• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Intervista/Hashim Thaçi flet për kufijtë dhe krizën në Shqipëri: Nuk ndërhyj por duhet të dialogohet

by Java News
25/02/2019 21:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i shtetit të Kosovës Hashim Thaçi po flet për marrëveshjen e pritshme me Serbinë, idenë e shkëmbimit të territoreve, marrëdhëniet me liderët e Shqipërisë, por edhe shumë cështje të tjera në të dyja anët e kufirit.

I ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po flet për marrëveshjen e pritshme me Serbinë, idenë e shkëmbimit të territoreve, marrëdhëniet me liderët e Shqipërisë, por edhe shumë cështje të tjera në të dyja anët e kufirit.

Presidenti Thaçi zbuloi detaje nga biseda me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe liderët e Kosovës pak javë më parë në Prishtinë në shtëpinë e tij.

 

I kërkuat ju Ramës që të vinte?

Jo, jo. Pasi ishim dakordësuar edhe me kryeministrin e Kosovës, me kryeparlamentarin Veseli dhe me z. Limaj dhe z. Pacolli, kemi biseduar edhe me z. Rama dhe jemi dakordësuar që të takohemi në një ambient privat, kështu që unë kam qenë si mikpritës i nderuar. Ka qenë një ndenje e dinjitetshme, mirëkuptuese dhe në një frymë shumë tolerante, në diskutimin e të gjitha çështjeve që kanë qenë të arsyeshme në rrafshin edhe privat, edhe personal, por edhe politik e institucional. Kështu që është diskutuar vetëm në rrafshin pozitiv për të gjitha çështjet dhe në asnjë rrethanë as ballafaques dhe as negativ për askënd.

 

Tensionet e shpallura publikisht mes Haradinajt si me ju, ashtu edhe me kryeministrin Rama u tejkaluan në këtë ndenje?

Unë nuk kam parë ndonjë tension apo ndonjë ballafaqim mes kryeministrit të Kosovës dhe kryeministrit të Shqipërisë, madje mund të them se ka pasur një kimi që u ka funksionuar shkëlqyeshëm në atë takim, në atë bisedë sepse unë kam qenë si nikoqir shumë i heshtur dhe mendoj se hapat që janë ndërmarrë prej të dyja qeverive në takimet e fundit, janë hapa konkrete të një bashkëpunimi që po jep frytet e veta konkrete. Mendoj që tani ai komunikim është i zakonshëm, i rregullt në nivel kryeministror, por edhe me bartësit e të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës. Kryeminisri Rama ishte edhe në ceremoninë e 11-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Është pritur me respektin më të lartë institucional edhe në pjesëmarrjen e tij në Kuvendin e Kosovës, edhe në ceremoninë e parakalimit të Ushtrisë së Kosovës. Prandaj ishte një mesazh i mirë, ashtu sikurse do të ishim të mirëpritur të gjithë njerëzit që do të vinin, bartësit e institucioneve apo edhe liderët politikë të opozitës, siç kanë qenë edhe vitin e kaluar. Të gjithë janë kontribuues për lirinë e Kosovës, të gjithë janë gëzuar për Pavarësinë e Kosovës dhe të gjithë njerëzit në Shqipëri, me siguri, e duan Kosovën.

 

Vetëm Ramën kishit ftuar nga autoritetet e Tiranës, apo kishit ftuar edhe të tjerë?

Ka qenë një komision ndërshtetëror për organizimin e 11-vjetorit të Pavarësisë. Të them të drejtën, nuk kam qenë i informuar në detaje për të gjitha çështjet, sepse kam qenë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, por Rama ka qenë në ceremoni.

 

 

Pak javë më parë Rama zhvilloi një takim me liderët e Kosovës në shtëpinë e Thaçit në Çagllavicë, e cila ka qenë objekt diskutimesh dhe akuzash në Kosovë. Por sa ka kushtuar shtëpia e Presidentit të Kosovës?

 

“Realisht, pas 20 viteve të angazhimeve të pasluftës, duhej që ta kisha një adresë, kështu që gjithçka është e raportuar në Agjencinë e Antikorrupsionit, kështu që është gjithçka transparente dhe mund të verifikohet. Është një angazhim modest për familjen nga burimet e mia familjare”.

 

Thaçi u pyet edhe për debatin në Shqipëri…

Thaçi vlerëson punën e qeverisë Rama, ndërsa kërkon që dy palët të dialogojnë për të mirën e vendit. “Realisht i kam përcjellë nga afër të gjitha zhvillimet në Tiranë, ashtu siç i përcjell edhe politika e Tiranës të gjitha zhvillimet në Prishtinë apo gjetiu ku jetojnë shqiptarë, por edhe më gjerë. Nuk është në ndërgjegjen e moralin, as në etikën time që të jap opinione interferuese në skenën politike të Shqipërisë, ashtu sikurse as nga Shqipëria besoj se nuk do të ishte me interes që dikush të pretendonte për interferim, në kuptimin negativ, në skenën e politikës, sepse skena politike edhe në Prishtinë, edhe në Tiranë është e pjekur plotësisht për ndërmarrjen e hapave të drejtë, të mençur dhe të urtë në shërbim të dy shteteve, si të Shqipërisë edhe të Kosovës. Por ajo që është jashtëzakonisht me rëndësi është se duhet të respektojmë legjitimitetin dhe autoritetin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e lira, institucione këto që burojnë prej vullnetit të njerëzve, si në Prishtinë, si në Tiranë. Pastaj debatet, ballafaqimet pozitë-opozitë janë gjëra që duhet të respektohen dhe të shikohen në kuadër të kornizës së angazhimeve që kemi, edhe ligjore, por në të njëjtën kohë edhe kushtetuese, edhe të funksionimit të demokracisë.

