• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Intervista/ Taksa e shtëpive mbetet në dorë të bashkive, rritja dhe ulja 30%

by Java News
23/12/2018 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkitë në të gjithë vendin, nga 1 janari 2019, do të nisin arkëtimin e taksës së shtëpive sipas metodologjisë së re. Këshilli Bashkiak në Tiranë miratoi ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve si agjent për arkëtimin e taksës, kundrejt komisionit 5 për qind.

Pra, banorët e kryeqytetit do të vazhdojnë ta paguajnë taksën e shtëpive nëpërmjet faturave të ujit. Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive, Agron Haxhimali, në intervistën dhënë gazetës “Panorama”, vlerëson vendimin e bashkisë. Haxhimali shprehet se të ardhurat e komisionit për arkëtimin e taksës do të ndikojnë pozitivisht në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve. Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive shprehet se edhe ulja apo rritja e taksës së shtëpive me 30 për qind është në dorë të Këshillave Bashkiakë. “Këshilli Bashkiak vendos për diskrecionin në këtë rast që shkon nga plus dhe minus 30 për qind, si dhe agjentin dhe komisionin që do t’i paguajë në rastin konkret dhe çështje të tjera që kërkon metodologjia dhe sipas ligjit”, shprehet Haxhimali.

A janë gati bashkitë për arkëtimin e taksës së ndërtesës, sipas metodologjisë së re?

Bashkitë kanë filluar të punojnë me këtë taksë që nga 1 prilli 2018, sipas VKM-së. Periudhën nga 1 prilli deri tani mund ta konsiderojmë si “fazë ushtrimore” ku bashkitë po testonin metodologjinë e re.

Por ndërkohë edhe kjo kohë u ka shërbyer bashkive për të njohur më mirë sistemin, për të ndërtuar strukturat përkatëse në bashki, për të trajnuar stafet, për të mbledhur të dhëna mbi pronat dhe për të ndërgjegjësuar qytetarët dhe bizneset. Por a është bërë mjaftueshëm kjo? Unë mendoj se nuk është mjaftueshëm, por mendoj se gati duhet të jenë dhe se nuk kanë kohë më për t’u menduar, por duhet të aktivizojnë gjithë mekanizmat që iu njeh ligji për të zbatuar metodologjinë e re. Sigurisht që gatishmëria e tyre lidhet shumë me aktorë dhe faktorë të tjerë.

Mungesa e kadastrës fiskale mbetet problemi kryesor, edhe pse po punohet dhe bashkive iu është dërguar një program dixhital të dhënash, me të dhëna jo të mjaftueshme, por që duhen plotësuar dhe përditësuar nga vetë bashkitë. Bashkëpunimi ndërinstitucional është pengesa kryesore. Institucionet qendrore që kanë të dhëna mbi pronat nuk iu përgjigjen bashkive për t’iu transferuar të dhënat që posedojnë, me qëllim që këto të dhëna të popullohen në sistemin dhe regjistrat digjitalë dhe manualë të bashkive. (OSHEE, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, ZVRPP etj., ) Por edhe të dhëna të pamjaftueshme mbi pronat, llojet e tyre, kategoritë, përjashtimet, vendimet e këshillave bashkiake për të harmonizuar metodologjinë apo për të caktuar agjentin, janë gjithashtu pengesa.

 

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi vendimin që taksa e ndërtesës të arkëtohet nga Ujësjellësi, a është ky vendim i aplikueshëm? Po tarifa 5 për qind e agjentit, a është e duhura?

Taksa e pasurisë është ndër burimet më me peshë në buxhetin e Bashkisë Tiranë dhe përbën 18 për qind të totalit të të ardhurave të veta. Taksa mbi pasurinë e paluajtshme, si parashikim, për vitin 2019 do të jetë në total 2,410,000,000 ku nga familjarët pritet të arkëtohen 510,000,000 lekë dhe nga subjektet tregtare 1,900,000,000 lekë.

Nga informacioni që unë kam për Bashkinë Tiranë do të vijojë të jetë DPTTV struktura që do të arkëtojë detyrimin e kësaj takse nga subjektet që realizojnë aktivitet ekonomik në territorin e Bashkisë Tiranë, ndërsa për detyrimet e kategorisë familjare u përzgjodh Agjenti Tatimor brenda muajit dhjetor 2018, nëpërmjet vendimit të posaçëm për këtë qëllim në Këshillin Bashkiak. Për Bashkinë Tiranë, metodologjia e re është zbatuar vetëm për bizneset deri tani.

