• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Intervista/ Çfarë i tha Ministri Tahiri Suardit, djalit të efektivit të vrarë në Shkodër

by Aalison Pearse Stevens
14/09/2016 17:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një intervistë e ndërprerë disa herë. Gëzim Reçi, kolegu dhe miku i ngushtë i efektivit të vrarë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Ardian Kodra, s’i mbante dot lotët e as i fshihte dridhjet e zërit gjatë rrëfimit për ditën e djeshme, kur Suardi, djali i ish efektivit i kërkoi ta shoqëronte në ditën e parë të shkollës.

“Më falni…më falni…”, përsërit disa herë gjatë intervistës Gëzimi duke më thënë se duhet ta kuptoj sa i emocionuar është dhe sesa e fortë është për të të dijë se babai i Suardit, “shoku i jetës”, siç e quan ai, nuk jeton më.

Por pavarësisht ndërprerjeve, nga mënyra sesi Gëzimi më flet për shokun e tij të jetës dhe djalin e tij Suardin, kuptoj që janë gjëra që do t’i ndajë pas gjithë atyre emocioneve që iu desh t’i barte ditën e djeshme. Madje kur flet për 15 vjeçarin Suard, ai do të ndalë e t’i japë rëndësi çdo  momenti me të.

“Kam ndjerë shumë dhimbje. Ishte shumë e fortë për mua të shoqëroja në ditën e parë të shkollës djalin e shokut tim duke ditur që i ati nuk jeton më”, thotë kolegu i të ndjerit Kodra.

“Shpërtheu në lot pasi pa të gjithë shokët e babit teksa e prisnin. Aty shpërtheva edhe unë. Isha shumë i emocionuar. Një skenë e fortë ishte edhe kur Tahiri u afrua pranë tij dhe i vuri dorën në supe…”, rrëfen më tej Gëzimi duke zbuluar edhe dialogun mes ministrit dhe të riut Suard.

INTERVISTA:

Suardi ju kërkoi dje ta shoqëronit në ditën e parë të shkollës… Çfarë marrëdhënie keni me të, pse donte të ishit pikërisht ju pranë tij në një ditë aq të rëndësishme?

Kemi një marrëdhënie të jashtëzakonshme. Unë babain e Suardit, Ardianin që u vra në krye të detyrës, e kam patur shok jete. Djali i tij, tashmë është edhe shoku im.

Çfarë ndjetë kur Suardi ju kërkoi ta shoqëronit?

Të them realitetin…kam ndjerë shumë dhimbje. Ishte shumë e fortë për mua të shoqëroja në ditën e parë të shkollës djalin e shokut tim duke ditur që i ati nuk jeton më. Por pastaj e mblodha veten dhe ashtu mes emocionesh vendosa ta shoqëroja.

Ishit ju ai i cili njoftuat ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri mbi faktin që Suardi ju kishte kërkuar ta shoqëronit në shkollë?

Jo, jo. Që në momentin që ministri Tahiri mori vesh vrasjen e Ardianit ka ardhur në Shkodër dhe u gjend pranë nesh e familjes së mikut tim.

Ministri ishte edhe në varrim dhe, duke ditur që unë isha miku i ngushtë i Ardianit, mbajti kontakte me mua dhe u gjend në ceremoninë surprizë duke i bërë edhe atë dhuratë, lap-top-in që i kishte premtuar i ati.

E shoqëruat djaloshin nga shtëpia në shkollë. Çfarë ju tha gjatë rrugës?

Ishte një emocion i papërshkrueshëm, Ishim në këmbë bashkë… Gjatë rrugës po më fliste për ditën e parë të shkollës për klasën, shokët, mësuesit…. Pastaj më foli për babain dhe dëshirën që ai kishte për Suardin, që ta regjistronte në atletikë në një shkollë në Durrës. I ati donte që Suardi të vazhdonte një shkollë sportive por pastaj për shkak të rrethanave por edhe zgjedhjes së djalit, nuk e regjistruan.

Shkuat në oborr. Aty ishin të gjithë kolegët tuaj, ministri Tahiri, mësueset, nxënësit duke ju parë teksa hynit. Si u ndje Suardi në gjithë këtë?

Aty shpërtheu në lot pasi pa të gjithë shokët e babit teksa e prisnin. Aty shpërtheva edhe unë. Isha shumë i emocionuar.

