• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Intervista / Ilir Meta flet nga qelia: Nuk jam politikan që shkoj nga fryn era!

by A R
28/11/2024 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Meta ka folur  në një intervistë për emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku. Edhe pse nga burgu, Meta shprehet krenar për të gjitha qëndrimet politike që ka mbajtur ndër vite.

Duke mos mohuar faktin se në 34 vite ka qenë një ndër njerëzit që ka ndarë shumë gjëra me Edi Ramën, ai thotë se pavarësisht mbështetjes që i ka dhënë, ka denoncuar çdo shkelje që atij nuk i është dukur e drejtë.

“Jam besimplotë që kjo përpjekje kriminale për të nxjerrë më dhunë nga politika Ilir Metën do të dështojnë. Historia e 30 viteve që kanë kaluar nuk do të rishkruhet sipas delireve te Edi Ramës dhe e ardhmja do e ndëshkojë siç e meriton, bashkë me mercenarët që përdor sot. E ardhmja u përket shqiptarëve dhe patriotëve,” tha ndër të tjerash kreu i Partisë së Lirisë.

Po ashtu, ndër të tjerash Meta pretendon se është presidenti i parë i Shqipërisë i rrëmbyer në mënyrë banditeske, pa asnjë letër dhe procedurë normale.

Roland Qafoku: Në këto 34 vjet ju keni qenë një nga njerëzit që keni ndarë shumë gjëra me Edi Ramën. E keni mbështetur në krye të bashkisë dhe në zgjedhjen si kryeministër. Tani që gjendeni në këtë situatë, ku e shikoni ju gabimin në këtë marrëdhënie të gjatë?

Ilir Meta: Nuk besoj se jam këtu për shkak të gabimeve të mia, por për shkak të bindjeve të mia. Në rradhë të parë patriotike e së dyti demokratike. Unë jam krenar për cdo gjë që kam bërë për të parandaluar instalimin e kësaj junte në pushtet. Jam krenar që kam denoncuar në kohë cdo shkelje të kushtetutës për ta kapur për fyti me 69 vota prokurorinë, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe SPAK si produk i tij. Po kështu denoncova kapjen e gjykatës Kushtetuese që merr vendime të turpshme dhe antikushtetuese të cilat do të rrëzohen të tëra në gjykatat europiane. Jam krenar që dola kundër projektit për shkëmbimin e kufijve me qëllim gjymtimin dhe shkatërrimin e shtetit të Kosovës me duart e vetë shqiptarëve.

Ku është sot superkandidati i Ramës për ministër i jashtëm i Shqipërisë nga Kosova që unë me të drejtë nuk e dekretova se ishte shprehur publikisht pro ndryshimit të Kufijve. Asgjëkundi nuk është ai në Shqipëri se Ramës i duhej vetëm për të hedhur nja dy firma: një për shkëmbimin e kufijve dhe tjetrin për detin. Se ai është mësuar t’i nxjerrë gështenjat me duart e të tjerëve. Jam krenar që kam mbrojtur pluralizmin politik në çdo moment dhe dekretova zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit që treguan botërisht se kush ishte dhe është opozita e vërtetë. Jam krenar që dola hapur kundër shpalljes “non grata” të zotit Berisha përmes një fletërrufeje të shkruar nga Rama dhe McGonigal dhe të firmosur për fat të keq nga sekretari i shtetit i një aleati të pazëvendësueshëm jo për shkak të fuqisë por si një burim frymëzimi për lirinë dhe demokracinë.

Kjo non gratë u shpall kur procesi ankimues i opozitës për zgjedhjet vazhdonte. Ndërkohë unë e kisha lajmëruar indirekt zotin Berisha që në shkurt se ai do të shpallej non grata pas zgjedhjeve dhe se Basha kishte rëndë dakort me këtë. Jam krenar që i janë kundërvënë shpopullit që në vitin 2016 dhe që sot Partia e Lirisë ka një program shumë të qartë me 5 pika kundër këtij projekti të Soras, që kërkon të zhbëjë kombin, shoqërinë dhe familjen shqiptare. Jam besimplotë që kjo përpjekje kriminale për të nxjerrë më dhunë nga politika Ilir Metën do të dështojnë. Historia e 30 viteve që kanë kaluar nuk do të rishkruhet sipas delireve te Edi Ramës dhe e ardhmja do e ndëshkojë siç e meriton, bashkë me mercenarët që përdor sot. E ardhmja u përket shqiptarëve dhe patriotëve.

Roland Qafoku: Ju jeni presidenti i katërt që jeni arrestuar pas lënies së detyrës, pas Haxhi Lleshit, Ramiz Alisë dhe Sali Berishës. A ka ndonjë domethënie të veçantë për ju?

Ilir Meta: Këto statistika nuk kanë asnjë domethënie për mua. Unë jam presidenti i parë i rrëmbyer në mënyrë banditeske, pa asnjë letër dhe procedurë normale, siç e keni parë të gjithë dhe jam një nga ata 30 studentë që me në krye Azem Hajdarin përfaqësuam lëvizjen studentore në atë natë të paharrueshme ku Ramiz Alia u detyrua të pranonte pluralizmin politik.

Atë natë kur hipën në autobus nuk e kishim të sigurt se ku po shkonim dhe se ku mund të përfundonim, kështu që unë guximtarëve, ëndërrimtarëve dhe durimtarëve. Rikthimi i pluralizmit politik plotësisht funksional është i pashmangshëm dhe i afërt. Në mënyrë konsistente unë kam treguar qartë që unë nuk jam një politikan që shkon andej nga fryn era e momentit, por shkon andej nga është e drejta, e vërteta, e ardhmja dhe interesi.

/a.r

Next Post
I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA: Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA: Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In