• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

INTERVISTA/ Rama për ”Jerusalem Post”: Shpëtimi i hebrenjve është pjesë e ADN-së sonë kombëtare

by Java News
03/07/2023 14:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria, një vend në Evropën Juglindore që magjeps me historinë e saj të pasur, peizazhet mahnitëse dhe kulturën e gjallë, gjithashtu ka një komunitet shumë të vogël hebre me rreth 45 të tillë, shkruan Zvika Klein për “The Jerusalem Post”.

E megjithatë, Shqipëria investon kohë dhe fonde për të treguar historinë unike të historisë së saj hebreje dhe në forcimin e lidhjeve me Izraelin.

”Unë me të vërtetë besoj se ky episod i historisë sonë, kur Shqipëria shpëtoi hebrenjtë, është një pjesë e rëndësishme e ADN-së tonë si komb”, tha kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në Izrael, javën e kaluar.

“Kjo periudhë duhet të çmohet dhe të vlerësohet shumë. Unë dua që brezi ynë i ardhshëm të dijë të kaluarën e tyre, sepse gjyshërit tanë bënë diçka absolutisht mahnitëse duke e vënë veten në radhë për të mbrojtur hebrenjtë”, shpjegoi Rama.

Kryeministri Rama e ka vizituar Izraelin dy herë si kryeministër, por edhe shumë herë privatisht për pushime familjare, siç ishte javën e kaluar.

“Hebrenjtë mbërritën në Shqipëri në katër periudha të ndryshme, që nga shekulli II. Ata madje krijuan një qytet të quajtur Jeriko. Ne e quajmë Orikum dhe është themeluar nga hebrenjtë”, shtoi Rama.

Saranda, e njohur edhe ajo më parë si Orikum, besohet se ka qenë vendndodhja e sinagogës më të hershme të Shqipërisë, e ndërtuar në shekullin IV ose V.

Kjo sinagogë mendohet se është ndërtuar nga pasardhësit e hebrenjve që u vendosën në bregdetin jugor të Shqipërisë rreth vitit 70 pas Krishtit.

Megjithatë, në shekullin VI, sinagoga u zëvendësua nga një kishë.

Gjatë shekujve XI-XII, Orikumi, i quajtur atëherë Jeriko, ishte pjesë e një krahine bizantine që përfshinte gjithashtu Kaninën dhe Vlorën.

Kjo provincë, e njohur si provincia Jericho et Caninon, përmendet në dekretin perandorak dhënë Venedikut në 1198 nga Alexios III Angelos.

Rama flet me krenari për rolin e rëndësishëm që luajti vendi i tij gjatë Holokaustit duke shpëtuar hebrenjtë.

”Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ne u bëmë i vetmi vend me më shumë hebrenj pas luftës sesa para saj. Nuk kishte as edhe një rast të një hebreu që iu dorëzua nazistëve”, tha ai.

Rama njoftoi së fundmi hapjen e dy muzeve të rinj hebrenj në Shqipëri, një në Vlorë dhe një në Tiranë.

Muzetë do t’i kushtohen historisë dhe kulturës së komunitetit hebre në vend si dhe shqiptarëve që rrezikuan jetën për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Holokaustit.

Muzeu në Vlorë do të vendoset në sinagogën historike të qytetit.

E ndërtuar në shekullin XIX, sinagoga është një nga më të vjetrat në Shqipëri.

Muzeu në Tiranë do të vendoset në ish-Qendrën e Komunitetit Hebre.

”Po ndërtojmë muzeun e Vlorës në lagjen e famshme hebreje, ku ka ende një rrugë me emrin e hebrenjve të tyre. Ne po e ndërtojmë muzeun në një shtëpi të vjetër që po rimodelohet sipas një arkitekture moderne”, tha Rama, duke shtuar se muzeu në kryeqytet do të fokusohet në çështje më të gjera.

”Do të jetë një kombinim i historisë hebreje, historisë së Shqipërisë dhe do të ketë një hapësirë për tolerancë, dialog dhe marrëdhënie ndërfetare”, tha ai.

“Kompania e njohur me qendër në Bazel, ‘Oppenheim Architecture’, ka fituar konkursin e projektimit për muzeun e ri”, sipas një njoftimi javën e kaluar.

Konkursi, i financuar nga filantropisti izraelit, Alexander Machkevitch, synonte të gjente zgjidhjen më të mirë të projektimit për ndërtimin e muzeut.

Ai do të vendoset në Shtëpinë historike të Toptanëve në Tiranë.

Me arkitekturën e tij të shekullit XIX, të përcaktuar si një trashëgimi kulturore dhe monument, ndërtimi i muzeut paraqet një sfidë unike të restaurimit të një ndërtese të dashur, duke reflektuar elementë bashkëkohorë.

Kryeministri Rama shpreson që pasi këto muze të hapen zyrtarisht, turistë izraelitë dhe hebrenj nga e gjithë bota të vijnë t’i vizitojnë.