Për vitin 2019 do të fillojë zbatimi edhe për kategorinë e ndërtesave që shfrytëzohen për banim. Për sa i përket përzgjedhjes se Ujësjellësit si agjent i Bashkisë dhe komisioni 5 për qind, mendoj se së pari vendimi i Këshillit Bashkiak është ose duhet të jetë i bazuar në një analizë të plotë ekonomike dhe financiare. Së dyti, bashkia dhe Këshilli Bashkiak janë në të drejtën e tyre ligjore të diskutojnë dhe negociojnë me një agjent që atyre iu bën punën dhe konkretisht me ujësjellësit.

Lidhur me komisionin 5 për qind, komenti im është ky: më mirë bashkia t’i japë një komision të arsyeshëm Ujësjellësit të bashkisë, sesa këtë komision ta merrte një agjent qendror. Kjo, pasi shëndoshja ekonomike e Ujësjellësit ku bashkia është pronare, do të ndihmojë në konsolidimin dhe qëndrueshmërinë financiare të kësaj Sh.A., pasi në këtë mënyrë paratë mbeten në shtëpinë e bashkisë, nga ku përfitojnë anëtarët që banojnë në këtë bashki. Por ajo që është me rëndësi për qytetarët është që çdo normë komisioni të mos rëndojë taksapaguesin dhe këtu bashkitë dhe drejtuesit e tyre duhet të jenë të kujdesshëm.

 

Po nga bashkitë e tjera, a janë përzgjedhur nga këshillat bashkiake agjentët për arkëtimin e kësaj takse?

Gjatë kësaj periudhe 9-mujore, që kur hyri në fuqi vendimi për metodologjinë e re të taksimit të pronës, bashkitë e trajtuan këtë çështje. Bashkitë deri tani e kanë mbledhur taksën e ndërtesës nëpërmjet zyrave të taksave të bashkisë për bizneset dhe familjarët dhe disa tjera nga ujësjellësit. Për vitin 2019, ku përfundimisht është qartësuar se nuk do të ketë një agjent qendror të caktuar nga qeveria, por janë vetë bashkitë autoriteti vendimmarrës, besoj se të 61 bashkitë do të kenë një vendim përfundimtar së paku për vitin 2019, vendim i cili specifikohet në strukturën administrative në funksion të administrimit të taksës së pasurisë.

Në lidhje me taksën e shtëpive, çfarë kompetenca të tjera kanë në vendimmarrje këshillat bashkiakë?

Taksa e pasurisë është ndër burimet më me peshë në buxhetin e bashkive si burim nga të ardhurave e veta. Me ndryshimet e fundit ligjore, të datës 1 prill 2018, taksa e ndërtesës vlerësohet me metodologjinë e re, duke u mbështetur te vlera e banesave. Niveli i taksës i shprehur në përqindje për ndërtesat që përdoren për banim në masën 0,05 për qind e vlerës së ndërtesës edhe për ndërtesat që shfrytëzohen për veprimtari ekonomike në masën 0,2 për qind, e vlerës së objektit. Pra, taksimi aplikohet mbi vlerën e ndërtesës (çmimi i shumëzuar me sipërfaqe).

Autoriteti për mbledhjen e kësaj takse do të jenë vetë bashkitë. Bashkitë i lejon ligji ta mbledhin këtë taksë në këto tri mënyra: nëpërmjet zyrave të taksave në bashki; duke caktuar si agjentë ujësjellës-kanalizimet (ndërmarrje 100 për qind në varësi të bashkive); ose mund të kontraktojnë një agjent tjetër (kompani, organizatë etj). Të tria këto raste duhen trajtuar dhe duhet vendimi i Këshillit Bashkiak. Këshilli Bashkiak vendos për diskrecionin në këtë rast që shkon nga plus dhe minus 30 për qind, si dhe agjentin dhe komisionin që do t’i paguajë në rastin konkret dhe çështje të tjera që kërkon metodologjia dhe sipas ligjit. Pra, llogaritja e taksës, faturimi dhe vjelja, si kompetenca administrative i takojnë bashkisë, që është njëkohësisht edhe politikëbërësi vendor.(Panorama)

Next Post
Reportazh/Lot, shpresë e gjak në Beninin magjik – dhe një konsullatë e çuditshme e Kosovës

Reportazh/Lot, shpresë e gjak në Beninin magjik – dhe një konsullatë e çuditshme e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

March 17, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

March 17, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

March 17, 2026
Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

March 17, 2026
“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

March 17, 2026
Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

March 17, 2026
Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

March 17, 2026
ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

March 17, 2026
Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

March 17, 2026
A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In