• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Intervista e Klevis Balliut: Pse e kanë inat babain tim Fariun…

by S M
15/06/2017 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Djali i Fahri Balliut, Klevisi, ka dhënë një intervistë për gazetën Mapo.

Më poshtë po sjellim disa citime nga intervista e tij, për të treguar çfarë niveli qesharak ka.

“Në rastin e Shqipërisë, një angazhim i rinisë sjell pastërti pasi të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që kemi pasur një politikë të korruptuar dhe meskine ndaj kërkesave të popullit shqiptar në këto 27 vjet. Rinia në të gjithë botën shihet si strukturë apo komunitet i shpresës i zhvillimit shoqëror, kulturor, politik, ekonomik por edhe ushtarak. Këto nuk janë ide të njërës parti apo të tjetrës, por janë fakte të provuara nga vetë historia politike…”, thotë ai.

Duke besuar se ishte një lëvizje e guximshme ajo e Bashës për të aktivizuar të rinjtë në listat e kandidatëve për deputet, Balliu shprehet se pikërisht ata “do t’i sjellin Partisë Demokratike, po mbi të gjitha Shqipërisë, një zhvillim politik dhe ekonomik të standardeve europiane”.

Thotë se parimet e tij në politikë udhëhiqen nga fryma demokratike dhe antikomuniste. Ndërsa në jetë ruan respektin për familjen.

“…Kam jetuar për 8 vjet vetëm në Britaninë e Madhe ku gjithçka do të kishte qenë e pamundur pa mbështetjen e miqve dhe vetëkuptohet pa mbështetjen e familjes sime. Askush sipas mendimit tim nuk do të gëzonte apo shijonte gjë në qoftë se nuk do të kishte me kë t’i ndante ato suksese që arrin gjatë jetës…”, nënvizon ai.

Duke mbetur te familja, Klevis Balliu nuk heziton të përgjigjet edhe për hamendjet e shumta në shtyp e më gjerë edhe nëpër korridoret politike se ai është në garë në një vend të sigurt në listën e PD-së për qarkun e Korçës në saj të babait të tij, Fahri Balliu.

“Të thuash që mbiemri im nuk ka ndikim në PD do të ishte mashtrim. Po të thuash që unë jam në listë për shkak të mbiemrit tim gjithashtu është një mashtrim. Mua nuk duhet të më jepet gjithçka sepse jam djali i Fahri Balliut dhe gjithashtu nuk mund të më mohohet gjithçka vetëm se jam djali i Fahri Balliut. Është më se logjike dhe normale që një djalë, i dashuruar pas politikës, i rritur me frymën demokratike dhe me figura politike si Azem Hajdari, Sali Berisha dhe Lulzim Basha, të ketë dëshirën të angazhohet në atë parti me të cilën këta njerëz kanë sjellë ndryshime thelbësore, qoftë për ekonominë e vendit, por edhe për kulturën e vendit, duke bërë një ndërthurje të moralit dhe traditave shqiptare me politikat moderne…”, përgjigjet ai.

Por pse gjithë kjo tymnajë për emrin e tij?

“Akuzat që janë ngritur vijnë nga njerëz që këshillat e babait tim kanë vite që i kërkojnë. Thjesht për shkak të parimeve dhe moralit që ka familja jonë, atyre nuk i është dhënë dhe nuk do t’i jepen kurrë këto këshilla. Këto akuza janë një shfrenim i xhelozisë që këshillat e babait tim i kam falas…”, nënvizon ai.

Klevis Balliu e ka të qartë kur e pyet se ku do të fokusohet puna e tij dhe çfarë prioritetesh i ka vënë vetes për atë pjesë të elektoratit, që do të përfaqësojë.

“Në radhë të parë do t’i përmbahem programit të Partisë Demokratike pasi është një program realist dhe i mirëstudiuar nga ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, i certifikuar nga ekspertët e Kancelares Angela Merkel, të dërguar posaçërisht pranë Partisë Demokratike. Sa iu përket prioriteteve të mia, unë do të fokusohem në angazhimin e rinisë në aktivitetet politike e kulturore të Pogradecit.

Punësimi ka qenë dhe është një çështje kyçe që nuk mund të vijë pa patur investime serioze në fshatrat dhe qytetin e Pogradecit. Dhe është pikërisht kjo mungesë investimesh që ka krijuar këtë papunësi në Pogradec.

Gjithashtu një nga prioritetet e mia do të jetë kërkesa për të kthyer Pogradecin në Prefekturë më vete.

Së dyti, do të jetë kërkesa ime për të shpallur Mokrën zonë malore. E çuditshme, por e vërtetë! Pogradeci dhe të gjitha zonat përreth ndonëse janë zona tipike malore, përfshirë Mokrën me rreth 1200 metra mbi nivelin e detit, janë kualifikuar si zonë fushore e për pasojë fermerët duhet të paguajnë më shumë kontribute për sigurimin shoqëror dhe shëndetësor. Është jetike ndryshimi i kualifikimit pasi këto taksa të larta po dëmtojnë sipërmarrjen e lirë dhe prodhimet bujqësore pogradecare.

Së treti, domosdoshmëri është rikonstruksioni i ujësjellësve dhe kanalizimeve që do të mundësohen nga fondet shtetërore që qeveria do t’i akordojë Bashkisë. Gjithashtu, është emergjente investimi në infrastrukturën e fshatrave pasi nëpërmjet tyre rritet mundësia e investimeve, për një Pogradec me turizëm 4 stinor”, thotë Balliu.

Më poshtë janë disa foto nga jeta e tij e gjatë studentore, ku duket se sa shumë ka studiuar./tema/

Next Post
Zgjedhjet në Francë i shtojnë vlerën Euros

Ekonomi/ Rënia e madhe e euros, drejt 133 lekëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët: Duhet të jemi më…

June 25, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“S’ka më shtigje dialogu”, Manjani për protestuesit: Po sillen si Basha! Dështimi i Ramës po na duket lule…

June 25, 2026
Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

June 25, 2026
Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

June 25, 2026
Rama reagon pas rezolutës së PE: Flamingot e kishin fitoren në xhep, amendamenti s’lidhet me Zvërnecin

Rama, përgjigje kritikëve me vargjet e Fishtës: Shikojeni se kush do t’ju shpëtojë nga unë…

June 25, 2026
A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

June 25, 2026
Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

June 25, 2026
“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

June 25, 2026
Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

June 25, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha reagon pasi Rama ndryshoi profilin në Facebook: Komentet vijojnë “Jepe dorëheqjen!”…

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In