• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Intervista e Bashës për BBC, faktet që e nxjerrin ‘zbuluar’ kreun e PD

by A R
19/05/2019 18:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marrë nga Lexo.al

Lulzim Basha pas disa protestave që kanë nxjerrë Shqipërinë në mediat e huaja në flakë nga molotovi i militantëve të tij, ka shkuar vetë në Britaninë e Madhe për ca ditë pushimi por edhe sulmi ndaj Shqipërisë.

Në një intervistë të dhënë për BBC, ajo që bie në sy është që Basha, përballë gazetarit, ka gënjyer sy për sy pothuajse në të gjitha përgjigjet e dhëna. E kur themi gënjyer, nuk nënkuptojmë retorikën e tij politike, por ka gënjyer hapur duke fshehur faktet. Fjala vjen, një ndër mashtrimet më të rënda që tregojnë se sa i ndershëm është me shqiptarët Basha dhe se si e bën të bardhën të zezë pa ja bërë syri tërr, është kur thotë se “Pra, siç thashë, falë Zotit, as edhe një oficer i vetëm policie nuk lëndua, ndërkohë që numri tre i Partisë Demokratike është dhunuar brutalisht dhe ashpërsisht nga policia”.

Më poshtë po ju sjellim faktet përballë mashtrimeve publike të Lulzim Bashës në BBC. Arsyet pse Basha gënjen dhe a gënjen njëlloj edhe në Tiranë, gjykojeni vetë. Ne po ju sjellim thjeshtë faktet përballë gënjeshtrave të Bashës:

Basha në BBC: Falë Zotit, as edhe një oficer i vetëm policie nuk lëndua.

Fakti 1: Në protestën e 11 majit janë plagosur 15 policë nga molotovi dhe sendet e forta (në protestat pararendëse poashtu ka patur efektivë të dëmtuar që janë dërguar në spital dhe bërë publike edhe nga ministi Lleshaj dhe mediat.

Basha në BBC: Padyshim (që e dënojmë dhunën)! Partia Demokratike ka bërë përherë thirrje për protesta jo të dhunshme, ajo është distancuar dhe do të distancohet gjithmonë nga dhuna.

Fakti 2: Ndërkohë që Lulzim Basha mbante fjalim në bulevard në 11 maj, militantët e tij godisnin me Molotov, flakadanë, gur, kapsollë etj kryeministrinë dhe policinë.

Basha në BBC: Dy raste të investiguara nga prokuroria e antimafias kanë zbardhur mijra orë përgjime, dhe hetimet tregojnë se kryeministri dhe anëtarë të nivelit të lartë të qeverisë së tij kanë bashkëpunuar me bosat e krimit të organizuar për të vjedhur votat gjatë zgjedhjeve të vitit 2017.

Fakti 3: Nuk ka akoma asnjë përgjim zyrtar që konfirmon zyrtarisht përfshirjen e ndonjë zyrtari të lartë që në bashkëpunim me krimin blen vota. Aq me tepër që në këto përgjime të jetë i përfshirë vetë kryeministri.

Basha në BBC: Protesta vjen si pasojë e një krize të thellë politike në vend, pavarësisht nga raporti i “karamelizuar” i Komisionit Europian.

FAKTI 4: KE është institucioni që ka një rreptësi maksimale kur vjen puna tek ‘korrigjimi’ i provimeve të shteteve në përmbushjen e kushteve. Dhe KE, që vitin që shkoi është shprehur prerazi që Shqipëria dhe Maqedonia e veriut i kanë plotësuar të gjitha kushtet për çeljen e negociatave.

Basha në BBC: Fatkeqësisht, është pothuajse vendosur shtyrja e negociatave. Vendet anëtare kanë arritur në përfundimin se përparimi i Shqipërisë drejt plotësimit të kushteve të BE për hapjen e negociatave, është i pamjaftueshme.

Fakti 5: Akoma nuk ka një vendim për negociatat dhe ato varen nga vendet anëtare dhe politikat e tyre të brendshme ku ekstremistët po rriten ndjeshëm dhe janë kundër zgjerimit të BE-së. Pra, nuk ka të bëjë fare në janë plotësuar apo jo kushtet nga Shqipëria apo Maqedonia e Veriut, por ekstremistët janë kundër BE-së në koncept.

Next Post
Lilaj dhe James të mësuar me trofe, fitojnë edhe në Azerbajxhan

Lilaj dhe James të mësuar me trofe, fitojnë edhe në Azerbajxhan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

September 20, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Dënimet në Hagë: Midis solidaritetit njerëzor ndaj të akuzuarve dhe keqkuptimeve alla shqiptare për drejtësinë

September 20, 2026
Rusia thellon bashkëpunimin me Iranin, nga energjia bërthamore te kanalet financiare dhe industria ushtarake

Rusia thellon bashkëpunimin me Iranin, nga energjia bërthamore te kanalet financiare dhe industria ushtarake

September 20, 2026
Paaftësia e një deputeti “antikomunist” për të kuptuar krimet e komunizmit

Paaftësia e një deputeti “antikomunist” për të kuptuar krimet e komunizmit

September 20, 2026
Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

September 20, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

“Huthitë kanë rënë dakord të mos sulmojnë SHBA”, Trump: Jemi në fazën e vendimmarrjes për Iranin

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com