Gjithashtu, debatet dhe ballafaqimet janë ato që duhet të na çojnë përpara. Ato janë vlerë e proceseve tona euro-atlantike, por në asnjë rrethanë nuk duhet të na kthejnë prapa apo të bllokojnë të ardhmen e qytetarëve tanë, prandaj, mendoj që është jashtëzakonisht me rëndësi dialogu pozitë-opozitë që të punohet për reforma. Unë mendoj që Shqipëria ka pasur një vlerësim maksimal prej Bashkimit Evropian dhe prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës në veçanti, në procesin e reformave demokratike. Mendoj se në këtë drejtim kryeministri Rama, me reformat që ka bërë, ka bërë një punë që i ka munguar Shqipërisë prej një shekulli të tërë. Por, natyrisht që ky angazhim duhet të ketë një koordinim të afërt edhe me opozitën, në mënyrë që të jenë të gjithë bashkëpjesëmarrës dhe bashkëmeritues, sepse tek e fundit, reformën në drejtësi e kanë votuar të gjithë, me aq sa di unë, me 2/3 e votave.

 

E theksoj përsëri, që unë jam Presidenti i Kosovës dhe nuk dëshiroj që të jap mendime në favor apo kundër askujt, por çdo herë, me tërë angazhimin tim politik që prej dy dekadash, kam respektuar institucionet e Shqipërisë, bartësit e institucioneve, gjithmonë në raport korrekt me të gjithë aktorët politikë apo edhe të shoqërisë civile. Dhe përsëri unë mendoj që duhet të respektohet parimi i dialogut dhe i mirëkuptimit, dhe i respektimit të legjitimitetit qytetar dhe në asnjë rrethanë të sfidohen proceset e rregullta demokratike prej kujtdo qoftë dhe prej ngado që vijnë. Toleranca, mirëkuptimi dhe dialogu janë vlera që politika shqiptare, mendoj unë, që duhet t’u avancojë. Në këtë drejtim ajo që i njoh aktorët politikë në Shqipëri, qofshin të pozitës, qofshin të opozitës, sepse ka pasur edhe përvoja të tilla siç ka qenë ajo para dy vitesh në mes të z. Rama dhe z. Basha, mendoj duhet të vazhdohet me atë frymë të gjetjes së zgjidhjeve të përbashkëta për të ecur përpara, sepse askush askënd nuk mund ta sfidojë.

 

Apo siç ka pasur përvoja edhe më të hershme në Tiranë, siç ka pasur edhe në Prishtinë, të ballafaqimeve, të konfrontimeve, por përsëri jemi ulur dhe mendoj se tryeza duhet të vazhdojë gjithsesi dhe duhet të funksionojë, pavarësisht dallimeve, tryeza e partive politike për reforma, për angazhime aktuale që janë, por edhe për të ardhmen. Pra, dialogu, mirëkuptimi dhe shqyrtimi i mundësive për të gjetur zgjidhje të interesit të përbashkët qytetar dhe politik, natyrisht gjithmonë duke respektuar aspektin kushtetues dhe ligjor. Por, duhet pasur parasysh se edhe ne si Kosovë si shtet, edhe Shqipëria, nuk kemi të bëjmë vetëm me ambiciet politike tonat, por kemi të bëjmë edhe me kornizat e angazhimeve euro-atlantike, që duhet t’i respektojmë ato vlera dhe ato parime, të cilat janë jetike për të ardhmen edhe të Kosovës, por edhe të Shqipërisë” tha ai.

Next Post
Bllokimi i ilaçeve/ Shpejt indeksimi i çmimit nga Këshilli i Ministrave

Bllokimi i ilaçeve/ Shpejt indeksimi i çmimit nga Këshilli i Ministrave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Urdhër arrest ndërkombëtar për themeluesin e “Telegram”/Rusia akuzon Pavel Durov për bashkëpunim në terrorizëm

Urdhër arrest ndërkombëtar për themeluesin e “Telegram”/Rusia akuzon Pavel Durov për bashkëpunim në terrorizëm

July 29, 2026
Urimi i Presidentit Begaj: Një brez që përqafon sot diturinë ndërton një të ardhme më të mirë

Mbyllen më 31 korrik regjistrimet online për klasën e parë dhe të dhjetë, Kumbaro: Aplikoni në e-Albania para afatit

July 29, 2026
Analiza e The Guardian: Zelensky dhe Netanyahu në Uashington, mes pasigurisë së politikës së Trump

Analiza e The Guardian: Zelensky dhe Netanyahu në Uashington, mes pasigurisë së politikës së Trump

July 29, 2026
Nëntori i mirë dhe i keq i shqiptarëve

10 impresione për filmin “Odisea”

July 29, 2026
Çmimet e veshjeve “fluturojnë”, Shqipëria bëhet më e shtrenjta në rajon

Çmimet e veshjeve “fluturojnë”, Shqipëria bëhet më e shtrenjta në rajon

July 29, 2026
Tmerr në Greqi! Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

Tmerr në Greqi! Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

July 29, 2026
Epoka e bollëkut ka mbaruar, arsyet pse çmimet e karburanteve do vazhdojnë të mbeten të larta

Miliona fuçi naftë në rrezik, vendet e Gjirit ofrojnë pagesë për të shmangur krizën

July 29, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

Pukë, sherri për tokën përfundon me tre të plagosur dhe arrestime

July 29, 2026
Xholi rrëfen në KLP çështjet e bujshme që ka hetuar: Nga vrasja e 6 policëve tek rrëmbimi i biznesmenëve

Adnan Xholi, kandidat për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Dorëzon aplikimin në KLP

July 29, 2026
Tërmeti në Japoni/ Shkon në 13 numri i viktimave, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

Tërmeti në Japoni/ Shkon në 13 numri i viktimave, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com