Monika Kryemadhi ka komentuar sot aktualitetin politik.
Mesditën e së dielës, kreu i LSI tha se njerëzit nuk janë dakord me diktaturën e Edi Ramës dhe e refuzojnë këtë realitet.
“Njerëzit janë të varfër ndaj kanë dalë në protestë.
Nuk kanë dalë as për mua, as për Lulin. Ne morëm një mësim shumë të mirë nga protesta e studentëve.
Sot jemi përballë disa njerëzve që përfaqësojnë një ideologji kriminale” – tha Kryemadhi duke iu referuar mazhorancës.
Ajo ka komentuar edhe rrjedhjen e kandidatëve nga listat e LSI, që kanë pranuar të marrin mandatet.
Kryemadhi tha se tradhtinë të gjithë e përdorin, por tradhtarët askush nuk i do.
/a.rada