• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Intervista / Edon Hasani rrëfen derbin dhe objektivat e Tiranës

by A R
03/03/2019 11:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mesfushori lider i Tiranës, analizon takimin derbi kundër Partizanit, momenetin e mirë që po kalojnë bardheblutë si dhe objektivin e klubit!

Nga Fatjon Baze

Tirana nuk arriti dot që të premten të thyente mallkimin 5-vjeçar në derbi për të mundur ekipin e Partizanit. Fitorja e fundit e Tiranës kundër Partizanit daton më datë 7 shkurt të vitit 2014.

Sfida më e bukur e futbollit shqiptar siç është derbi i kryeqytetit që u zhvillua këtë të premte në stadiumin “Selman Stermasi” u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0, nën një atmosferë elektrizuese që u krijua në stadium, i cili ishte i mbushur plot e për plot nga ana e të dyja tifozerive të cilët ishin “qerishia mbi tortë” e asaj super sfide e cila edhe pse nuk pati gola, pati emocione dhe duele mjaft të forta.

Tirana ishte skuadra që luftoi më shumë për të marrë takimin duke e dominuar pjesën më të madhe të 90-minutave, ku krijoi edhe disa raste të arta për të kaluar në avantazh por fal formës së mirë të portierit të Partizanit, Alban Hoxha, 24-herë kampionët e vendit nuk arritën dot që t’i gëzoheshin golit.

Në një intervsitë ekskluzive të dhënë për Gazetën TemA, një nga liderët e skuadrës së Tiranës dhe nga mesfushorët më të mirë të Kategorisë Superiore, Edon Hasani, shprehu keqardhjen e tij për mos arritjen e fitores. Lojtari shkodran theksoi se barazimi në fund të takimit iu duk si humbje duke para rrjedhën e lojës gjatë 90-minutave.

Hasani analizoi dhe arsyet pse Tirana është rikthyer në një formë mjaft të mirë ku çelsi kryesorë sipas tij është trajneri Ardian Mema. Ai thekson më tej se objektivi i Tiranës është vetëm fitorja në ndeshjen e rradhës, siç do të synohet në takimin tjetër që bardheblutë do të luajnë kundër Kastriotit.

27-vjeçari i cili është nga nga golashënuesit më të mirë tek Tirana ku deri më tani ka arritur që të shënojë 5-gola me fanellën bardheblu, shtoi se nuk ka një objektiv se sa gola do të shënojë deri në fund të sezonit, pasi për të më e rëndësishme është fitorja e skuadrës.

Hasani një barazim që të vjen keq për mënyrën se si luajtët pasi e dominuat më tepër takimin. Ndiheni i keqardhur?

Po e vërtetë që kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë. E dominuam dhe me lojë dhe me raste të cilat ishim pa fat por fal dhe formës së mirë të Alban Hoxhës nuk mundëm që të shënonim. Gjithashtu, dhe pjesën e dytë edhe pse u krijua përshtypja qa na ra pak rendimenti, Partizani na rrezikoj vetëm me goditje standarte. Më thënë të drejtën ky barazim na u fik si humbje në fund.

Megjithatë, pavarasisht se nuk arritët dot që të fitonit duket se keni bërë paraqitje mjaft të mira në shumë takime. Çfarë ka ndryshuar tek Tirana?

Që nga ardhja tranjerit Ardian Mema në krye të skuadrës ekipi ka ndryshuar marsh dhe mentalitet. Është rikthyer harmonia dhe po luftojmë më tepër. Këtë gjë e kemi vertetuar dhe me lojë dhe me pikë të fituara.

Cili është objektivi i Tiranës këtë sezon?

Duhet që të qëndrojmë me këmbë në tokë. Ne po e shofim që mes ekipeve të Superligës nuk ka diferenca të mëdha. Ne luajtëm me ekipin e vendit të parë dhe e dominam lojën në çdo aspekt. Objektvi është ndeshja e rradhës.

