• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Intervista/ Bujar Rama: Gabimet e SHIK në 1997, prej dezinformacionit

by
21/07/2015 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ka kaluar me bindje vendimi i parlamentit në vitin 1997 sipas të cilit Shërbimi Informativ Kombëtar të drejtonte operacionin e qeverisë në Jug të vendit kundër rebelëve. Madje edhe që kreu i atij shërbimi të ishte kryetari i këtij operacioni.

Ish-nënkryetari i SHIK Bujar Rama zbuloi gjatë një interviste për gazetarin Roland Qafoku në emisionin “Debati në Channel One”, se ka patur debate të ashpra në atë kohë brenda strukturave të SHIK duke e kundërshtuar këtë vendim të parlamentit.

“Unë e kundërshtova me forcë këtë vendim dhe në SHIK pati debate të ashpra por duke qenë ushtarakë vendimin e parlamentit nuk mund të mos e zbatonim” tha Rama.

Sipas tij ky vendim bëri që pothuajse e gjithë shoqëria shqiptare të krijojë urrejtje ndaj Shërbimit Informativ dhe të krijojë një opinion negativ.

Megjithatë sipas tij nga vitit 1992 deri në vitin 1997 u bë një punë e mirë me reformat që u ndërmorën.

Ja një pjesë e intervistës të dhënë nga Bujar Rama për gazetarin Roland Qafoku.

Roland Qafoku: Zoti Rama, a ka ndonjë gjë për të cilën ju sot ndjeheni krenar për punën e SHIK nga viti 1992 deri në vitin 1997?

Bujar Rama: Po natyrisht që ka. Unë ndjehem krenar që bëmë transformimin e këtij shërbimi që dikur quhej Sigurimi i Shtetit dhe që kishte mbajtur në këmbë për 50 vjet sistemin e diktaturës së proletariatit.

Ne e zëvendësuam atë duke hequr deri në 80 për qind të punonjësve të sigurimit. Ne që nisëm punë në SHIK nuk kishim përvojë por ama ishim idealistë për të bërë punë të mira.

Roland Qafoku: A është e mjaftueshme të jesh idealist për të punuar në shërbimin sekret?

Bujar Rama: Edhe unë nuk kisha të bëja me shërbimit sekret. Isha oficer i ushtrisë dhe nuk e kisha idenë e punëve sekrete. Më thirrën dhe më thanë se isha emëruar zëvendëskryetar i këtij shërbimi.

Takova menjëherë presidentin Sali Berisha dhe i thashë se unë nuk kisha të bëja më këtë shërbim dhe se nuk e njihja fare.

Presidenti Berisha mu përgjigjigj: Po edhe unë jam mjek dhe jam bërë president i Republikës. Kështu unë nisa punën si zëvendëskryetar i shërbimit informativ.

Roland Qafoku: Cili ka qenë gabimi më i madh që ka bërë SHIK gjatë vitit 1992-1996?

Bujar Rama: Vendosja e SHIK në krye të operacionit kundër rebelëve në Jug ishte një gabim shumë i rëndë që i kushtoi vendit urrejtje ndaj këtij shërbimi.

Kulmi i kësaj ishte se kryetari i shërbimit, Bashkim Gazidede, emërohej komandant i operacionit. E kemi kundërshtuar me forcë të gjithë këtë vendim. Edhe unë kam bërë debate të mëdha në atë kohë. Por ishte një ligj i miratuar në parlament dhe si pasojë nuk mund të mos e zbatonim. Ishim të detyruar.

Roland Qafoku: Po kryetari Bashkim Gazidede çfarë lidhje kishte me gradën gjeneral me katër yje që iu dha ato ditë?

Bujar Rama: Po, është e vërtetë që iu dha ajo gradë, por i ndjeri Gazidede asnjëherë nuk e përdori dhe mbajti atë.

Madje ai e kundërshtoi marrjen e kësaj grade. Mbaj mend se ai tha se ai ishte civil dhe nuk kishte fare lidhje me grada ushtarake.

Roland Qafoku: Cili është mendimi juaj për punën e kryetarit Bashkim Gazidede?

Buajr Rama: Padyshim që ka qenë një nga titullarët më të ndershëm të institucioneve të shtetit shqiptar që mund të ketë patur ndonjëherë. Një njeri me ndershmëri të rrallë. Por Gazidede ra viktimë e dezinformimit të vartësve të vet.