”Kemi një numër në rritje të turistëve nga Izraeli”, tha Rama, duke falënderuar linjën ajrore izraelite “Arkia” për ofrimin e fluturimeve direkte Tel Aviv-Tiranë.

Komuniteti i vogël hebre në Shqipëri

Kryeministri Rama shpjegoi se komuniteti hebre në Shqipëri është shumë i vogël, pasi shumica e tyre u zhvendosën në Izrael pas rënies së regjimit diktatorial.

Sipas Kongresit Botëror Hebre, në Shqipëri jetojnë 40 deri në 50 hebrenj nga një popullsi prej 2,87 milionë banorësh në vitin 2017.

I pyetur për marrëdhëniet mes vendit të tij dhe Izraelit, Rama tha se ”për fat të mirë, marrëdhëniet janë të shkëlqyera, por jo thelbësore në kuptimin që mund të ishin shumë më të mëdha, më të thella dhe më të rëndësishme, sepse lidhja është shumë e fortë”.

“Politikisht, ne qëndrojmë bashkë me Izraelin gjatë gjithë kohës, si dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku kemi një vend tani”, tha Rama.

”Ne kemi qenë shumë të zëshëm në Shqipëri për antisemitizmin”, shtoi Rama.

“Ne kemi miratuar të gjithë legjislacionin për antisemitizmin si dhe promovimin e të mësuarit rreth Holokaustit në shkolla e kështu me radhë”, tha ai.

Ai shtoi se Shqipëria shpreson “të bindë më shumë politikanë hebrenj që të angazhohen më shumë në Shqipëri, sepse ka shumë mundësi”.

Kryeministri Rama gjithashtu shpreson që një numër më i madh turistësh nga Izraeli dhe bota hebraike të vijnë në Shqipëri, pasi fluturimi direkt nga Izraeli zgjat pak më shumë se dy orë.

Gjatë intervistës Rama foli për ”dokumente të pabesueshme” në arkivat shqiptare, një prej të cilave ka të bëjë me afrimin e vendit të tij ndaj “Jewish Sabbath”, Shabati një ditë feste për hebrenjtë.

”Shqipëria ishte i vetmi vend para Luftës Botërore që e pranoi Shabatin në ligj. Kjo ndodhi para Luftës së Dytë Botërore, ndërsa ligji thoshte se është e ndaluar për çdo ent publik apo privat të detyrojë hebrenjtë të punojnë në Shabat”, tha ai.

Ai theksoi se ky ligj nuk do t’i lejonte punëdhënësit t’i paguanin hebrenjtë më pak, pasi ata nuk po punonin në Shabat, ata duhej të paguheshin si gjithë të tjerët.

Sipas Ramës, ”ky ishte legjislacioni i parë me një diskriminim pozitiv ndaj hebrenjve në Evropë”.

Përveç kësaj, ai përmendi se në vitet 1930, një delegacion i hebrenjve amerikanë organizoi një delegacion në Shqipëri ku ata takuan mbretin dhe pyetën nëse Shqipëria ishte e prirur t’u jepte hebrenjve disa toka për të krijuar vendbanime.

Kryeministri Rama tha se ekziston një raport në arkivin e Kongresit që fakton vizitën.

“Është mahnitëse. Aty thuhet se mbreti ofroi katër blloqe të mëdha në breg të detit të Shqipërisë, për të pasur katër vendbanime për hebrenjtë. Flitet gjithashtu për bujarinë, dashamirësinë dhe shpejtësinë me të cilën i priti qeveria shqiptare”, tha Rama.

Ata shkruan se pas vizitës në Shqipëri, ”besojmë se Shqipëria mund të jetë toka jonë rezervë derisa të kthehemi në tokën tonë”.

Në nëntor, Tzvi Joffre i “The Jerusalem Post” raportoi se Shqipëria kishte njoftuar se po ndërpriste lidhjet me Iranin dhe po dëbonte diplomatët iranianë për shkak të një sulmi kibernetik që thuhej se ishte kryer nga iranianët në korrik, në një përpjekje për të shkatërruar infrastrukturën digjitale të Shqipërisë.

Rama tha se pas një hetimi të plotë, u konfirmua ”me prova të padiskutueshme” se sulmi ishte kryer nga Irani.

”Ata vazhdojnë të sulmojnë dhe ne vazhdojmë të mbrohemi”, tha Rama për Iranin, duke shtuar se ”Izraeli po na ndihmon të forcojmë mbrojtjen tonë”.

“Pritja e grupit të opozitës iraniane Mujahedin-e-Khalq (MEK), ishte arsyeja pse iranianët sulmuan Shqipërinë”, sipas Ramës.

“Dëshiroj shumë që Arabia Saudite të jetë vendi i ardhshëm që do të krijojë lidhje zyrtare me Izraelin, paradoksalisht, hebrenjtë dhe myslimanët kanë një shqetësim të përbashkët, që është Irani”, tha ai.

