• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Intervista/ Rama: Nuk duam t’i marrim territor Greqisë, “Shqipëria e Madhe” nuk mësohet në shkollat tona

by Java News
22/11/2016 22:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu siç ishte paralajmëruar, televizioni grek Skai transmeton sonte një intervistë të kryeministrit Edi Rama pas ashpërsimit të toneve mes Athinës dhe Tiranës zyrtare në lidhje me disa çështje pezull mes dy vendeve që de juro janë ende në luftë.

Kryeministri është shprehur se në Shqipëri nuk ka asnjë ide për “Shqipërinë e Madhe” dhe asnjë pretendim për ndryshimin e kufijve mes dy vendeve. Madje Rama ka shtuar se pavarësisht shqetësimeve, në shkollat shqiptare nuk mësohet për “Shqipërinë e Madhe”.

“Nuk kemi asnjë pretendim si ndryshimi i kufijve, apo strategji për të ndryshim kufijsh për të marrë pjesë nga Greqia, Serbia apo Maqedonia dhe për t’i bërë pjesë të Shqipërisë Natyrale. Jo! Ka ardhur koha ta shohim njëri-tjetrin në sy. A është e mundur që ata njerëz që janë larguar nga vendi i tyre të mos kthehen nga vendi ku janë dëbuar? Duke u mbajtur peng i këtyre temave të së shkuarës ne ndezim nacionalizmin.

Në lidhje me çamët, Rama tha:

“Përse të mos themi se ka një problem, çamët i kanështëpitë në Greqi dhe kanë të drejtë të pretendojnë“­

Në lidhje me raportet mes dy vendeve kryeministri deklaroi:

“Nëse i sheh në tablonë e madhe, janë marrëdhënie shumë të rëndësishme. Por, na duhet të zbresim në tablonë e vogël ku kemi disa çështje për të zgjidhur. interesat e shqiptarëve dhe grekëve janë më të mëdha se këto çështje”, tha ai.

PROVOKIMI I GAZETARIT GREK: PO SIKUR TSIPRAS TE THOSHTE SE SKENDERBEU ISHTE GJYSEM GREK….

I pyetur për postimin në Facebook për Akropolin, Rama u shpreh se njohja e së shkuarës na ndihmon që të kuptojmë më mirë veten tonë në të ardhmen. “Nuk ka asnjë ide për të mbledhur të gjithë shqiptarët, por BE do të ishte një vend për t’u mbledhur.”

I pyetur nga gazetari grek se çfarë do të thoshte kryeministri shqiptar nëse Tsipras do të postonte një status në Facebook, ku të shkruante se Skënderbeu ishte gjysmë grek dhe shpëtoi Shqipërinë Rama ka këmbëngulur në deklaratën e tij të bërë për Akropolin. Ai tha se do ishte një fakt i mirë historik që një shqiptar u gjet në vendin e duhur.

Gazetari: Nëse kryeministri grek Tsipras do të postonte në Facebook një status që heroi juaj kombëtar Skënderbeu sipas disa historianëve të njohur ishte gjysmë grek dhe shpëtoi Shqipërinë, si do reagonit ju dhe shqiptarët?

Rama: Nuk mendoj se është e njëjta gjë pasi nuk është një ofendim, përkundrazi do ishte një fakt historik i mirë që një shqiptar u gjet në vendin e duhur, në kohën e duhur për të bërë këto negociata në atë kohë dhe të shmangte bombardimin e Akropolit. Mund të kishte qenë grek, kinez, por ndodhi që ishte shqiptar.

Nuk doja të thosha që shqiptarët shpëtuan Greqinë, doja thjesht të thosha se jetët tona kanë qenë të ndërlidhura dhe popujt tanë kanë qenë kaq të lidhur me njëri- tjetrin në periudha të ndryshme të kohës dhe ne kemi kaq shumë shembuj të mirë që mund të na mësojnë shumë për atë që kemi bërë për njëri tjetrin./bw/a.k

Next Post
Muaji i lindjes tregon sëmundjen nga e cila mund të prekesh

Muaji i lindjes tregon sëmundjen nga e cila mund të prekesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

November 8, 2026
Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

November 8, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

November 8, 2026
Hakerët kinezë imituan ish-zyrtarët amerikanë për të vjedhur email-e nga ekspertët e IA-së -

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

November 8, 2026
VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

November 8, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe indeksim prej 900 lekësh!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In