Tifozeria e Tiranës dhuroi spektakël në shkallët e stadiumit duke ju përkrahuar pafundësisht. Keni një mesazh për ta?

Pa dyshim që ato meritojnë respekt shumë të madh dhe të na e bëjnë hallall që nuk i gëzuam, siç ato e meritoshin me fitore. Emocion dhe adrenalinë e papame.

Sfida e rradhës me Kastriotin. Objektivi i juaj?

Kastrioti meriton respekt! Ka bërë mirë këto ndeshjet e fundit dhe duhet të kemi shumë kujdes. Pa dyshim që do shkojmë vetëm për të marrë pikët e plota.

Deri më tani keni arritur që të shënoni 5 gola duke qenë vendimtarë për Tiranën? Sa shpresoni të shënoni deri në fund të sezonit?

S’ka rëndësi kush shënon, rëndësi ka që të fitoj ekipi. Më vjen mirë që kam shënuar dhe do mundohem të jap maksimumin për këtë fanellë të rënd. Krenar për mua të vesh këtë fanellë.

Next Post
Balla: Kryemadhi, fjalë të pista në parlament!

Kryemadhi: Njerëzit nuk protestojnë për mua dhe Lulin, por sepse janë shumë të varfër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sigurimet shoqërore regjistrojnë rritje, mbi 31 mijë kontribues të rinj dhe 18 miliardë lekë më shumë të ardhura

Sigurimet shoqërore regjistrojnë rritje, mbi 31 mijë kontribues të rinj dhe 18 miliardë lekë më shumë të ardhura

July 10, 2026
Ambasada e SHBA u bën thirrje shqiptarëve: Mos përdorni vizën turistike për të lindur në Amerikë, mund të mos u rinovohet në të ardhmen

Ambasada e SHBA u bën thirrje shqiptarëve: Mos përdorni vizën turistike për të lindur në Amerikë, mund të mos u rinovohet në të ardhmen

July 10, 2026
“Ka rrezik dekonspirimi”, ish-deputeti i PS kërkon forcimin e BKH me zyra në qarqet problematike

“Ka rrezik dekonspirimi”, ish-deputeti i PS kërkon forcimin e BKH me zyra në qarqet problematike

July 10, 2026
Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme! Karburantet shtrenjtohen, çmimi i naftës rritet deri 12 lekë/l

Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme! Karburantet shtrenjtohen, çmimi i naftës rritet deri 12 lekë/l

July 10, 2026
Qeveria miraton vendimin! Ndryshojnë uniformat, stemat dhe simbolet e Forcave të Armatosura

Qeveria miraton vendimin! Ndryshojnë uniformat, stemat dhe simbolet e Forcave të Armatosura

July 10, 2026
Tre të arrestuar për sulmet e koordinuara me bomba artizanale që tronditën Selanikun! Zbulohen detajet

Tre të arrestuar për sulmet e koordinuara me bomba artizanale që tronditën Selanikun! Zbulohen detajet

July 10, 2026
‘Flamengo’ vishet me Prada!

Në bulevard po lind komunizmi

July 10, 2026
Raporti i dorëzuar në Kuvend përplas institucionet/ Avokatura e Shtetit: Në 12 raste u mohua aksesi në drejtësi. Reagon Kushtetuesja

Raporti i dorëzuar në Kuvend përplas institucionet/ Avokatura e Shtetit: Në 12 raste u mohua aksesi në drejtësi. Reagon Kushtetuesja

July 10, 2026
Kujdes më 12 dhe 13 korrik! Astrologia zbulon si do të ndikojë Hëna e re te shenjat e horoskopit

Kujdes më 12 dhe 13 korrik! Astrologia zbulon si do të ndikojë Hëna e re te shenjat e horoskopit

July 10, 2026
Qeveria miraton vendimin, kompensim deri në 50% për zjarrfikësit që punojnë orë shtesë dhe gjatë festave

Qeveria miraton vendimin, kompensim deri në 50% për zjarrfikësit që punojnë orë shtesë dhe gjatë festave

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In