• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

INTERVISTA/ A po shfaqet një Lëvizje paralele brenda opozitës?!

by Java News
27/01/2019 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fernada Cenko

Partia Agreare Ambientaliste nuk e përjashton mundësinë që në zgjedhje të jenë sëbashku me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Në një intervistë për Tema Javore, nënkryetari i PAA-së Arben Tafaj deklaroi se edhe LSI-ja mund të jetë një opsion bashkëpunimi në zgjedhjet e qershorit. Ndërsa i pyetur për Kodin Zgjedhor ai theksoi se: “Ne jemi të bindur se i takon Opozitës të jetë faktori ndryshues dhe zëri më i fortë për përmirësimin e Kodit Zgjedhor”.

Tafaj para disa keni bërë një takim me z. Meta. Ku konsiston?

Takimi me Presidentin Meta ishte në kuadër të pritjes që Presidenca kishte organizuar me shoqata të ndryshme. Pra z. President krahas shoqatës “Tirana”, po atë ditë takoi edhe shoqatën “Durrësi” dhe shoqatën “Bashkësia Dibrane”. Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen më të lartë për aktivitetin tonë, duke vlerësuar jo vetëm komunitetin tiranas, por edhe rolin e shoqatës tone në ruajtjen dhe forcimin e identitetit kombëtarë dhe në promovimin e vlerave qytetare dhe historike.

Pse Meta takoi Shoqatën Tirana, kur kjo e fundit është dekoruar nga çdo President?

Për shkak të rolit të posaçëm dhe të mirënjohur nga të aktorë të ndryshëm social dhe politik, shoqata Tirana ka gëzuar përherë një vëmendje të shtuar nga krerët e ndryshëm të Shtetit. Roli i tyre, të mos harrojmë se janë gardianët e Unitetit Kombëtarë, i ka shtyrë të njohin kontributin pozitiv që këto shoqata japin për komunitetin tonë. Për sa i përket dekoratave, më lejoni t’ju kujtoj se ka qenë Presidenti Nishani që e ka dekoruar shoqatën “Tirana” me urdhrin “Nderi i Kombit” si dhe një numër personalitetesh të shquara të Tiranës. Por, z. Meta duke ndjekur këtë traditë pak kohë më parë vleresoi ekipin e futbollit të Tiranës të viteve ‘70, duke dëshmuar kështu vëmendjen e tij dhe të institucoinit të Presidencës ndaj komunitetit Tironas.

Ka lidhje vetëm me Shoqatën Tirana që ju drejtoni apo edhe më PAA?

Sigurisht që ka lidhje vetëm me Shoqatën Tirana. As z. Duka dhe as z. Meta nuk kanë nevojë për ndërmjetës në marrëdhëniet midis tyre, pasi janë miq dhe kolegë të vjetër. Unë jam krenar që në atë takim triumfoi puna e Shoqatës, sigurisht e gjithë atyre që e mundësojnë suksesin e saj, dhe do të doja që në këtë rast vëmendja të shkonte pikërisht mbi rolin tonë në komunitet e jo tek dinamikat e politikës.

Kryetari i PAA-së tha se ende nuk dihet nëse do të bëhet një koalicion para apo pas zgjedhor, keni filluar ta mendoni më me saktësi?

Sikurse e ka pohuar edhe z. Duka gjatë këtyre ditëve, vendimi mbi zgjedhjet e 30 qershorit, do të jetë kolegjial. Për këtë arsye, këtë të shtunë, do të mblidhet kryesia e PAA-së, e cila ka tagrin për të vendosur mbi strategjitë dhe koalicionet e mundshme.

Keni ndërmend një koalicion me LSI-në?

Për sa i përket koalicionit me LSI-në, ne jemi të hapur ndaj bashkëpunimit me gjithë forcat politike që bashkohen me vizionin tonë për domosdoshmërinë e ndryshimit të kodit zgjedhor.

Si janë marrëdhëniet me PD?

