 2026
​”Duan të më vrasin”, rrëfimi tronditës i Cllevio: Jetoj në bunker

​”Duan të më vrasin”, rrëfimi tronditës i Cllevio: Jetoj në bunker

May 3, 2026
Aksidenti tragjik në Durrës/ Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, u kap disa minuta më pas, ja çfarë deklaroi ai

Aksidenti tragjik në Durrës/ Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, u kap disa minuta më pas, ja çfarë deklaroi ai

May 3, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Dash Shehi kujton ’92: Ishim të zotë të rrëzonim diktaturën, por jo të ndërtonim shtetin

May 3, 2026
Ndizet alarmi në Finlandë! Një dron i paidentifikuar shkel hapësirën ajrore pranë kufirit me Rusinë, nisin hetimet

Ndizet alarmi në Finlandë! Një dron i paidentifikuar shkel hapësirën ajrore pranë kufirit me Rusinë, nisin hetimet

May 3, 2026
Ngjarja në Kepin e Rodonit, policia: 52-vjeçari nga Tirana humbi jetën pas rrëzimit me motomjet, bashkëshortja shpëton me plagë të lehta

Ngjarja në Kepin e Rodonit, policia: 52-vjeçari nga Tirana humbi jetën pas rrëzimit me motomjet, bashkëshortja shpëton me plagë të lehta

May 3, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Tragjedia në Durrës, reagon Edi Rama: Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, bashkohem në lutjet për shërimin e fëmijës në spital

May 3, 2026
“Po rrëzon tarracën e pallatit”, Braçe denoncon qytetarin: Ujësjellësi t’i ndërpresë ujin dhe ta verifikojë

Erion Braçe shpërthen pas tragjedisë në Durrës, kërkon ndryshime urgjente në Kodin Rrugor dhe Penal

May 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In