Një skenë e fortë ishte edhe kur Tahiri u afrua pranë tij dhe i vuri dorën në supe.

“Uaaaaaa ministri” tha Suardi. Nuk e besonte që edhe Tahiri ishte aty për të.

E nderuam të gjithë kolegët  sikur të ishte vetë Ardiani gjallë…

Ju ishit aty kur Tahiri u takua me Suardin… Çfarë folën ata?

Teksa ministri po e shoqëronte te shkallët, i hodhi krahun dhe iu drejtua me fjalët: “Suard, ti je me ne, ne me ty. Fryma jote do të jetë e jona dhe do jemi pranë teje sa herë të kesh nevojë ti dhe familja jote”.

I emocionuar, i përlotur por edhe i druajtur, Suardi mundi vetëm t’i thoshte “Falemindeit ministër”.

Po kur mbaroi e gjithë ceremonia? Cilat ishin përjetimet e djalit?

Aty kishte emocione që s’i përshkruaj dot. S’i mbante dot më lotët.

Ne patëm bashkë edhe një takim pas shkolle dhe ai më tha se ishte ndjerë shumë krenar për të atin dhe se kishte ngelur i habitur, i shtangur nga ajo që ndodhi në shkollë.

“Nuk po e kuptoja çfarë ndodhi”, më tha. Suardi është djali i shokut tim të jetës. Unë do përpiqem çdo ditë t’ia bëj sa më të lehtë…/*Nga Anta Muçaku për newsbomb.al

su1.jpg

uard.jpg

su.jpg

Next Post
FOTOT/ Xhepisti grabit në autobusin e unazës, shoferi bllokon dyert dhe…

FOTOT/ Xhepisti grabit në autobusin e unazës, shoferi bllokon dyert dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishte duke transmetuar LIVE, influencuesi Cesar Gastelum vritet me armë në Meksikë (VIDEO)

Ishte duke transmetuar LIVE, influencuesi Cesar Gastelum vritet me armë në Meksikë (VIDEO)

August 5, 2026
Rregulla të ashpëra për maturën 2020, nga 1 vit ”stazh” në ndjekje penale për kopjacët

Rihapen aplikimet për formularët A1 dhe A1Z, procesi online më 6 Gusht

August 5, 2026
Haradinaj: 5, 12 dhe 19 prilli, datat e mundshme për zgjedhjet e reja

LDK do Presidencën, jo Kryeministrinë, Hardinaj kundër Kurtit: E do pushtetin të gjithin për vete

August 5, 2026
Kreu i një kompanie ruse të dronëve plagoset rëndë në atentat me bombë në makinë

Kreu i një kompanie ruse të dronëve plagoset rëndë në atentat me bombë në makinë

August 5, 2026
Festat e fundvitit, mbi 6300 qytetarë kanë hyrë nga Kapshtica në vendin tonë

Shtohet qarkullimi me vendet fqinje, Kapshtica dhe Qafë Thana përballojnë rritjen e lëvizjeve

August 5, 2026
Fitorja e kandidatit Abdul El-Sayed në Michigan rihap debatin për ndikimin e lobit pro-izraelit në SHBA

Fitorja e kandidatit Abdul El-Sayed në Michigan rihap debatin për ndikimin e lobit pro-izraelit në SHBA

August 5, 2026
Marrëveshja Shqipëri-Zvicër detyron palët të negociojnë! U firmos në 1992 për zgjidhjen e…

Marrëveshja Shqipëri-Zvicër detyron palët të negociojnë! U firmos në 1992 për zgjidhjen e…

August 5, 2026
Mungesa e likuiditetit alarmon bankat ruse, ekonomia e luftës vë nën presion financat e Moskës

Mungesa e likuiditetit alarmon bankat ruse, ekonomia e luftës vë nën presion financat e Moskës

August 5, 2026
Marrin 1% të GDP, bashkitë kërkojnë më shumë fonde. Mazniku premton rritjen e transfertës

Kundërshtitë për ndarjen territoriale, Mazniku: Debati në Kuvend, jo me protesta dhe referendum

August 5, 2026
Nën kërcënimin e kallashnikovëve, grabitet argjendaria në Paskuqan, ja detajet e para

Nën kërcënimin e kallashnikovëve, grabitet argjendaria në Paskuqan, ja detajet e para

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com