Me Partinë Demokratike na bashkon çatia e opozitës; ndërsa ajo që na ndan në këtë moment është vizioni për të ardhmen. Ne jemi të bindur se i takon Opozitës të jetë faktori ndryshues dhe zëri më i fortë për përmirësimin e Kodit Zgjedhor. Në gjykimin tonë, kjo zgjedhje, do të vlerësohej edhe nga qytetarët, të cilët kërkojnë ndryshim rrënjësor të mënyrës sesi zgjidhen përfaqësuesit e tyre. Kjo diferencë midis vizioneve të PAA-së dhe PD-së është treguesi më i qartë për momentin që po kalojnë marrëdhëniet tona.

Po me LSI-në?

Sikurse po ndodh me partine kryesore të opozitës, edhe me LSI-në, jemi në një moment barazlargimi, gjithmonë për shkak të ngërcit në të cilin është lënë “reforma zgjedhore”.

Si do të rreshtohen tiranësit politikisht?

Është ende herët për të vlerësuar mënyrën sesi do të shprehen qytetarët e Tiranës në zgjedhje. Jo vetëm sepse mungojnë 5 muaj, por nuk janë qartësuar ende se cilët do të jenë kandidatët. Megjithatë, duhet thënë se ndryshe nga sa ndodhë në qytete të tjera të Shqipërisë, banorët e Kryeqyteti kanë treguar se dinë të votojnë dhe se janë të vetëdijshëm për peshën që ka vota e tyre. Për pasojë, partive iu takon të marrin parasysh këto dy gjëra, dhe të jetë e qartë në ofertën politike ndaj tiranasve.(TemA Javore)

 

 

Next Post
“Holokausti”: Jo të ngrirë në tmerrin e së shkuarës

“Holokausti”: Jo të ngrirë në tmerrin e së shkuarës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

Plagosja e qytetarit grek në protestën e Zvërnecit, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Keqardhje për situatën!

May 31, 2026
“Epsteini” ynë

Kakofonia rreth Zvërnecit

May 31, 2026
Muharremi: Shqipëria drejt BE-së, brenda këtij viti pritet mbyllja e 10 kapitujve të parë të negociatave

Muharremi: Shqipëria drejt BE-së, brenda këtij viti pritet mbyllja e 10 kapitujve të parë të negociatave

May 31, 2026
Tensionet SHBA-Iran/ Teherani: Derisa bisedimet të finalizohen për marrëveshjen, çdo gjë është spekulim

Tensionet SHBA-Iran/ Teherani: Derisa bisedimet të finalizohen për marrëveshjen, çdo gjë është spekulim

May 31, 2026
Përshkallëzohet situata! Izraeli pretendon se ka vrarë 900 luftëtarë të Hezbollahut që nga armëpushimi në Liban

Përshkallëzohet situata! Izraeli pretendon se ka vrarë 900 luftëtarë të Hezbollahut që nga armëpushimi në Liban

May 31, 2026
Berisha voton për veten, demokratët i bëjnë “gjëmën”: Sali, merre partinë me vete në varr

Bejko paralajmëron zhvillime të forta brenda PD: Berisha nuk e fal deklaratën e deputetit gjerman, nuk do kalojë pa “viktima”

May 31, 2026
Pas dhunës në Zvërnec, qytetarët mblidhen në protestë në Tiranë

Pas dhunës në Zvërnec, qytetarët mblidhen në protestë në Tiranë

May 31, 2026
Zbardhet skeda amerikane e Sokol Hoxhës me 6 krime, vrasësi i trefishtë kërkohej nga Shqipëria dhe Belgjika

Zbardhet skeda amerikane e Sokol Hoxhës me 6 krime, vrasësi i trefishtë kërkohej nga Shqipëria dhe Belgjika

May 31, 2026
Salianji paralajmëron demaskimin e procesit farsë në PD: Do publikoj video nga qendrat e votimit,  ja mashtrimet e Berishës

Salianji: PD në krizë të thellë, ka humbur boshtin ideologjik

May 31, 2026
Libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës (1991–1999) promovohet në Vjenë

Libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës (1991–1999) promovohet në Vjenë

May 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In