• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fleckenstein: Shqipëria e kaloi testin e zgjedhjeve, KE të hapë negociatat për anëtarësim

by Java News
28/06/2017 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Flekenshtajn thotë se Shqipëria e kaloi testin e zgjedhjeve pavarësisht parregullsive në procesin zgjedhor.Në një intervistë ekskluzive për ABC NEWS, ai thotë se i ka bërë thirrje Komisionit Europian të hapë negociatat për antarësimin e Shqipërisë.

Pyetje: Institutionet e Bashkimit Europian kanë konsideruar zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri si një test për pjekurinë demokratike të vendit. A u kalua me sukses ky test?
Knut Fleckenstein, Eurodeputet: Pavarësisht parregullsive që ka patur në proçes, të prezentuara edhe në raportin e OSBE-së, unë do thoja që në terma të përgjithshme, Shqipëria e kaloi testin e zgjedhjeve, duke qenë se proçesi ishte i qetë dhe u pranua nga të gjitha palët. Pra, testi u kalua, por ka vend për përmirësim të mëtejshëm.
Pyetje: Ju keni qenë i ashpër në dënimin e fenomenit të shitblerjes së votës gjatë zgjedhjeve lokale. A jeni i shqetësuar nga shitblerja e votës sërish shumë prezente në zgjedhjet e 25 qershorit ?
Knut Fleckenstein, Eurodeputet: Unë e kam dëgjuar këtë dhe di që tashmë ka ligj më të fortë në Shqipëri që dënon shitblerjen e votës. Nuk kam prova të shitberjes së votës, por nëse ka prova për këtë, ato duhen të paraqiten para Gjykatës. Për mua shtitblerja e votës është një çështje nderi. Ata që blejnë votën dhe që e shesin atë, nuk kanë nder dhe shkatërrojnë vendin e tyre. Dhe nëse kjo vazhdon, atëherë mirupafshim. Kjo është një çështje e shoqërisë dhe shoqëria civile duhet veçanërisht të punojë kundra këtyre fenomeneve derisa ato të zvogëlohen dhe të dënohen nga të gjithë.
Pyetje: Tani që Brukseli konsideron se testi i zgjedhjeve u kalua, a mendoni se janë përmbushur kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Komisioneri Hahn është shprehur së fundmi, se përveç zgjedhjeve dhe zbatimit të ligjit të Vetting, do shihen edhe rezultatet konkrete të luftës kundër trafikut të drogës. A ndani të njëjtin mendim me të, apo për ju duhet hedhur hapi tashmë?
Knut Fleckenstein, Eurodeputet: Jo, nuk jam dakort me komisionerin Hahn, se ne kemi thënë që ka dy pika që duhen plotësuar për hapjen e negociatave. Zgjedhjet dhe fillimi i zbatimit të proçesit të Vettingut. Ne duhet t’i përmbahemi kësaj dhe të hapim negociatat sa më shpejt të jetë e mundur. Kriteret e tjera sigurisht që duhen diskutuar, por kjo mund të bëhet gjatë negociatave. Unë i kërkoj Komisionit Europian dhe Këshillit të ministrave që të hapin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë. Kemi shumë për të bërë, por mendoj se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave të anëtarësimit.
Pyetje: Ju keni bërë avokatin e hapjen së negociatave për një kohë të gjatë në interes të vendit dhe të qytetarëve. Mendoni se është e realizueshme këtë vit, apo në fillim të vitit të ardhshëm? Komisioneri Hahn bëri të kuptohet se nuk ndryshon shumë nëse është çështje muajsh.
Knut Fleckenstein, Eurodeputet: Nëse komisioneri do të shihte se çfarë mendojnë qytetarët e Ballkanit për qëndrimin tonë, ai nuk do t’a thoshte këtë. Ne kemi qenë të qartë për kushtëzimin para hapjes së negociatave. Tani duhet të mbajmë fjalën e dhënë. Nuk bëhet fjalë për mbylljen e negociatave, por për hapjen e tyre. Komisioni dhe shtete anëtare duhet të tregohen të besueshme dhe të hapin negociatat tani.
a.ç
Next Post
Vrasja në Lazarat e oficerit të Renea-s, vëllezërit Aliko rrezikojnë burg përjetë

Vrasja në Lazarat e oficerit të Renea-s, vëllezërit Aliko rrezikojnë burg përjetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In