Kryeministri Rama shpjegoi gjithashtu se ka menduar gjithmonë se vendet arabe do të forconin lidhjet rreth kërcënimit të përbashkët të Iranit.

Ai shtoi se zgjidhjen e çështjes palestineze e sheh në krijimin e një fronti të bashkuar mes të gjitha kombeve arabe, në vend që të fokusohet vetëm në Palestinë.

“Duke mbledhur të gjithë arabët së bashku, mund të ushtrohet presion pozitiv mbi palestinezët për t’iu bashkuar një epoke të re bashkëpunimi”, tha Rama.

Rama, 58 vjeç, ka qenë kryeministër që nga viti 2013 dhe është gjithashtu kryetar i Partisë Socialiste.

Para se të bëhej kryeministër, Rama ka mbajtur poste të ndryshme, duke përfshirë ministër të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nga viti 1998 deri në vitin 2000 dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës, për më shumë se një dekadë.

Ai është i vetmi kryeministër shqiptar që ka fituar tre mandate radhazi.

Rama është gjithashtu piktor, shkrimtar, ish-pedagog universiteti dhe ish-basketbollist.

”Përpara se të bëhesha ministër i Kulturës, për herë të parë unë hyra në zyrën e një ministrie si ministër”, tha Rama, duke shpjeguar se para se të hynte në politikë ka qenë artist dhe ish-pedagog në universitete, duke mos marrë pjesë kurrë në takime të gjata dhe duke mos u ulur në një zyrë për orë të tëra

“Unë duhej të isha në këto takime shumë të gjata, kështu që ulesha atje me një grumbull letrash dhe vizatoja gjatë gjithë kohës”, tha ai.

Ai nxjerr telefonin dhe tregon fotot e zyrës së tij, të mbuluara me sfonde të prera që kishte krijuar nga vizatimet e tij.

”Nuk është një zyrë tipike e një kryeministri”, bën shaka Rama.

/f.stafa

Next Post
Bardhi kërkon ndëshkimin e Ballës: Ne kemi Kryeministrin me kartelë dhe s’ia kemi thënë fjalën budalla

Bardhi: Kemi një drejtësi që për të hetuar Arben Ahmetajn, pret sinjale publike nëpër studio nga Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Koçeku braktisi grupin socialist, deputeti i PS: E telefonova sapo mora vesh lajmin, por e kishte fikur telefonin

Koçeku braktisi grupin socialist, deputeti i PS: E telefonova sapo mora vesh lajmin, por e kishte fikur telefonin

June 15, 2026
Shkatërrohet “banka sekrete” e krimit në Itali, 41 të arrestuar, qindra milionë euro të trafikut të drogës dhe rrjete shqiptare nën hetim

Shkatërrohet “banka sekrete” e krimit në Itali, 41 të arrestuar, qindra milionë euro të trafikut të drogës dhe rrjete shqiptare nën hetim

June 15, 2026
Pasojat e rënda të një harte administrative

Pse shtresa të pa kthjelluara shoqërore po nxisin paqëndrueshmëri?

June 15, 2026
Bido për marshimin në Rinas: Drejtimi i protestuesve te infrastruktura kritike është akt antikombëtar

Bido për marshimin në Rinas: Drejtimi i protestuesve te infrastruktura kritike është akt antikombëtar

June 15, 2026
“Zot më jep forcë…”, Marjana Koçeku reagon sërish pas largimit nga PS

“Zot më jep forcë…”, Marjana Koçeku reagon sërish pas largimit nga PS

June 15, 2026
“Heqje e sanksioneve, zhbllokim asetesh dhe dëmshpërblime lufte”, Irani zbulon detajet e marrëveshjes me SHBA-në

“Heqje e sanksioneve, zhbllokim asetesh dhe dëmshpërblime lufte”, Irani zbulon detajet e marrëveshjes me SHBA-në

June 15, 2026
“Shumë banorë në Vlorë e duan investimin”, deputetja: Bllokimi i aksit të Rinasit nga protestuesit, gabim

“Shumë banorë në Vlorë e duan investimin”, deputetja: Bllokimi i aksit të Rinasit nga protestuesit, gabim

June 15, 2026
Manjani: Nuk jam kundër protestës, por kundër revolucionit, pas saj shoh ndikime politike ndërkombëtare

Manjani: Nuk jam kundër protestës, por kundër revolucionit, pas saj shoh ndikime politike ndërkombëtare

June 15, 2026
Protestat, analisti: Po përdoren për të sulmuar Trumpin

Protestat, analisti: Po përdoren për të sulmuar Trumpin

June 15, 2026
GB News: Protestat në Shqipëri po godasin turizmin, rriten anulimet e rezervimeve

GB News: Protestat në Shqipëri po godasin turizmin, rriten anulimet e rezervimeve

June 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In