Roland Qafoku: Të cilët vartësve? Ata që ai i kishte në poste drejtuese në SHIK?

Bujar Rama: Në të gjithë nivelet. Dezinformimi i tyre e dëmtoi Gazideden dhe vetë SHIK. Gazidede i besonte shumë atyre sepse ai ishte edhe besimtar dhe nuk e konceptonte dot gënjeshtrën. Por ata këtë e shfrytëzuan dhe e dizinformonin. Kjo bëri që Gazidede të biente preh e tyre. Por ama njeri më të ndershëm se ai nuk kishte dhe nuk ka në institucionet e shtetit.

Roland Qafoku: Përsëri unë këmbëngul. A është e mjaftueshme kjo?

Bujar Rama: Zoti Qafoku, unë ju them me bindje se nga viti 1992 deri në vitin 1997 institucioni i shërbimit sekret shqiptar kishte zero korrupsion dhe kjo falë kryetarit Bashkim Gazidede.

Roland Qafoku: Nuk njihej korrupsioni në ato vite zoti Rama, nuk e kishin mësuar akoma.

Bujar Rama: Kishte filluar sidomos në vitin 1996 kishte korrupsion. Por Gazidede nuk e lejoi dhe nuk ndaloi të përhapej falë ndershmërisë së tij dhe masave që merrte.

Roland Qafoku: Cili është dëmi që i është shkaktuar Shqipërisë nga veprimtaria e shërbimeve sekrete të huaja të shteteve që nuk i donin të mirën Shqipërisë?

Bujar Rama: Shërbimet sekrete të shteteve që nuk i donin të mirën Shqipërisë e kanë dëmtuar Shqipërinë në ato vite.

I ndjeri Gazidede i ka përmendur këto në fjalën e tij në parlament. Ka patur veprimtari agjenturore të shërbimeve të huaja të vendeve rreth nesh.

Roland Qafoku: Ka një debat kohët e fundit për shtimin e kërkesave për përgjim nga njëra anë por edhe mundësisë për të abuzuar me përgjimet nga ana tjetër. Cili është komenti juaj?

Bujar Rama: Jam i bindur se të gjithë ata që debatojnë për përgjimet dhe që kundërshtojnë janë njerëz me probleme të përfshirë në afera. Me humor ju them se asgjë të keqë nuk ka të më përgjojnë edhe mua sepse nuk kam asgjë që mund ti shërbejë organeve të shtetit dhe veprimtari të kundërligjshme. Madje por me humor them se duke më përgjuar mësojnë se kush jam unë në raport me të tjerët.

Roland Qafoku: Nuk e keni fare problem privatësinë.

Bujar Rama: Po ata që përgjojnë nuk i tregojnë çështjet e privatësisë. Çështje të terrorizimit janë më me vlerë sot se sa çdo gjë tjetër. Gjithsesi do shtoja se çdo përgjim bëhet me vendim të prokurorisë.

Roland Qafoku: Pas terrorizimit cila vepër penale është ajo që renditet më pas dhe që cënon sigurinë kombëtare?

Bujar Rama: Jo më pas, por është po aq sa terrorizmi. E kam fjalën për korrupsionin. Një krim që në Shqipëri është i shtrirë në sistem prej kohësh. Është cënimi më i rëndë i shtetit dhe sigurisë kombëtare dhe bën që të cënojë rëndë këtë siguri me të njëjtin nivel sa edhe terrorizmi

Next Post

Më thuaj si ke qenë të të them si je

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Konflikti vdekjeprurës mund të dalë nga kontrolli”, OKB i bën thirrje Iranit për përmbajtje maksimale dhe kthim te diplomacia

OKB: ‘Baza të arsyeshme’ për krime lufte në përplasjen SHBA-Izrael me Iranin

March 20, 2026
Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

March 20, 2026
Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

March 20, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

Pse Berisha dhe PD nuk ngushëlluan vdekjen e ish drejtuesit të gazetës Rilindja Demokratike?

March 20, 2026
Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

March 20, 2026
Shkaktoi 187 mijë euro dëme përmes skemës me Call Center-at, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

Shkaktoi 187 mijë euro dëme përmes skemës me Call Center-at, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

March 20, 2026
Wall Street Journal: SHBA nis operacionin ushtarak për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Wall Street Journal: SHBA nis operacionin ushtarak për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 20, 2026
Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Mohammad Naini

Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Mohammad Naini

March 20, 2026
Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

March 20, 2026
Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In